Salianji: Deputetët e PD që dalin në protestë duan largimin e Berishës; Gara për Kryesinë ishte e paracaktuar, fituan ata që i bëjnë like Saliut

6 Korrik 2026, 17:55Politika TEMA
Salianji: Deputetët e PD që dalin në protestë duan largimin

Në një intervistë për Report Tv, ish deputeti i PD, Ervin Salianji e ka quajtur Sali Berishën patericë të kryeministrit Edi Rama. Salianji tha se Berisha është pengesa për rrëzimin e qeverisë dhe pikërisht kjo është arsyeja pse në protestë ka thirrje kundër tij.

“Berisha e ka kthyer partinë në një biznes për interes personal, ka bllokuar shpresën për ndryshim. Prandaj kjo protestë e ka reagimin edhe ndaj PD. Berisha sot është pengesa për të rrëzuar Ramën. Edhe sot që kjo protestë është kaq masive dhe me energji, qytetarë që një pjesë s’kanë qenë votues të PD, janë frymëzuar edhe për të larguar Berishën si pengesë, për të sjellë ndryshimin”, tha ai.

Sipas Salianjit, nëse Berisha, siç thotë, i mbështet kërkesat e protestuesve, atëherë duhet të japë dorëheqjen sepse edhe kjo është një prej kërkesave të qytetarëve.

“Ky paradite shan protestuesit, pasdite thotë jam me kërkesat e tyre. Jep dorëheqjen, nëse je me ata”, tha Salianji.

Edhe pjesëmarrjen e deputetëve demokratë në protestë, Salianji e sheh si një mënyrë të tyre për t’i kërkuar Berishës dorëheqjen dhe hapjen e garës për një drejtues të ri në krye të demokratëve.

“Demokratët që dalin në shesh, janë demokratë që bashkohen me thirrjet për largimin e Berishës. Edhe deputetët që shkojnë atje, nuk ia thonë drejtpërdrejtë largohu, por ia thonë në mënyrë të tërthortë, duke marrë pjesë në protestë”, vijoi ai.

Duke komentuar zgjedhjen e Kryesisë së re të PD-së, Salianji thotë se gara ishte e paracaktuar dhe se Berisha shpalli fitues ata që i bëjnë më shumë like, duke lënë jashtë kontributorë të partisë.

“Ka zgjedhur në kryesi grupin që i bëjnë me shumë like në rrjete. Ata njerëz i njohin vetëm rrjetet e Berishës. kryesia e uzurpatorit, ka një veçori që më konfirmon narrativën, që urren fituesit. Më e votuara Dhurata Çupi në Këshill Kombëtar, nuk e futën fare në garë. Fidel Kreka mori 7 mijë vota në garë për deputet në Korçë, e nxorën me pak vota. Ku ka garë aty! Ndoja mori 9 mijë vota në Durrës, nuk fitoi. Ka qenë e paracaktuar dhe ka goditur fituesit. Shkodra nuk ka përfaqësim, Korça nuk ka përfaqësim. Ata që marrin votat te qytetarët goditen aty”, tha Salianji.

7 Komente

  1. G
    Grida dhe stina e nxeht e verēs

    Lulzim Basga u largua nga PD dhe Enkeled Alibea, sē fundi dhe Dashnor Sula, e ke rradhēn ti tē harrosh PDSH-nē, derisa Sala tē ketē çelēsat e zyrēs sē Lul bravēs.

    Përgjigjjuni
    1. s
      salianji

      perhere ke qene kopja e keqe e erion veliajt, edhe tanui po ashtu po sillesh. o salianj nuk te ben mbiemri lider meqe ke nje pjese te saliut

      Përgjigjjuni
      1. L
        LORA

        Edhe babalja projektoka shprese tek hordhia dumbabiste e bulevardit.

        Përgjigjjuni
        1. O
          One

          Nje te vertet te madhe e tha dhe Salianj Balalja: "Ky paradite shan protestuesit, pasdite thotë jam me kërkesat e tyre. Jep dorëheqjen, nëse je me ata". Nqs Saliu eshte me kerkesat e protestuesve, le te plotesoj ateher kerkesen e par te protestuesve, TE ZBYTHET E TE IKI PERGJITHMON NGA SKENA POLITIKE BASHK ME ATA ENUKUET E BULLDOGET E VET.

          Përgjigjjuni
          1. 6
            6igitixtixti02f

            O legen ,ti ne fakt e ke treguar fytyren e vertete me 8 janar,nuk e kuptoj pse te afruan, tani je tamam ne vendin qe meriton,je figure e djegur qe perdoresh nga gazetat proqeveritare sa per te mbushur rreshtat se eshte kohe vere e ska shume lajme. Je figure e djegur dhe sa do te mundohen kasnecet e qeverise te te bejne faktor ti nuk behesh se nuk ke brume,kaq

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bufiiiiiiii

              Eshte protest e Bufit komunist. Filmi i njohur , Rama ne burge , Berrisha ne burge me gjysem zeri eshte per te mbledhur qorrat , naïvet te pa zhvilluarit . Eshte protest e Bufit shiko kush e drejtone Fatos Lubonja, Shkullaku, Preç Zogaj te PD. Shkullaku ka ngarkuar Kurtovitçin te sjellin terrorist koqevar. Lubonja ka ngarkuar Abdylqerim Mehmetovic alias Kim Mehmeti per Maqedoni. Shpend Gashi i ngarkuar te sjellin rrugaçe te PD. Preç Zogaj ideatori i kinostudio Shqiperia e re. Bufi komunist agjitator nga kazanet televizive. Financuesit , kapteri Fane i New 24 , budalla i Aleksander Meksit, Gjin Gjoni , Arjan Ndoja . Eshte protest e PD

              Përgjigjjuni
              1. M
                Muli

                Ik o i mbaruar ik se le name.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje