Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Artan Luku i bën thirrje parlamentit dhe kolegëve të tij të mos injorojnë më zërin e qytetarëve, të cilët prej 31 ditësh kërkojnë një Shqipëri të re.
Ligjvënësi i Partisë Agrare Ambientaliste përmes një statusi në rrjetet sociale, shkruan se si deputet i Partisë Agrare Ambentialiste është gati ta vendos mandatin e tij në shërbim të forcimit të demokracisë, duke mbështetur drejtpërdrejtë 3 çështje kryesore, "shfuqizimin e ligjit për zonat e mbrojtura, reformimin e ligjit për referendumet dhe ndryshime kushtetuese për një sistem zgjedhor proporcional kombëtar, me lista të hapura, duke ruajtur përfaqësimin me 140 deputetë.
" Prej 31 ditësh qytetarët protestojnë dhe kërkojnë të dëgjohen, ndërsa Parlamenti vijon të sillet sikur ata janë armiqtë e vendit. Kjo sjellje institucionale është e pajustifikueshme në një demokraci përfaqësuese, ku detyrimi kushtetues dhe përfaqësues është dëgjimi, reagimi dhe trajtimi i kërkesave të qytetarëve!
Parlamenti nuk mund të jetë indiferent përballë një proteste që zgjat prej më shumë se një muaji.
Protesta nuk është kërcënim për demokracinë, kërcënim është injorimi i saj!
Si deputet i Partisë Agrare Ambientaliste, vë mandatin tim në shërbim të çdo nisme që forcon demokracinë dhe u rikthen qytetarëve të drejtën për të vendosur drejtpërdrejt për çështje me rëndësi kombëtare" shkruan Luku duket theksuar 3 prioritetet kryesore.
✅Shfuqizimin e ligjit për Zonat e Mbrojtura.
✅Reformimin e ligjit për Referendumet sipas modeleve më të avancuara evropiane, përfshirë modelin zviceran.
✅ Ndryshime kushtetuese për një sistem Proporcional Kombëtar me lista të hapura duke ruajtur përfaqësimin me 140 deputetë.
Luku, thekson se sovraniteti i përket qytetarëve dhe asnjë Parlament nuk mund të vijojë ta injorojë atë!
Bravo Bepin! Ti do ta vrasesh!
Ky eshte sponsori i vezeve qe perdoren si "plumba" ne parlament. Ky do zgjidhi refendumin. Karagjoz i peshtire komplet..
Veza e krimit, mos hani me veze, te shpallen non grata
Ca mandati mor qorr ate qe ta ka dhene Sala? Ik pyte po ti robt ai. Na bo si pidh some
Je i PD o shoku nuk ka parti agrare..
Po mirë o zoti deputet përfaqësues i Partisë Agrare dhe Ambjentaliste po si i bëhet pikës së 1 të kërkesës ultimative të protestuesve atë të dorëheqjes së kryeministrit? Ata nuk duan bisedime,duan anarki,duan kaos.
Te japi doreheqje qe turma pa koke mos te beje kaos. Ku ma gjen ta drejtoje politika..por kjo levizje rrezikon anarki. Se Edi u kujdes nga 2017 me Lulin e mc Gonigal mos jemi opozite dhe ja arriti.
Jo per te justifukuar kerkesen per doreheqje, por nuk ndodh anarki po iku nje kryeminister. Vetem ne diktatura shikohet si katastrofe kur nderrohet diktatori. demokracia ka parim rotacionin. Po te kishim parlament me deputete te zgjedhur, per te zgjidhur ngercet politike socialistet mund te shkarkonin nje kryeminister dhe te mandatonin nje tjeter mqse jane shumice pa shkuar ne zgjedhje. por mse jane te emeruar nga Rama kjo as qe mendohet dhe ndryshimi paraqitet si kaos dhe katastrofe. Na duhen institucione te forta, jo individe te forte.
Shko mor pirdhu
Si qytetar të mbështes, ama si deputet që jeni i dini rregullat, ndaj për këto propozime ndërmerr nismën ligjore, pra paraqit variantin tënd të arsyetuar si një p/ligj dhe paraqitja atë zyrtarisht institucionit ku ju jeni anëtar. Besoj e keni parasysh se në një pikë, atë të Kodit Zgjedhor, ju kërkoni shfuqizimin e ndryshimeve kushtetuese të prillit 2008, për të cilin, që t'ia arrin kërkohen votat për ndryshime kushtetuese, pra mbi 93 vota. E keni menduar se mund t'ia arrini kësaj pa dakordësinë e 'bajlozëve' Rama-Berisha, të cilët janë dhe autorët e atyre ndryshimeve?!
Po ata nuk te njohin per deputet. Jep doreheqjen nga mandati dhe keshtu I mbeshtet ata, apo jo? Po karrigja qenka e embel...