“Meta mori avokat tjetër, peng më ka mbetur vetëm…”, Cakrani flet pas ‘divorcit’ me ish-presidentin: U ndamë ftohtë dhe në heshtje

29 Qershor 2026, 16:50Kronika TEMA
“Meta mori avokat tjetër, peng më ka mbetur

Avokati Kujtim Cakrani, në një intervistë direkte për edicionin e lajmeve në Top Channel u shpreh se Ilir Meta sot ka marrë një tjetër avokat për të bërë mbrojtjen e tij.

Duke folur për gazetaren Anila Hoxha, ai u shpreh se pas seancës së fundit ata u ndanë ftohtë dhe në heshtje dhe se nuk kanë pasur më komunikim, ndërsa shton se largimin nga mbrojtja e Metës e kishte menduar edhe vetë ai.

Sakaq shton se peng i ngel fakti që në këtë periudhë që ka kryer mbrojtjen e tij, ka bërë një punë të jashtëzakonshme siç thotë, dhe se kolegu i ri që do marrë mbrojtjen e ish-presidentit do ta gjejë rrugën e shtruar.

“Atë seancë ne u ndamë shumë ftohtë dhe nuk patëm më komunikim. Nuk dua të flas më shumë, unë jam mëse i kristaltë në marrëdhënie me të. Ishte ndarje në heshtje. Meta sot vendosi të marrë avokat tjetër, këtë e kisha menduar dhe unë, ishin në një mendje me zotin Meta.

Nuk e di kush do jetë avokati i ri. Kushdo të jetë ai e ka gjetur shtruar bazamentin sepse ju e dini që unë kam bërë një punë të jashtëzakonshme dhe për këtë më mbetet peng. Ngrita imazhin e dërrmuar të ish presidentit duke marrë parasysh atë që ka ndodhur dhe kjo është ajo që më ka mbetur pak peng”, tha ai.

Ndërkohë gazetarja Hoxha nga burime të pakonfirmuara, mëson se Meta ka zgjedhur të mbrohet nga një ish-gjyqtar i shkarkuar nga Vetting.

Deri tani Ilir Meta ka ndërruar dy avokatë, Genc Gjokutajn dhe Kujtim Cakranin.

7 Komente

  1. d
    daku

    ska avokat qe te shpeton o like floriri, do besh cik burg

    Përgjigjjuni
    1. L
      Like Floriri

      Me kenaqesi se me vjen petdite jot shoqe

      Përgjigjjuni
      1. O
        O zot çfarë nukë të degjon vesht me Turqit

        Çfarë thotë ky fare Avukati" apo sekser! të ka mbetur peng që ke bër punë të mirë? thotë idjoti Turk.. Po për ate punë je pague o shimpaze.. Jo se like flori ështe njeri i mirë një mut si Rama dhe Saliu ështe hajdut. Por një Avukati prefsonal kurrë nukë mund ta thotë një gjë të till...

        Përgjigjjuni
      2. M
        Muzaka i Ri

        O Bej pordha, po ça ke ti, pse merzite. Ti ik anës Vjosës ku të ka lënë iratet yt atë, dhe llafosu me Fiçorrin, ai atje rri i varferi ,mburru Çoles, se ne Cakran nuk shkon dot se ata ta kendojne kengen.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sass

          Like mos u merzit keta cubat do ti heqin breket mire nese ti lejon burgu, por jam si sigurt se ne vitin 2100 ti do te jesh presidet i republikes bile me i fort se kur ishe. President mos anashkalo shtangat te lutem sepse kur te dalesh ne vitin 2100 pregaditja fizike per president jane muskujt dhe te dish me vjedh por pa firmen tende. Hajde Like se Mona po jep shpirt per hajdar.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Loshi

            Po ti nuk je avokat, ti ke qejf të merresh me politikë. Ti e ke të pamundur të funksionoj si profesionist dhe këtë e ke të shkruar në ballë. Pale pastaj, kur si asistent kishe edhe Dule Karaj, një person që shkollën e mesme e ka mbaruar me mik e që tani hiqet si avokat. Të dy formimit një dyshe prej të cilës Ilir Metës duhet t'i vinte ndoht për veten të përfaqësohej ligjërisht nga ju

            Përgjigjjuni
            1. d
              drejtesi e munguar

              Z.Cakrani,mbrojtja e Z.Ilir Metaj eshte e veshtire.Nuk e di ku i ka mbetur qejfi Ilirit me ty por avokati i tij mund te kete strategji tjeter.Z.Cakrani kur themi nuk rame dakort,ka disa gjera.Nuk eshte treguar i sinqerte,apo ti i ke thene qe sipas ligjit nuk je i pafajshem.Ndoshta eshte loje per te fituar kohe e te mbyllen gjerat me procedure?Le te presim.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje