Është vonë…

5 Korrik 2026, 19:31Blog Nga Ben Andoni

Është vonë për shumë nga njerëzit që kërkojnë sot logjikë racionale nga qeveria e Ramës. Shumë syresh e kanë duartrokitur dhe u dukej trendi me bëmat e tij jashtë protokollit. Shumë më tepër kur shpallte me saktësi matematike dhe vendet në parlament që do merrte.

Është vonë për shumë nga kërkesat e protestuesve, sepse një pjesë e madhe sot janë transformuar në interes të atyre që nuk i lëshojnë më, sikur të kthehet përmbys. Dhe, mos harroni një pjesë e gazetarëve i kanë raportuar gjithnjë dhe kanë marrë indiferencën si përgjigje.

Është vonë për makabritetet tip arkivolesh, sepse disa herë e kemi çuar vendin tonë në zgrip.

Është vonë për një pjesë që kanë shkuar sa nga një prehër tek tjetri të marrin hov nga protesta e shqiptarëve që të përfitojnë shëmtuar sepse dinë të bërtasin.

Është vonë për dhunën e protestuesve sepse nuk kemi kaluar ende logjikën se cili është modeli më i mirë i zhvillimit të vendit.

Është vonë për shumë nga shqiptarët që të rikthehen në vendin e tyre, modeli ekonomik i Shqipërisë dhe për dekada të tjera nuk do t’i ndihë.

Është vonë për bujqit që lanë tokat në emër të zhvillimit dhe ia mësynë qytetit, pa menduar pasojat.

Është vonë për qeverinë t’u premtojnë fermerëve, kur Shqipërisë iu prishën në harkun e pak kohëve e gjithë infrastrukturave e plehrave, farave dhe e mendimit shkencor.

Është vonë për nacionalistët dhe “Shqipërinë e tyre etnike” t’ia kërkojnë një vendi që nuk ka sulmuar dot asnjëherë, sepse të gjithë jetën e kanë ngushtuar në hapësirën më pak prodhimtare të vendit.

Është vonë për UÇK-istët e Shqipërisë dhe të Kosovës, sepse ata të vërtetët i keni në Kosovë, tashmë më të varfër por me dinjitet dhe shumë syresh të harruar në skamjen e tyre, por që nuk bërtasin për një luftë që e bënë me zemër dhe jo me llogari.

Është vonë për opozitën që të kërkojë ndryshim, ata e kanë mbajtur statusquo-në me Ramën dhe në jo pak raste media ua ka dëshmuar bashkëpunimin.

Është vonë për të adresuar problemet e Shqipërisë nga qeveria, kur ke një masë patronazhistësh dhe nuk e di se një grup i madh shqiptarësh të aftë janë krejt të papunë dhe të nëpërkëmbur, kanë vështirësi jetese dhe ndrydhin energjitë që përmbajnë. Nëse do ishin vërtetë njerëz patronazhistët do tregonin fillimisht sesi mund të bëhet vendi më i mirë nga ata njerëz që nuk i sheh më askush.

Është vonë që të rregullosh një administratë, e cila ka normë të torturojë qytetarin e thjeshtë. Kadastra është shembulli më tragjik që nuk mund të rregullohet me asnjë reformë.

Është vonë për të rregulluar sistemin e arsimit dhe rritjen e nivelit të kurrikulave, kur pjesa më e madhe e profesorëve dhe studentëve vegjeton në nivele të ulëta dhe i duhet dhe e mbajnë këtë sistem që të përligjë, pagën e një pjese dhe kartonin e diplomës pjesës tjetër.

Është vonë për sistemin e mjekësisë që të futet në binarë, kur shembulli i shumë makutëve që kanë përfituar në mënyrë të padrejtë dhe janë ende në sistem nuk përbën shenjë që të largohesh nga kjo sjellje dhe të respektosh shenjtërinë e Hipokratit por është model dhe shtytje sesi t’i kalosh.

Është vonë për Shqipërinë tonë që të formalizohet ndërtimi i frikshëm përreth kryeqytetit dhe që Rama nuk ia shpjegonte dot kancelarit gjerman në pritjen protokollare të samitit të Tiranës. Të shohim sesa do të shkojë disiplinimi i SPAK-ut dhe arsyeja e GJKKO-së, kundër tyre.

Është vonë për disa nga mediat dhe disa protagonistë të tyre që të bëjnë sikur e duan ndryshimin dhe të bëjë protagonistin në protesta, kur s’kanë fuqi të ngrihen për rrogat e veta dhe sigurimet shoqërore të papaguara.

Është vonë për policinë që shpesh nuk i përgjigjet aksioneve ndaj djemve pafund “të këqinj” dhe i mbijeton urdhrave të ndryshëm kundërshtues dhe kushteve.

Është vonë ta rregullojmë gjënë më të çmuar në kapitalizëm, sepse ne e kemi shpërdoruar pronën, por jo vetëm ne edhe baballarët tanë, gjyshërit dhe stër gjyshërit në të gjithë ekzistencën e shtetit shqiptar.

Është vonë t’i shpëtojmë informalitetit të gjithë jetës sonë, paçka se një semafor gati për në Evropë po na integron me sa duket politikisht.

Është vonë që të përcjellësh problematika të shqiptarëve në parlament, sepse aty vegjetojnë njerëz qesharakë që bëjnë vetëm reels me mesazhet se publiku i do kryeministra, kurse të tjerë nuk dinë të lexojnë dot as numrat.

Është vonë për të gjetur armiq të huaj, sepse armiqtë më të mëdhenj të shqiptarëve janë vetë shqiptarët, që e kanë këtë urrejtje për këdo që flet ndryshe për të mirën publike qysh nga 1912 dhe madje shumë më parë.

Është vonë…O zot, sa vonë! (Javanews)

16 Komente

  1. I
    Irma

    E dimë! Këto ishin fiks për vitin 2013 kur e mori PS drejtimin e vendit! Dhe ka filluar që nga ajo kohë të ndryshojë! E megjithatë në 2013 u punua duke ditur shprehjen "më mirë vonë se kurrë"! Ky "revolucioni" që e quajtën këto barbarët e rrugës, ishalla nuk e çon tek "kurrë"!

    Përgjigjjuni
    1. L
      Ladi

      Vonë, vonë, vonë… je edhe zotrote me zhvillim të vonë…

      Përgjigjjuni
      1. K
        Klimax

        Disfatizëm! Atëherë të pranojmë pa shpresën tonë e të futemi në shpellë se jemi të vonuar për të dalë prej andej!

        Përgjigjjuni
        1. C
          Cika

          Cfare do te thuash me "eshte vone ..."? A nuk e kuptoni qe kjo retorike te heq habitatin tend natyral? Keta qe bejne kete gjullordi duan ti hypin vete kalin - me celsat ne tavoline, pa vote, dhe te fusin njerzit e tyre ne pune - me gazetare, doktore, inxhiniere, tere qeverine me njerezit e tyre? Dhe ti do nglesh me gisht ne goje. Ti dhe shume syresh qe bejne "parimoret"! Sepse jeta eshte "matematike" olimbi, ne Shqiperi dhe jashte saj, kudo! Sali serbi me shoke eshte per te bere qilizem cdo gje, per te kthyer permbys cdo gje. Mos bini pre e retorikes. "Revolucioni" do ju lere pa breke. Zgjidhja e problemeve eshte bisedimi, dhe vota. Rruga e ustash saliut sot e mot eshte vdekja e Shqiperise. Ai bashke me Al Bin Kurtin, qe shkurt i qofte mandata!

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lexuesi

            Edhe ti more zotëri je i vonë në të gjitha këto që thua,dmth je i vonë nga trutë

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shqiperia Etnike

              Nuk është kurrë vonë të hedhësh farën dhe t'a ujisësh me durim gjeneratash edhe për 5 shekuj po t'a lypsi nevoja, nëse nuk jeton për humorin e padronëve të rradhës , për kockën që të hedhin dhe për grykën tënde

              Përgjigjjuni
              1. S
                Student

                NUK eshte vone por eshte shume VONE Do dalin tani te kundershojne duke perdorur dhenien ME MIRE VONE SE KURRE, por prap duhet pyetur ME KE ME MIRE VONE SE KURRE????? Ka zera qe kane folur ka 30 vite po s kishte vesh . Ishin te dhene te gjithe pas kapjes se gjithckaje dhe mos berjes se asgjeje. Ata qe donin te benin ndonje gje te mire e te drejte i mbysnin me etiketimet komunist a cifut. Ti qe s vedh je komunist, ti qe di je cifut. Tani pini lengun.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Analisti

                  Te gjithe kane te drejte te bejne kritika po ti surrat qe me analizen tende e con ne zero kete vend nuk e di cmund te thuhet.Po mire mor dashakeqes dhe kokra e kufomes me arbiter je ti se gjithe ai organizem i BE thote qe nje hap na ndan nga ata .Po kush ju ushqen ju mor qenie me e rezikshme qe jeni per kete komb.Po ik ore lidh pantallonat se sje i zoti per to jo ta zhysesh Shqiperine ne kazanin e shpirtit ten mavri ,sterr.

                  Përgjigjjuni
                  1. ?
                    ?!?!

                    Vertet o zot eshte shume,shume vone...edhe per Ben Andonin...konkluzioni. I voneses.pse? Sepse vet autori duke shkeputur copeza nga librat politike mundohej tia pershtraste politikes vendase,duke e tjerur e tjerur me siklet "filozofik". Keto probleme qe "eshte shume vone" nuk trajtoheshin pasi ishin rutine e perditshme,ishin gjera per njerezit e zakonshem te cilet nuk rronin dot pa ferra neper kembe dhe jo per sojllinjte mendimtare,shkrojtes fjalimesh deputetesh injorante, te cilet nuk kishin rrugetime me "pengesa"... Eshte vone,por me mire vone se kurre...

                    Përgjigjjuni
                    1. J
                      Je kot e

                      Eshte vone per nje Berrishiste si ty te behesh i besueshem. Eshte vone per nje patronazhist si ty vehtedeklarohesh pa parti... Çdo kush qe mbrone nje parti eshte patrinazhist.....

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Me mire VONE se sa KURRE!

                        Dmth ky thote qe eshte vone dhe nuk ja vlen. Por eshte me mire vone se sa asnjehere. Mund te vazhdosh me gojoren sipas muzikes te sorosit .

                        Përgjigjjuni
                        1. r
                          rrotaxhilja

                          meqe e the ti Beno po heqim dorë

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            Edi

                            Po cdo te thote eshte vone….!? Te vazhdojme kte rrepire pa fund..!? A nuk eshte me mire qe shkaktaret te hiqen qafe…dhe ngadale te ndalojme renien dhe me sakeifice te fillojme nje ringeitje sado e veshtire dhe e ngadalte qofte.

                            Përgjigjjuni
                            1. b
                              bk

                              Pikersiht keto hartime nuk na duhen. Te nxish cdo gje nuk eshte zotesi por vetem mediokritet dhe ligesi. Vendi po zhvillohet dhe nuk eshte aspak sic na jepet ne kete hartim. Del sikur nuk ka pune kur pune ka sa te duash vetem ai qe nuk do te punoje, nuk ka shkolla, shendetesi etj nderkohe qe sistemi shendetesor te pakten ne Tirane qe e njioh eshte permiresuar shume dhe plotesisht i krahasueshem me perendimin, etj. Njerez qe nuk i ke per asgje sic eshte ky hartimshkruesi jane ca si teper dhe vetem prishin pune e trazojne gjakrat.

                              Përgjigjjuni
                              1. E
                                Eni

                                Ti gazetar je as mish as peshk, asnjehere nuk me pelqejne shkrimet e tua .

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Më mirë vonë se kurrë

                                  Është vonë për politikën, për ekonominë, për drejtësinë, për arsimin, për shëndetësinë, për pronën, për emigracionin dhe për vetë shoqërinë. Kjo mënyrë të menduari shpreh zhgënjimin e akumuluar ndër vite, por mbart edhe një rrezik të madh: bindjen se çdo përpjekje është e kotë. Në të vërtetë, historia e kombeve dëshmon të kundërtën. Shumë vende kanë ndryshuar pikërisht kur dukej se kishin mbërritur në pikën pa kthim. Prandaj, përgjigjja më e drejtë ndaj çdo "është vonë" është: më mirë vonë se kurrë. Nuk është vonë që qytetarët të kërkojnë logjikë, përgjegjësi dhe racionalitet nga çdo qeveri. Demokracia nuk funksionon mbi besnikëri të përjetshme ndaj një lideri, por mbi të drejtën e qytetarëve për të ndryshuar mendim. Madje, pjekuria politike fillon pikërisht kur qytetarët nuk duartrokasin më verbërisht pushtetin. Nuk është vonë as për protestuesit. Edhe kur protestat janë përdorur nga interesa të ndryshme, kjo nuk e zhbën të drejtën e qytetarëve për të reaguar. Historia tregon se shumë reforma janë arritur pas protestave të vonuara, por të qëndrueshme dhe të organizuara. Nuk është vonë që politika të pastrohet nga oportunizmi. Ata që kanë përdorur protestat për interesa personale mund të zëvendësohen nga figura që fitojnë besimin përmes integritetit dhe jo zhurmës. Nuk është vonë të kuptohet se dhuna nuk prodhon zhvillim. Përkundrazi, vendet që kanë ecur përpara kanë ndërtuar institucione të forta dhe kanë kultivuar kulturën e debatit, jo të përplasjes fizike. Nuk është vonë që shqiptarët të rikthehen ose të investojnë në vendin e tyre. Edhe nëse jo të gjithë kthehen për të jetuar, diaspora mund të sjellë kapital, dije, teknologji dhe përvojë. Shumë ekonomi janë ringritur falë lidhjes së fortë me emigracionin. Nuk është vonë për bujqësinë. Tokat e braktisura mund të rikthehen në prodhim përmes teknologjisë moderne, bashkëpunimit mes fermerëve dhe orientimit drejt produkteve me vlerë të shtuar. Krizat ushqimore botërore e bëjnë bujqësinë një sektor strategjik. Nuk është vonë që shteti të ndërtojë politika serioze për fermerët. Infrastrukturat mund të rindërtohen, sistemi i subvencioneve mund të reformohet dhe kërkimi shkencor mund të rilidhet me prodhimin bujqësor. Vendet që kanë investuar me vonesë në këtë sektor kanë arritur rezultate të rëndësishme. Nuk është vonë që patriotizmi të marrë formën e zhvillimit ekonomik, kulturor dhe institucional. Kombi forcohet më shumë nga arsimi, ekonomia dhe shteti funksional sesa nga retorika boshe. Nuk është vonë që opozita të ndryshojë mënyrën e të bërit politikë. Nëse arrin të ndërtojë alternativa të besueshme, ajo mund të rikthejë konkurrencën demokratike dhe besimin e qytetarëve. Nuk është vonë të luftohen patronazhizmi dhe punësimi politik. Administrata publike mund të profesionalizohet përmes meritokracisë, transparencës dhe konkurrimit të ndershëm. Çdo reformë serioze fillon nga pranimi i problemit. Nuk është vonë të reformohet administrata. Digjitalizimi, thjeshtimi i procedurave dhe përgjegjësia individuale mund ta kthejnë qytetarin nga objekt i burokracisë në qendër të shërbimit publik. Nuk është vonë për arsimin. Përmirësimi i kurrikulave, rritja e cilësisë së universiteteve, financimi i kërkimit shkencor dhe vlerësimi i mësuesve janë reforma që japin fryte edhe kur nisin me vonesë. Nuk është vonë për shëndetësinë. Forcimi i etikës profesionale, transparenca në menaxhim dhe investimet në personelin mjekësor mund të rikthejnë besimin e qytetarëve. Sistemet shëndetësore nuk reformohen brenda natës, por reformohen. Nuk është vonë të vendoset rregull në zhvillimin urban. Edhe aty ku janë bërë gabime, planifikimi urban, zbatimi i ligjit dhe përgjegjësia institucionale mund të frenojnë dëmet dhe të përmirësojnë cilësinë e jetës. Nuk është vonë që mediat të fitojnë pavarësinë e tyre. Gazetaria e lirë nuk matet me deklaratat publike, por me aftësinë për të mbrojtur të vërtetën, të drejtat e gazetarëve dhe interesin publik. Nuk është vonë që policia të fitojë besimin e qytetarëve. Profesionalizmi, depolitizimi dhe zbatimi i barabartë i ligjit janë procese të vështira, por të realizueshme nëse ekziston vullnet institucional. Nuk është vonë të ndërtohet kultura e respektimit të pronës. Siguria juridike është themeli i ekonomisë së tregut dhe çdo përmirësim në këtë drejtim rrit besimin e qytetarëve dhe investitorëve. Nuk është vonë të luftohet informaliteti. Formalizimi nuk arrihet vetëm me gjoba, por me një sistem tatimor të drejtë, administratë efikase dhe besim reciprok mes shtetit dhe biznesit. Nuk është vonë që Parlamenti të rikthehet në institucionin ku debatohen problemet reale të qytetarëve. Cilësia e përfaqësimit ndryshon kur qytetarët kërkojnë më shumë llogaridhënie dhe votojnë me përgjegjësi. Nuk është vonë që shqiptarët të ndryshojnë marrëdhënien me njëri-tjetrin. Armiku më i madh nuk është mendimi ndryshe, por mungesa e besimit, bashkëpunimit dhe respektit. ËSHTË VONË PËR RAMËN, SEPSE DUHET TA KISHTE DHËNË DORËHEQJEN ME KOHË, POR MË MIRË VONË SE KURRË. Asnjë popull nuk është i destinuar të mbetet peng i gabimeve të veta. Shqipëria ka humbur shumë kohë, por ende nuk ka humbur mundësinë për të ndryshuar. Historia nuk i shpërblen ata që dorëzohen, por ata që vendosin të fillojnë, edhe me vonesë. Sepse, në fund të fundit, është gjithmonë më mirë vonë se kurrë.

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje