Shteti shqiptar do të ndërhyjë në treg për të blerë drejtëpërdrejtë produkte bujqësore në raste çregullimesh, që kërcënojnë furnizimin e popullatës me ushqime. Qeveria ka propozuar një projektligj për organizimin e tregut të produkteve bujqësore dhe praktikave të padrejta tregtare.
Drafti parashikon rastet kur shteti ndërhyn për të mbrojtur konsumatorët, por edhe prodhuesit e produkteve bujqësore.
"Masat e jashtëzakonshme të ndërhyrjes në treg mund të merren në rast të çrregullimeve të rënda të tregut të produkteve bujqësore, përfshirë situatat e krizave ekonomike, shëndetësore ose mjedisore, me qëllim stabilizimin e tregut dhe mbrojtjen e prodhimit vendas," thuhet në relacionin shoqërues të draftit.
Por me çfarë instrumentash ndërhyn qeveria në treg?
"Masat e ndërhyrjet përfshijnë, ndër të tjera, tërheqjen e produkteve nga tregu, mbështetjen për reduktimin ose ndalimin e përkohshëm të prodhimit, si dhe forma të tjera të ndihmës që synojnë balancimin e ofertës dhe kërkesës," thuhet në relacion.
Llojet e masave të jashtëzakonshme të ndërhyrjes, periudha e zbatimit të tyre, procedurat dhe mënyra e zbatimit, dokumentacioni i nevojshëm dhe burimet financiare për realizimin e tyre përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
Përveç ndërhyrjes së jashtëzakonshme projektligji i ri, forcon edhe mbikqyrjen e tregtimit të produkteve bujqësore. Ai detyron të gjithë tregtarët e fruta perimeve që të regjistrohen në regjistrin e posaçëm kombëtar dhe të raportojnë në kohë reale çmimet e produkteve. Për ato tregtarë që refuzojnë të regjistrohen, projektligji parashikon gjoba në varësi të madhësisë së ndërmarrjes.
Masa tipike te se majtes radikale. Keto masa po merren se shteti ka mbaruar dhe nuk ka force ne zbatimin e ligjeve. Gjunjezim i shtetit para krimit te organizuar.