"Kush po ja bën gjyqin PS?", këshilltari socialist ja numëron Berishës: Ti solle investitor Rrapush Xhaferrin, Rama vajzën e Trump

2 Korrik 2026, 12:30Politika TEMA
"Kush po ja bën gjyqin PS?", këshilltari socialist ja

Debati në rrjetet sociale mes mbështetësve të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike ka vijuar edhe këtë herë me tone të ashpra.

Këshilltari i PS Alfred Muharremi Kika i është përgjigjur publikisht demokrates Haris Vongli përmes një reagimi të gjatë, ku krahason qeverisjen e kryeministrit Edi Rama me atë të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në reagimin e tij, Kika shtron një sërë pyetjesh retorike, duke kontrastuar ngjarje të rënda të së kaluarës, si shpërthimi në Gërdec, trazirat e vitit 1997 dhe vrasjet e 21 Janarit, me atë që ai e konsideron si arritje të qeverisë aktuale në politikën e jashtme dhe procesin e integrimit europian.

Reagimi i plotë

Çfarë është më komike: Të mbështesësh një lider që hodhi në erë një fshat dhe eshtrat e viktimave i la monument të pushtetit të tij familjar, apo një kryeministër që, me gjithë gabimet dhe kritikat, e ul Shqipërinë si të barabartë në tryezat ku sot vendoset e ardhmja e Europës?

Çfarë është më komike: Të brohorasësh për një lider që protestës iu përgjigj me fishekë, apo të tallesh me një që u përgjigjet me ftesë për dialog?

Çfarë është më komike: Një lider që i vuri flakën Vlorës, apo një që përpiqet të çojë aty investime që mund të debatohen, por që synojnë zhvillim?

Çfarë është më komike: Një lider që solli nga Amerika Rapush Xhaferrin si shpëtimtar dhe la pas kolaps kombëtar, apo një qeveri që sjell në Shqipëri nga SHBA njerëzit më të rëndësishëm të politikës dhe ekonomisë botërore si vajza e njeriut më të fuqishëm sot?

Çfarë është më komike: Të mbështesësh një lider të damkosur nga SHBA dhe Britania si minues i demokracisë dhe hajdut pa çizme, apo një që perëndimi i ka dhënë gjithë besimin.

Ti ke zgjedhur e rizgjedhur të parin e unë të dytin, e ke zgjedhur e rizgjedhur edhe kur e di që pardesynë e bardhë të 90' tës e njollosi me kufomat e '97, edhe kur këmishën e bardhë të kryeministrit e lau me viktimat e 21 Janarit, edhe kur u kthye për ta bërë selinë e PD jo veç një varrezë makinash në mes të Tiranës por edhe një varrezë politikanësh.

Historia jonë ka plot tragjikomedi. Por drama më e madhe është të vazhdosh të kërkosh të ardhmen te ata që as historia s'di ç'ka 'të bëjë me ta.

Mund ta kritikosh Edi Ramën për shumë gjëra, e unë edhe përballë.

Mund të mos të pëlqejë stili i tij, mua për mjaft gjëra që ja kam thënë brenda shtëpisë socialiste.

Mund të mos biesh dakord me vendimet e tij, e krejt normale për demokracinë.

Por një fakt mbetet, sot ai është i vetmi që e ka sjellë Shqipërinë në prag të Bashkimit Europian dhe me një rrugë të qartë drejt mbylljes së tranzicionit.

Gjithçka tjetër është histori sharlatanësh që rakëllejnë ndonjë gotë, shohin veten në pasqyrë dhe zgjohen kryeministra.

Haris si pjesë e PD që jeni dhe hakërryesit do vazhdojnë t'i bëjnë gjyqin PS, por gjyqin më të madh secili e ka me pasqyrën.

2 Komente

  1. B
    Bekim

    Bravo Alfred kjo eshte historia dhe e verteta qe qorrat e Saliut mbeten qorra

    Përgjigjjuni
    1. D
      Damkosja

      Demin me te madh qe i ka bere Sali Karaxhiç Shqiperise eshte vendosja ne rendin e pare te dites dhe nates te dhunes verbale dhe fizike!!! Kjo ka bere qe nje pjese e "shoqerise" qofte naive apo pa shkollim, qofte e shitur apo e damkosur, te mbushen me vrer te cilin po e nxjerrin kudo, pa pike ngurrimi. Kete fryme e ajer kane thithur prej 30 vjetesh dhe nuk ke çfare pret tjeter prej tyre. Por veç do te presin. .

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje