Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 2.5%, duke vlerësuar se politika aktuale monetare mbetet e përshtatshme për të garantuar kthimin e inflacionit drejt objektivit në afatin e mesëm.
Në mbledhjen e zhvilluar sot, Banka e Shqipërisë konstatoi se inflacioni është rritur gjatë tremujorit të dytë të vitit, kryesisht si pasojë e shtrenjtimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, ndërsa ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet dhe tregjet financiare kanë mbetur të qëndrueshme.
Sipas Guvernatorit Sejko, inflacioni mesatar i çmimeve të konsumit arriti në 2.9% në muajt prill-maj, nga 2.5% në tremujorin e parë.
Rritja u ndikua kryesisht nga çmimet e karburanteve, por edhe nga shtrenjtimi i ushqimeve të papërpunuara dhe disa shërbimeve që kanë kosto të lartë energjie. Në të kundërt, inflacioni i qirave shënoi rënie.
Nuk ka lek.Emigrantēt tanē nē BE kan hapur llogari bankare nē vēndin ku jetojn dhe nuk i sjellin kursimet nē vēndin tonē.Kan ndērtuar njē shtēpi tē thjeshtē qē ēshtē vetēm me mure dhe e pa mobiluar ( nē fshatra ,male, ose ndonjē apartament tek tuk nē qytete).