“Revolucionarët” i marrin dhunën Berishës duke shënuar fundin e tyre si ai

2 Korrik 2026, 17:20Blog TEMA
“Revolucionarët” i marrin dhunën Berishës duke

Nga Carlo Bollino


Në një demokraci liberale, Parlamenti konsiderohet shprehja më e lartë dhe më e drejtpërdrejtë e vullnetit të popullit, sepse është i vetmi institucion kushtetues që buron nga vota e qytetarëve. Parlamenti përfaqëson zyrtarisht sovranitetin e popullit. Sot, megjithatë, ky vullnet po uzurpohet pa kaluar përmes votës, nga një grup protestuesish që janë vetëshpallur nga kryendrituri si “delegatë të popullit” dhe që kërcënojnë e sulmojnë deputetët gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre kushtetuese.

Të shohësh deputetë të detyruar të largohen përballë një grupi prej rreth 100 protestuesish që bërtasin, apo t’i shohësh të poshtëruar me hedhje vezësh, nuk fyen Parlamentin dhe as politikanët. Fyen popullin që i ka zgjedhur. Shqiptarët kërkojnë drejtësi sociale, ndershmëri dhe respekt. Në vitin 2026 askush nuk dëshiron të rikthejë dhunën e dëshpëruar të viteve 1991 apo 1997. Jetojmë në një epokë tjetër dhe koha nuk kthehet pas, te Avni Rustemi, siç duket se shpresojnë disa.Në një demokraci evropiane ekziston vetëm një mënyrë për të zëvendësuar qeverinë, shumicën parlamentare dhe 140 deputetët: zgjedhjet. Kushdo që pretendon të marrë pushtetin duke anashkaluar votën e qytetarëve është ose një përmbysës i rendit kushtetues, ose një puçist. Dhuna “alla Berisha”, në të cilën po degjeneron protesta fillimisht paqësore e flamingove, është një arsye tjetër për të dënuar këta “revolucionarë” të rrjeteve sociale, të shfaqur nga hiçi, të cilët jo vetëm pretendojnë të uzurpojnë rolin e zgjedhësve dhe të qeverisë, por tashmë edhe atë të opozitës e madje edhe të mbrojtësve të flamingove. E bëjnë këtë pa pasur një parti, pa pasur një projekt politik të realizueshëm dhe pa as edhe një grimë koherence. Ndërsa godasin deputetët dhe denoncojnë “Parlamentin e krimit”, në platformat e tyre online kërkojnë që po ky Parlament të emërojë qeverinë e tyre teknike! Cili njeri me mend në kokë mund të besojë se kjo mund të ndodhë? Dhe kush mund të mendojë se, përballë skenave të dhunës që u panë sot para Parlamentit, Edi Rama do të vendosë vërtet të japë dorëheqjen? Po si mund të pranohet që të kriminalizohen efektivët e policisë, të cilët kanë detyrimin ligjor të mbrojnë deputetët dhe, për rrjedhojë, edhe të drejtën për të mbrojtur veten?

Dhuna është dhurata më e madhe që këta ekstremistë mund t’i bëjnë Edi Ramës. Të mos ndihen heronj, sepse skena të tilla shihen kudo në Evropë dhe në botë. Protagonistët e tyre quhen “black blok”: grupe anarkistësh të dhunshëm që shfaqen shpesh në hijen e çdo “revolucioni popullor” dhe që zakonisht bëhen shkaku kryesor i dështimit të tij, pikërisht për shkak të dhunës dhe anarkisë së ushtruar nga një pakicë ekstremiste. Ata janë përherë të margjinalizuar e pakicë në çdo shoqëri. Nga dhuna e rrugës, qeveritë dalin pothuajse gjithmonë më të forta.

Sulmi ndaj Parlamentit dhe agresioni ndaj policisë janë skenarë që Sali Berisha i ka përdorur me dhjetëra herë, me të njëjtën teknikë që përdorin sot koordinatorët e protestës: hedhin gurin dhe fshehin dorën, duke fajësuar policinë për dhunën ose duke ia lënë përgjegjësinë “qytetarëve të revoltuar”. Rezultati dihet: Partia Demokratike u reduktua në një forcë politike pothuajse simbolike. Tani mbetet për t’u parë se cili do të jetë fati i këtij “revolucioni” i të kryendriturit.

10 Komente

  1. B
    Beta

    Aman o Carlo ca revolucionaresh. Jane nje tufe kokepalaresh si goxhaj bishtaleci e te frustuar si ca drogaxhije qe vijne nga jashte. Nuk ja var njeri atje dhe vijne per vemendje e therrasin si lavire kendej.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Doli fytyra e Saliut

      Qe arkitekti i i gjithe kesaj historie eshte Sali Berisha kjo ska me diskutim. Fakti qe ne krye te ketyre qe perdorin dhunrn dalin te zgjedhur rishtas ne strukturat e PD flet shume qarte. Si shpjegohet qe sot ne kuvend nisen dhe kthehen nga rruga deputetet e Pd-se? Pra tashme kuptohet me se miri se kush eshte ai qe po e ben kete proteste te dhunshme. Por ai e ka provuar qe populli shikon vrojton dhe ne fund i ka treguar vendin sic e meriton. Ai Altin Goxhaj duhet arrestuar urgjentisht me thirjet antikushtetuese qe ka bere.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rrobt pra

        O ballino te q rrobt ty dhe berishes por me shume akoma rrobt mero bazes dhe rames

        Përgjigjjuni
        1. W
          W

          Protesta eshte e Saliut po me Saliun ne shtepi.Sali kriminepasi deshtoj me turp,nxori be sken banditet reserve si Kolen me qylaf dhe Shpend Gashin,kosovarin fierak me prjardhje spiunesh te komunizmit, dhe ky vet spiuni i saliut.

          Përgjigjjuni
          1. E
            Esi

            Sot pame revolucionin e kurvave dhe bq. Po cili shqiptar u.bashkohet ketyre me.perjashtim disa te shiturve.Me thoj kush jep vote kur shikon majmune dhe qen te zgjebosur nje fytyre pd.Te udhehequr ngs zeni jane vetem lepires te bythes tij dhe sales.

            Përgjigjjuni
            1. L
              LORA

              Nuk u lodhet ,i respektuari Bollino,duke i quajtur protestues,,,,,nderkaq ata nuk lodhen duke ua faktuar cdo dite (per 32 dite) se jane hordhi dumbabiste e sharjeve te turpshme ,e gjuhes lincuese,e bllokimit te rrugeve,e ulerimave neper rrugica pallatesh ne mesnate ,e dhunimit te ballines se UPT,e fyerjes se njerzve ne kafen e mbremjes,,,dhe sot e sulmit kriminal mbi policine. Sa me shume perparon Shqiperia,hordhia terbohet nen regjine shqup-se. Sa me shume shtohen mundesite per permiresimin e mireqenies se qytetarve,hordhia nen regjine shqup-se hudhet t'u vere flaken. Qysh prej nisjes e deri sot ne krye te varavingos dumbabiste te bulevardit,me te njejten retorike,eshte shqup-i. Perballe tyre qendron gjithe shoqeria shqiptare,qe i rrefuzon me perbuzje,,,,,ashtu sic ka bere me verdiktin e shenjteruar te 11 maji 2025. Ne lufte me kete verdikt ,hordhia s'fiton dot.

              Përgjigjjuni
              1. M
                M

                "Revolucionaret" jan hajdut dhe kriminel te Sali hales dhe disa kurva si ajo qe bertiste duke thene",ata qe ushtrojn dhune do pergjigjen penalisht dhe seksualisht". Tanime thoni a po e teproj me fjalorin qe po perdor kjo...?!

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Nastradini

                  Kur shet moral dhe ky prostitua italiane qe u be milioner ne Shqiperi mos mbet kush pa shit moral

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Protesta forcoi bindjen e popullit kunder Saliut d

                    Protesta e mpakur ne maksimum dhe e dhunshme se fundi deskreditoi perfundimisht Kurtin, Iranin, dhe Sali vrasesin. Nderkohe kjo proteste eshte nje turp i perkrahur vetem nga CDU-ja gjermane e kancelarit te deshtuar Merz.

                    Përgjigjjuni
                    1. J
                      Jooo

                      Ju vertete besuat te ato fytyra te pista te pa lare te pa qethur te pa pune , perdorues droge . Vertete besuat te Kola pi Kuksi me qylaf. Ata jane te gjithe te PD ....

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje