
Avokati Kujtim Cakrani njoftoi sot përfundimin e marrëdhënies së përfaqësimit ligjor me Ilir Metën.
Sipas deklaratës së firmës ligjore, shkëputja e bashkëpunimit ka ardhur pas humbjes së mirëbesimit reciprok dhe mungesës së bashkëpunimit të nevojshëm ndërmjet palëve gjatë procesit gjyqësor.
Sipas deklaratës, marrëdhënia klient avokat është mbyllur për shkak Studioja ligjore bën me dije se vendimi është marrë pas seancës së fundit gjyqësore dhe në përputhje me rregullat etike të profesionit.
Por çfarë ndodhi në seancën e së mërkurës?
Seanca e së mërkurës u shoqërua me tensione mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Gjatë seancës pati debate për Ardian Shatkun, kushëririn e Monika Kryemadhit, i cili konsiderohet një nga personat kyç të përmendur në dosjen hetimore. Ndërkohë, Meta dhe Kryemadhi shkëmbyen akuza dhe replika në sallën e gjyqit.
Pas asaj seance, vetë Cakrani deklaroi për mediat se nuk bëhej fjalë për një konflikt personal mes ish-bashkëshortëve, por se tensionet kishin lindur gjatë diskutimeve për Ardian Shatkun.
"Nuk duhet ta agravojmë sikur ishte një zënkë, ishte një moment kur u përmend Shatku, dëshmitar kyç, këto lindën sepse nëse Shatku do të ishte thirrur, s’do të kishin këtë konflikt. Shatku përmendet 327 herë në dosje dhe nuk është thirrur, kjo duket sikur ka një komplot. Kanë kaluar 20 muaj e 2 ditë dhe nuk dihet ende pse po mbahet. Ishte tension dhe ngritje zëri e Metës, Shatku është kushëriri i Kryemadhit dhe Meta ka mendimin e tij, mendon se ka komplotuar. As Kryemadhi, as Shatku s’kanë bërë komplote, e kanë bërë McGonigal, Dumani dhe Kim. Meta ka thirrur dhe McGonigal si dëshmitar sepse ka dyshime se në vitin 2017, ai ka qenë në Shqipëri. Atë vit sapo kishte marrë postin e kreut të Republikës dhe ndaj tij nisi një sulm, ku McGonigal, Yuri Kim dhe kundërshtarë kanë bërë që të jetë në atë gjendje”, tha Cakrani në fund të seancës.
Pas tensioneve në seancë, Monika Kryemadhi së bashku me të besuarën e saj, Elona Guri, kanë konsumuar një drekë me avokatin Kujtim Cakrani në një prej restoranteve në Komunën e Parisit në Tiranë, siç dhe Vox News ka siguruar edhe fotot.
Dhe pikërisht ‘mbrojtja’ që Cakrani i bërë Kryemadhit pas seancës dhe sidomos dreka mes tyre ka bërë që Ilir Meta të mos ketë më besim tek avokati i tij, duke vendosur përfundimin e marrëdhënies së përfaqësimit ligjor, dhe siç duket edhe marrëdhënien miqësore.
Marrë nga Vox News
Lini një Përgjigje