Kryeministri Rama është ndalur përgjatë kësaj të marte në Vlorë. Rama vizitën e parë në qytetin bregdetar e ka zhvilluar në Orikum, ku në bazën e Pashalimanit është finalizuar marrëveshja për prodhimin e anijeve luftarake. Marrëveshje kjo mes qeverisë shqiptare dhe një firme italiane, që do të prodhojë në Pashaliman anije ushtarake.
Marrëveshja e bashkëpunimit është ndërmjet shoqërisë shqiptare KAYO sh.a. dhe gjigantit italian të ndërtimit të anijeve Fincantieri, në bazë të së cilës Shqipëria do të prodhojë në Pashaliman mjete lundruese, fillimisht për nevojat e Forcave të Armatosura dhe më pas për eksport në tregjet ndërkombëtare, duke e pozicionuar vendin si një qendër të re prodhuese në rajon.
Pas finalizimit të kësaj marrëveshjeje, në shtator pritet që të ndryshojë në total baza e Pashalimanit. Nga një bazë ushtarake, aty do të realizohen një sërë investimesh në infrastrukturë, duke e kthyer këtë në një vend prodhimi të anijeve luftarake për brenda dhe jashtë vendit.
Ja qr gjithe investimet i çove ne vlone ,durrsit ja thave zorren , bo naj gjo anej nga bishti palles te hame edhe ne se jemi milet i urte i bute qe shikojme punen tone pa llafe
Per ate Vlonjat edhe trathetin e durojn,me vone e kuptojn mashtrimin dhe hilen,kur te mbesin nen qiell te hapur dhe shi.U shitet deti e bregdeti heshtin,u shitet sazani e pash alimani,gojen keta mbyllur,greku u vie te hunda e thone ishalla jemi enderr.Gjithe kete e bejn nga inati dhe friga se veriu dhe maloqt po ua merin "pushtetin".Koha do te tregon sa jane pjese e trathetis vete Vlonjatet,heshtja te mbyt e nuk durohet,ndoshta ka nje shpjegim,jane pacifiku,nuk kane mbet djem me i dal zote vendit apo paraja e krimit i ka qerru,...