Granit Xhaka vazhdon të jetë një nga figurat kyçe të përfaqësueses së Zvicrës në FIFA World Cup, ku po udhëheq skuadrën me përvojën dhe lidershipin e tij në mesfushë.
Mes angazhimeve intensive në turneun më të madh të futbollit, kapiteni ka gjetur kohë edhe për njerëzit më të rëndësishëm në jetën e tij.
Në një postim në Instagram, Xhaka ka ndarë një moment të veçantë pranë bashkëshortes së tij, Leonita Xhaka, duke publikuar një fotografi romantike që nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit.
"Momentet që kanë rëndësi", ka shkruar futbollisti krahas fotos, duke treguar se pavarësisht presionit të Kupës së Botës, familja mbetet prioriteti i tij më i madh.
Leonita dhe familja e tij po i qëndrojnë pranë gjatë kësaj periudhe të rëndësishme, duke i ofruar mbështetjen e nevojshme në rrugëtimin e Zvicrës në Botëror. Postimi është pritur me mijëra pëlqime dhe komente pozitive, teksa fansat kanë vlerësuar anën e tij familjare jashtë fushës së blertë.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje