Shkupi dhe shtatorja e Skënderbeut

3 Korrik 2026, 18:30Blog TEMA
Shkupi dhe shtatorja e Skënderbeut

Nga Ermal Peçi

Ndërsa vëmendja e opinionit publik shqiptar është përqendruar pothuajse tërësisht te zhvillimet politike në Tiranë, ku kryefjalë janë protestat, në Shkup po ndodhin procese me rëndësi të drejtpërdrejtë për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Fatkeqësisht, këto zhvillime shpesh kalojnë në heshtje ose trajtohen sipërfaqësisht nga një pjesë e mediave në Shqipëri, më të fokusuara te axhenda e përditshme politike sesa te realiteti i rajonit.

Shqiptarët nuk jetojnë vetëm në Tiranë. Kombi shqiptar nuk kufizohet brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Për këtë arsye, çdo zhvillim që prek identitetin, përfaqësimin dhe trashëgiminë historike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut meriton vëmendje të plotë.

Prej ditësh është rikthyer debati për emërtimet e rrugëve në Tetovë — një debat i ngarkuar me interpretime politike, gjysmë të vërteta dhe tentativa për të delegjitimuar aktorë të caktuar, veçanërisht koalicionin VLEN, por që realisht më shumë përgjegjësi ka BDI për shkak të viteve që ajo ka pasur vendimarrje institucionale. Por përpara se të ndërtohen narrativa politike, duhet parë realiteti dhe përgjegjësitë institucionale ashtu siç janë.

Për kureshtje intelektuale në vazhdën e udhëtime që bëj në tokat e kombit shqiptar, zhvillova një vizitë në Shkup — një nga ato udhëtime që ti del për të takuar vllezërit e tu shqiptar shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Mjafton të ecësh në Çair, komunën që prej katër mandatesh drejtohet nga Izet Mexhiti për të kuptuar identitetin shqiptar por edhe për të kuptuar sfidat e madhe të transformimit që e pret këtë zonë.

Lagjet e vjetra, rrugicat e ngushta, zhurma e pazareve, aromat e furrave tradicionale dhe gjallëria e përditshme krijojnë ndjesinë e një zemre shqiptare në mes të Shkupit. Në çdo cep ndihet një komunitet që ka ruajtur gjuhën, zakonet dhe kujtesën historike, pavarësisht sfidave të kohës dhe konteksteve politike.

Edhe emrat e rrugëve dhe hapësirave publike në Çair flasin për këtë identitet. Ato mbajnë figura të rëndësishme të historisë shqiptare — nga rilindësit dhe patriotët deri te personalitetet që formësuan vetëdijen kombëtare: Çerçiz Topulli, Fan Noli, Faik Konica, Jusuf Gërvalla dhe Hasan Prishtina. Këto emërtime nuk janë rastësi, por një pasqyrim i një filozofie që e sheh identitetin kombëtar si pjesë të jetës urbane, jo si dekor politik.

Por zhvillimi më domethënës i ditëve të fundit kaloi thuajse në heshtje.

Qeveria ka miratuar vendimin për kalimin e pronësisë së tokës së Sheshit “Skënderbeu” te Komuna e Çairit, duke hequr pengesën e fundit administrative dhe duke hapur rrugën për fazën e tretë të projektit.

Në pamje të parë mund të duket një procedurë burokratike. Në thelb, është një hap me peshë simbolike dhe institucionale: konsolidimi i një hapësire publike në zemër të Shkupit që reflekton identitetin dhe praninë historike shqiptare.

Skënderbeu nuk është thjesht një figurë historike. Ai mbetet simbol i rezistencës, unitetit dhe identitetit shqiptar. Prandaj, çdo investim që forcon praninë e tij në hapësirat publike nuk është vetëm ndërhyrje urbanistike, por edhe ndërhyrje në kujtesën kolektive.

Në këtë kuadër, projekti i Sheshit “Skënderbeu” në Çair merr një dimension më të gjerë sesa infrastruktura: ai bëhet pjesë e një procesi të afirmimit kulturor dhe identitar në një nga hapësirat më të rëndësishme urbane të Shkupit.

Ndërsa politika prodhon zhurmë, propagandë, akuza dhe interpretime që vjetrohen shpejt, ka vendime që merren   ngadalë, por lënë gjurmë. Në fund, koha nuk mban mend fjalët, por vendimet.

Historia nuk ka nevojë për studio televizive dhe as për zëra të lartë që harrohen sapo mbyllet ekrani. Ajo shkruhet në heshtje, në gurë, në sheshe dhe në hapësirat që marrin kuptim me kalimin e viteve. Nisja e një faze të re për Sheshin “Skënderbeu” në Çair është pikërisht nga ato vendime që koha i forcon dhe kurrë nuk i lë pa gjurmë.

5 Komente

  1. H
    Haka Tekizoti

    E ka miratimin e Albin Kurtit, prandaj qeveria e MV bën çfarë t'i dojë qejfi kundër shqiptarëve dhe të dfejtave të tyre gjuhësore, politike, historike e kumturore. E jeni dëgjuar ndonjëherë Albin Kurtin të flasë kundër veprimtarive antishqiptare të qeverisë së Maqedonisë së Veriut? Jo. Sepse s'mund të kundërshtojë antishqiptarizmin e tij.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Napoleon

      REALISHT QE PATJETER DUHET KUJDES ,,,,POR MBI TE GJITHA DUHET RUAJTUR BASHKEJETESA NDERMJET SHQIPETAREVE TE FESE ORTODOKSE QE MYSLIMANET I QUAJNE MAQEDONAS , DHE SHQIPETAREVE MYSLIMANE( KUJTOJ VETEM ISH KRYEMINISTRIN ZAEVSKI QE E KA DEKLARUAR QE KA PREJARDHJE SHQIPETARE) POR ZHVILLIMET HISTORIKE KANE SJELLE NDARJE , POR NE SHUMICEN ABSOLUTE ATA JANE SHQIPETARE ORTODOKSE, SIC KA NE SHQIPERI ,ORTODOKSE E MYSLIMANE.....PRANDAJ KJO DUHET TE JETE LUFTA QE DUHET TE BEJNE JOFETARET DHE INTELEKTUALET E DY PERBERESVE TE MAQEDONISE DHE SHQIPERISE .. . SHQIPETARET NUK JANE SHPERNGULUR( VETEM PAK ),POR KANE NDERRUAR FE DHE PRA JANE PO ATY KU KANE QENE NE SHEKUJ,,,,KJO KA NDODHUR KUDO NE BALLKAN,GREQI SERBI MAL TE ZI E BOSNJE HERCEGOVINE.....JANE SHPERNGULUR ATA QE NUK PRANUAN NDRRIMIN E FESE.....

      Përgjigjjuni
      1. D
        Denar maqedonas

        E vendos Skopja statujēn e Skenderbeut sepse ka qēnē i besimit orthodoks, ndaj refuzoj tē Ismail bej Vlorēs.Maqedonasit jan racist me shqiptarēt nē territorin e tyre.Nē futboll nuk kan shqiptar,nē eurovision kēndojn maqedonsit nē maqedonisht, nē Ambasadat e tyre nuk kan shqiptar, nē administrat s'ka shqiptar.E urrejn gjuhēn shqipe.Dikur shqiptarve ju thonin terrorist, mē pas u modifikua nga BE, dhe u qetsuan pas antarsimit nē NATO.

        Përgjigjjuni
        1. p
          pordhe me Turkish rigon.......

          Erdogan: m'cair square nuk ka ven as Iskander tradhtori dhe as kaurri Noli,ati do te tall koqet baba Atatürk Kemol..... gezuar ramazonin!

          Përgjigjjuni
          1. A
            Aleksandri i madhe ishte Ilir

            Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë popull patriot, familjarë të mirë, arsim dashës Prandaj nuk mund të asimilohen kurrë

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje