“Fenomeni” analizon rrugëtimin e Brazilit: Problemet nisin nga stoli, ky ekip nuk gjeti kurrë rrugën e duhur!

6 Korrik 2026, 17:25Sport TEMA
“Fenomeni” analizon rrugëtimin e Brazilit: Problemet nisin nga

Për të kuptuar se diçka nuk shkon në këtë Brazil sigurisht që nuk duhej humbja me Norvegjinë.

Në konferencën për shtyp të pasndeshjes pyejta e parë që iu bën Vinicius junior ishte se përse nuk goditi ai penalltinë.

“Trajneri vendos se kush e gjuan paraprakisht. Ai zgjodhi Brunon. Unë kurrë nuk i jam shmangur përgjegjësisë”, ishte përgjigja e numrit shtatë versioni i të cilit u konfirmua edhe nga Ancelotti.

Zgjedhja e trajnerit italian nuk ishte shumë e kuptueshme pasi Bruno Guimaraes kishte gjuajtur vetëm tre penallti në të gjithë karrierën e tij profesionale.

Ronaldo Nazário ishte një nga të parët që shprehu me fjalë një pjesë të problemit. “Duhet të jem i sinqertë. Mendoj se ky eliminim fillon me vendimet e marra në stol”, tha “R9”.

Kritikat e sulmuesit legjendar nuk mbaruan me kaq: “Carlo Ancelotti është një nga trajnerët më të mirë në histori, por sonte bëri shumë gabime”.

Mes të tjerash “Fenomeni” pranoi se skuadra e Brazilit vuante shumë në mesin e fushës, ku si fillum duhej bërë puën për të evidentuar lojtarë të rinj. “Mendoj se ekipi aktual kurrë nuk ka qenë në rrugën e duhur. Për të futur në shina këtë ekip duhet shumë punë”, tha Ronaldo.

Lini një Përgjigje