Edi Rama - Paradoksi i një postmoderni të urryer

4 Korrik 2026, 18:55Blog Nga Ilir Yzeiri

Ajo që po ndodh me protestat, por sidomos urrejtja që shfaqin në rrjetet sociale shumë adresa shqiptarësh kundër Edi Ramës, është joproporcionale, jo korrekte dhe, në një masë të madhe, shpreh një paradoks. Dhe ky paradoks është vetë kryeministri i Shqipërisë. Edi Rama e feston ditëlindjen e tij më 4 korrik, ditën e Pavarësisë së Amerikës dhe, pikërisht me këtë fuqi të madhe ose për shkak të kësaj fuqie të madhe, është vënë dy herë përballë shqiptarëve në mënyrë masive. Ata ia kundërshtuan planin e tij për të marrë mbetjet e armëve kimike në nëntorin e largët të vitit 2013. Ai manifestim zgjoi te shqiptarët ndjenjën sublime të atdheut, madje në parrullat e atëhershme u arrit deri atje sa të shkruhej që « Shqipëria nuk do të bëhet Hiroshima e Europës » duke përzier narrativën e bombës atomike në Hiroshimë me antiamerikanizmin europeist majtist. E njëjta gjë po ndodh edhe sot. Protesta që nisi me kundërshtimin e drejtë të organizatave mjedisore ndaj projektit të zhvillimit të zonës Pishë-Poro -Nartë, u transformua në një lëvizje antiamerikane dhe antisioniste me qenë se në qendër të këtij projekti ishte dhëndrri dhe vajza e Presidentit Amerikan, Donald Trump. Ashtu si edhe në protestat për ndalimin e ardhjes së armëve kimike, edhe tani, një pjesë e frymëzimit vinte e vjen nga Kosova dhe nga shqiptarët e Maqedonisë të cilët kujtohen për Shqipërinë sa herë që vjen në pyetje Amerika. Edi Rama shenjon më mirë se cilido tjetër lider i këtij vendi tipin e drejtuesit liberal, postmodern dhe pa referenca historike. Modeli i zhvillimit që ai i ka imponuar këtij vendi me drejtimin afatgjatë, është paradoksi. Ata që kanë qeverisur para tij dhe, mes tyre Berisha, sidomos, mund të veçohen për principialitetin regresiv të shpallur e të mbrojtur. Berisha hyri në politikën shqiptare si aktori kryesor që krijoi kaosin me tokën dhe ligjin e saj. Siç dëshmonte tani në fund ish-Presidenti Bamir Topi, ligji famëkeq 7501 për ndarjen e tokës bujqësore është bërë me këmbënguljen e Berishës. Socialistët në atë kohë nuk donin që toka që do t’u shpërndahej fermerëve, të jepej me tituj pronësie, por në përdorim. Berisha është autori i masakrave dhe luftës civile të vitit 1997, por ai asnjëherë nuk ka qenë i urryer sa ç’është Edi Rama sot. Edhe Enver Hoxha, ai që aplikoi luftën famëkeqe të klasave, nuk është i urryer në rrjetet sociale sa Edi Rama sot. Paradoksi është se edhe shqiptarët e Kosovës, në masë të madhe, e quajnë Edi Ramën tradhtar dhe Sali Berishën që i shiste naftë Milosheviçit apo që zhduku Remzi Hoxhën, e quajnë patriot. Edi Rama si postmodernist nuk i kushton vëmendje referencave. Ai pati kurajon që në vizitën e parë në Beograd dhe të dytën në historinë e marrëdhënieve mes Serbisë e Shqipërisë ta përmendte pavarësinë e Kosovës atje në krah të Vuçiçit, ashtu si, po me të njëjtën lehtësi, ta bënte Vuçiçin aleat për të demokratizuar Ballkanin, madje të botonte bashkë me të një artikull për promovimin e Ballkanit në BE. Edi Rama ishte i pari që me lehtësinë më të madhe shpalli moratoriumin për gjuetinë, ndaloi projektin shkatërrues të ndërtimit në Kalivaç. Po ashtu, anuloi edhe dhjetëra e dhjetëra leje që Sali Berisha kishte dhënë për të shkatërruar Valbonën me ndërtime hecesh mbi ata lumë e të tjerë lumenj. Pastaj, me po atë lehtësi që anuloi ato leje, i hapi rrugë ndërtimit të një kompleksi në Manastir në parkun e Butrintit. Duke qenë postmodern dhe idhtar i liberalizmit, ai i ndërpreu lidhjet me zhvillimin arkitektonik të Tiranës dhe me semantikën e sintaksën e saj. Në vend të tyre ndërtoi një sintaksë tjetër duke e bërë Tiranën laborator për eksperimentet e gjithë arkitektëve të Europës. Me këtë rast ai harroi një thënie të njohur që, nëse do ta shkatërrosh një vend, gjej një ekonomist të mirë që kërkon vetëm fitim dhe një arkitekt që kërkon vetëm ndërtim. Duke qenë nga natyra krenar dhe egocentrist në disa raste, Rama zgjodhi paradoksin dhe konfliktin si forma të qeverisjes. Ai nuk u interesua kurrë që të ishte vetë në qendër të projekteve madhështore që do të konsolidonin shtetin demokratik. Rasti më flagrant ishte Reforma në Drejtësi, e cila u krye dhe u realizua larg vëmendjes strategjike kombëtare dhe në liri të plotë të atyre që shkatërruan një sistem për të ndërtuar një korporatë, e cila, sot, në shumicën e rasteve, është kthyer në dëm të lirisë së qytetarëve dhe në mbrojtje të padrejtësisë. Ky paradoks lidhet gjithnjë me natyrën e Edi Ramës si postmodernist që ka në themel gjithnjë ndërtimin e diçkaje të re pa lidhje me të shkuarën, madje duke e shkatërruar atë. Vizioni i tij postmodern ka sjellë një ndryshim të dukshëm të Shqipërisë dhe këtë nuk mund ta mohojë askush, por paradoksi qëndron pikërisht te zhvillimi kontradiktor. Njeriu që u dha gjithë pushtetin prokurorëve dhe gjytarëve, është masakruar prej tyre dhe ata ia arritën që në këta vjet të ndërtojnë, ku me të drejtë, ku pa të drejtë, narrativën e një vendi që ka një qeveri të kriminalizuar e të korruptuar. Dhe falë kësaj lehtësie, sot janë harruar Gërdeci dhe 21 janari. Duke ndërtuar institucione të dobëta dhe në dukje demokratike, Edi Rama nuk arriti të ndalonte e të kontrollonte fluksin e parave të pista që ushqenin zhvillimin në këtë vend. Në emër të lirisë dhe të ndarjes së institucioneve dhe mosndërhyrjes së pushtetit ekzekutiv, u krijuan paradokse të mëdha. Konsorciumi që do të ndërtojë në qendër të Tiranës kullën me emrin Mali i Tiranës, është në hetim për para të ardhura nga trafikimi i drogës. Mesa duket, zhvillimi i lirë dhe pa asnjë kontroll nuk sjell gjithnjë paqe dhe demokraci. Protesta e këtyre ditëve nisi vërtet nga Zvërneci dhe pati në fillim frymëzim ambientalist, por, përditë e më shumë, ajo po nxjerr në pah se modeli postmodernist dhe ai liberal nuk mund të jenë të suksesshëm në një vend që vjen nga shtypja e gjatë dhe nga barazitizmi. Urrejtja që ka shpërthyer këto ditë ndaj Ramës, por edhe ndaj atyre që mbështesin projektin e tij, është ajo që thoshte filozofi Byung Chul Han se njeriu postmodern vjen një moment dhe kalon nga përtacia mendore në zemërim të thellë. Zemërimi i thellë është shenja që ajo shoqëri nuk ka vdekur. Ndaj edhe Edi Rama i ka provokuar shqiptarët më shumë se Berisha që dogji Shqipërinë, por sot pretendon se protestat janë kundër Ramës dhe më shumë se Albin Kurti i cili dashurohet në Kosovë sepse është kundër Amerikës dhe Europës dhe se mbyll bizneset shqiptare të Kosovës në mëngjes dhe pasdite nis protestuesit në Tiranë.

22 Komente

  1. I
    Irma

    Deri tani askush nuk ka dalë më i mirë se Edi Rama për Shqipërinë! Protesta le të ketë se nuk ka demokraci pa to, por urrejtja për këtë njeri që i çoi kokën lart Shqipërisë në çdo vend të botës, është kriminale, nuk ka fare lidhje me të qënurit patriot! Kam qenë dhe mbetem me Edi Ramën!

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tualet Balla

      Bravo Irma te lumte! Mos i hiq buzët nga penisi i palloshit

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nes

        Nuk e di nese ka me keq se rama. Hajdut i korruptuar ne cdo aspekt. Nje abtikombetar qe sot eshte kthyer ne njeriun me te demshem ne Shqiperi dhe per shqiptaret

        Përgjigjjuni
      2. R
        Rama burg Berisha burg

        Asgjë s'u mor vesh nga ky shkrim, shumë dobët. Ilir, më mirë lëre Ymerin

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shqiptar

          Do ti rruajn koqet

          Përgjigjjuni
          1. A
            Ana

            Gjithashtu dhe une ,me Edi Ramen liderin vizionar , para nje viti fitoi zgjedhjet me shumicë te cilësuar, ku ishin keta , le ta rezonin me vote

            Përgjigjjuni
            1. T
              Telling the truth

              Edvin Rama do te ishte kryeminister i mire i Vllahise, por kurre i Shqiperise! Jugu e PS ta qerojne me vrap!

              Përgjigjjuni
              1. N
                Nastradini

                O Ilir, Edi Rama eshte hajdut or burre i dheut dhe kur njeriu vjedh popullin me te varfer te Europes eshte shume i rrezikshem. Hajdut familjarisht

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Ledi

                  Te lumte Irma jane mbledhur te gjithe plehrat antishqiptare bashke.Edi Rama duhet te perkrahet ne kete moment te veshtire per Te dhe gjithe Shqiperine

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Ladi

                    Te lumte Irma,jane mbledhur te gjithe plehrat antishqiptare bashke per ndalimin e Shqiperise ne BE.Edi Rama duhet perkrahur ne kete moment te veshtire per Te dhe gjithe Shqiperine

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Profesori ne kullen e fildishte

                      Si profesor mund ta kishe shpjeguar thjesht: Rama, me sindromin e madheshtise dhe me aftesite e tij teper te kufizuara profesionale, qe i duhen nje pushtetari, natyrshem do ta kthente pushtetin ne nje truk fasadash, ku mdertesa te vjetra do lyheshin me boje, per tu dukur si te reja. Me vone do vazhdonte me te njejten linje, ate te fishekzjareve, mbas te cilave do te vinte erresira e korrupsionit i investimeve pa cilesi dhe ne drejtime te gabuara, shoqeruar, nga shendetsi, arsim, industri, bujqesi, ne nje nivel te mjerueshem , shoqeruar me motivin po nuk psyrn buke te hane embelsira, duke u marre me projekte show absurde si muzeu i feve per nje vend te vogel si ne dhe budallalleqe te tjera pa fund, qe yzeiri i quan postmodernizem, kur pensionistet i detyron te mbajne ramazan per tere vitin.Keshtu shume thjesht, shpjegohet urrejtja e shqiptarit, per kete piktor te paafte dhe te semure, qe ka shkaterruar te sotmen dhe te ardhmen e ketij vendi.

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Ladi

                        Te lumte Irma,jane mbledhur te gjithe plerat antishqiptare bashke per te penguar hyrjen e Shqiperise ne BE.Edi Rama nuk duhet lene vetem ne kete moment te veshtire per Te dhe gjithe Shqiperine

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Niku

                          Unë akoma besoj që kundërshtarët e Ramës nuk duan që Shqipëria të futet në BE. Populli e do, përderisa i dha 83 mandate. Po të bëhen zgjedhje të parakohëshme përsëri i fiton, ndoshta më shumë dhe PD-ja përgjysmohet me atë sjedhje të Berishës. Se dalin disa veta në demostratë, kjo nuk do të thotë që Rama të japë dorëheqjen, përkundrazi shumica shtohet duke parë se çfarë makinacionesh bëhen .

                          Përgjigjjuni
                          1. N
                            Na ruajt zoti

                            Pse e urren saI me 700 -1000 gomere te lloji fahri,Gjon gjin,gash,progn,drunj e hunj Eshte normal I eshte shtuar ritmi dhe perkrahja PS dhe Edi Rames Shteti garanton jete demokratike si ne EUROPE

                            Përgjigjjuni
                            1. H
                              Hmmm

                              Comments?????!!!

                              Përgjigjjuni
                              1. f
                                fshatari.pafshat

                                Nje shpegim i thjeshte fare. A jane vertet Foto-Fake ato qe shoqerojne me se shumti shkrimet per Protesten? Te gjithe ata qe ndjekin kompionatin boteror te futbollit ne stadiumet Kanada, USA, Meksike me kapacitete rreth 60.000 spektatore, e kane fare te lehte te krahasojne gjatesine e vijes se pjesemaresve ne Bulevard me gjatesine e vijes rreth 1.2km qe krijohet nese i shtrime ne vije te drejte dhe te pandare te TRE nivelet e te KATER tribunave qe rrethojne fushen e futbollit… Po te heqim nje vije te drejte nga Kryeministria…ku i del fundi vijes 1km, jo 1.2km, qe te jemi fare fare berenda hesapit ne fjale? Dhe, nuk ka aresye pse te themi qindra mijera protestues...Pastaj nuk jemi, pervec te tjerave, ne fillim vitet 1990!!!! Qe vendi tone ka halle te medha kjo situate nuk do shume mend per tu kuptuar…sikurse edhe rruga e drejte per korigjimin e gabimeve nga Qeveria del me shkurt se sa ajo me dredha…

                                Përgjigjjuni
                                1. 4
                                  4 korrik

                                  Kush e urren kaq shume Edi Ramen? Te gjithe berishistet qe mbeten rrugeve 13 vjet. Plus nacionalistet kosovare te ushqyer po nga Berisha me narrativen se Rama tentoi te shiste territore shqiptare. Ata qe urrenin dikur Berishen e shumta e quanin " shpellar" . Kurse narrativa kunder Rames eshte e thurur me kujdes si " tradhetar" - nje cilesim qe mobilizon emocionet nacionaliste. U harrua Berisha shkaterrues i pasurive kombetare permes primatizimeve me letra me vlere, vjedhjes permes piramidave financiare, shkaktari 97 me 3 mije te vrare, i kuazi grusht shteti ne 98, i Gerdecit dhe 4 te vrareve ne bulevard. Urrejtja kunder Rames eshte instikt primitiv hakmarres. Turma ngrihet dhe kerkon doreheqjen e nje Km ne termat e keqeverisjes. Kurse kjo proteste flet ne emer te instiktit, hakmarrjes, urrejtjes dhe intimidimit neofashist.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. E
                                    ENTSOE

                                    Dihet te jesh i lig , qe te urresh Ramen, ose injorant!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. i
                                      i indinjuari

                                      KJo tregon nje pjese e mire e shqiptareve jane pa dije, pa dinjitet, pa skrupull, cemirezinj, anti demokracise dhe lirise ekonomise tregut por per lirine pa kufi te tyre deri ne çthurje ne emer te saj, prandaj demokracia ne Shqiperi nuk funksionon dot pa e ndare me 50% me diktature te forte. Ne Shqiperi njerezit qe prishin, demtojne shajne deri tek krevati duhen denuar sepse egziston rreziku, pavaresisht te rinjeve te sotem qe jane bere dhe LGBt, egziston vetegjyqesia se durimi ka kufi kur futesh brenda territorit familjar. Ato qe po degjojme dhe shohim sot qe terroriste, banda, drogaxhij, njerez pa piken e edukates dhe kulture, bile me ben pershtypje vajza te reja aq banale ne fjalor, per te ardhur keq shume, tregon se keta njerez duhen ndeshkuar deri ne shkallet e gjyqesorit. Me denime, do mbrhet demokracia, pastaj kush eshte çmendur le te vdese Akuzojne policine ne Shquiperi ; çudi ! Shikoni ne gjerma

                                      Përgjigjjuni
                                      1. M
                                        Miri

                                        Po kush do ta marri do e ktheje ne Zvicer o budallenje i genjen mendja se do ta rregullojne ato me vathe ne hunde qe dailin ne protesta vota vota ajo eshte vedimtare

                                        Përgjigjjuni
                                        1. B
                                          Berati

                                          Yzeir ore bythe qire. Po cne je bere aktiv keto kohet e fundit? Hera e fundit qe ishe aktiv ishe kur ishte Berisha ne pushtet. Pastaj befas u zhduke. Pse? Po e ndjen bythen e lagur? Do mbetesh pa pershesh? Po im mir legen boll me keto pacavure per trushkulur nen nivelin e ulet te inteligjences.Cdo socialist me dy pare mend do te merrte me shpulla.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. A
                                            A

                                            Palloshi krye hajni i ripjelljes qe drejton qeverine e krimit. Nuk dihet se ku mbaron krimi dhe ku fillon shteti.

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje