Ka nisur të mbetet vetëm pisllëku.
Një të rënë, si thesit me miell, dalin të parët. Pastaj të dytët, pastaj të njëzetenëntit. Dje doli i njëzetenënti. Këta vetë e shkundin thesin e tyre dhe i dëshmojnë botës çfarë janë.
Njëzetenëntë janë jo thjesht numra. Janë njëzetenëntë kategori:
Budallenj dhe të tjerë që shtiren si budallenj. Blogere që shesin ajër për budallenjtë. Dhunues të prindërve dhe të fqinjëve. Gra të ndara nga burrat që i kërkojnë derman Shqipërisë ‘së shitur te të huajt’.
Ose fëmijë të hipur mbi supe prindërish por që në fakt do të mbajnë në supe traumat e prindërve. Ose mitomanë. Blogerja R. thotë se ‘do të hidhem nga pallati”. “Edhe një herë më parë jam hedhur!’, thotë.
Këtu ka njerëz të sëmurë më së shumti. Ose edhe nga ata që shkojnë të vizitojnë ‘’një spital të hapur’. ‘çunat më të ngratë gjuajnë këndej nga protesta.
Ose vajza të reja që vrapojnë që nga parukeritë tek ‘i pret protesta’. Dje u vetëpranuan dy për martesë.
Ose trafikantë droge që fshihen në protestë. Kriminelë të tjerë që kuptuan se u zbuluan, ikën me vrap, ca në drejtim të Prishtinës, ca në drejtim të Tetovës. Kriminelët ‘vëllezër’ deshën t’i venë zjarrin. Iku edhe kësaj here…
Në shesh mbeten vetëm mbetjet që bien nga thesi.
Nga po vinin këta? Pak gjë dihet se nga vinin; dihet se për ku po shkonin. Thanë se po shkonin për nga revolucioni. Kush do ta bënte revolucionin, domethënë dhunën? Do të dhunonin popullin këta dyqind vetë, apo populli do t’u kthehet. Dilemën e vunë përpara. Budallëku nuk mund të bëjë revolucion, ndërsa revolucioni sjell budallëk.
Dalin në shesh dhe sharrojnë degën ku janë ulur vetë.
Blogeret që zëvendësuan flamengot, kërkojnë të zhduken resortet, të zhduket projekti me Amerikën, investimi, Sazani të kthehet në Gërdec. Atëherë si mund të ketë blogere dhe showgirls pa resorte?! Ku do ta zbukurojnë dhe ta dëshmojnë trupin e tyre, nëse sharrohen resortet? Pse nuk kishte showgirls në vitin ’97?
Dalin në shesh dhe sharrojnë degën ku rrinë:
Kanë lënë në shtëpi prindërit që supozohet se ‘nuk vlejnë më!’. Sepse sipas tyre, duhet fshirë gjithçka që sot e 80 vjet të shkuara.
Pjesa më e madhe e këtyre nuk punojnë, as prodhojnë, as mbjellin e korrin. Ushqehen nga prindër, por bëjnë revolucion. Bukën ua bën fabrika dhe qumështin dyqani; revolucionin vetë.
Dalin në shesh dhe sharrojnë degën:
Në disa herë mund të shpëtonin duke u fshehur, jo duke u dukur. Thesi ua kishte fajin. Thesi i lëshoi në bulevard. Më shumë e kishte fajin thesi se vetë krimineli. Burgu ishte më i mirë se revolucioni. Njëri prej tyre kishte tetë vjet që nuk e shikonte bulevardi me sy; ç’iu desh që doli.
Ishte proceduar për krime kundër njeriut dhe kundër pronës. Kishte rrahur njerëz në bashkëpunim në Tiranë (2014). Kishte vjedhur në Tiranë (2016). Kishte rrahur një grua në Tiranë, (2016). Kishte rrahur me grupin e tij në Dutrrës (2017). Në Vlorë kishte rrahur, kishte dhunuar, kishte kanosur gra. Po vlonjatët, si e lejuan vallë tek e kapën duke rrahur xhaxhanë?! Ata e kanë të fortë ndjenjën e familjes.
Tani ka ardhur këtu si udhëheqës i revolucionit në bulevard. I erdhi dita që të binte nga thesi.
Ca budallenj të tjerë përpëliteshin prej kohësh, ku herë duheshin herë jo. Dy politikanë, Pelinci dhe Shehaj, njësoj e ndryshe, njëri si cironkë e tjetri si njeri prej kauçuku, priten me humor kur dalin nga thesi.
Budallenjtë ndërtuan edhe Shqipërinë ‘e re’ imagjinare. Një imagjinatë e sëmurë. As në spitale psikiatrikë nuk mund të gjesh këso soji:
Qeveri nga bulevardi…, fshije Parlamentin dhe qeverinë… Të gjithë që kanë lidhje me politikën deri 80 vjet të bëhen sapun…, 300 nga këta budallenjtë të mblidhen dhe të formojnë ekzekutivin… dhjetë milionë shqiptarë të mblidhen ‘te rrapi’ për të zgjidhur punët e shtetit.
Dhe në fund, kush nuk i bindet kësaj platforme neuropsihiatrike, e ka vendin në burg.
Thesi po zbrazet në bulevard.
Respekte z Çupi... Fjale de goditura ke thene..!!
Me te vertete apo me ironi?
Nje shkrim i persosur Z. Cupi. Analize e sakte. Si ka mundesi qe etja per pushtet i ka kthyer ne karagjoz, duke treguar idiot ne mendime e veprimet. Jane shume, Llapaj. Shehu, Qori, dhe e famshme PD. Po kur thone do luftojne per Shqiperi etnike, por pa demtuar fqinjet. Si behet kjo? Po tallen me Shqiperine? Keta se duan kete vend.
Cupi lepiresi i Saliu e i cdo pushteti ka harruar te thotë pse fëmijët e tij kane 5 vjet qe nuk i hapin cel dhe e kane lënë vetem si qen. Pse niper e mbesa nuk i sheh as ne telefon dhe deren ia kane mbyll ne surrat kur ka shkuar ti shihe jashtë. Si ngacmoi sekretaren e gazetes dhe burri i saj ia dergoi mesazhet femijeve te tij. Ato qe i thone bravo jane te njëjtët qe i thone bravo dhe drejtorit te gruas e motres kur ia kthen naten ne shtepi.
Vetëm doktor Bajram Preza do ju bënte derman me recetat dhe dozat e tij për të sëmurët mendorë, më i miri dikur në spitalin psikiatrik (spitali pesë). Për fat të keq nuk jeton më,ai do kishte terapi të shkëlqyer për këto blogeret dhe komitetin kombëtar të rrugës. Në gjithë këtë vapë që ndikon shumë në një tru jo të sëmurë, llogaritë çfarë pasojash ka në një kokë pa tru fare ,ose dhe ato që kanë pak i janë këputur frenat trurit. Pilinci është lule para këtyre me çfarë kanë thënë deri tani.
Bene nxehte dhe nxehtesia bene te vehten. I ka goditur dielli mjerranet...... Nje e moshuar dje akuzonte qeverine pse burri e kishte divorcuar dhe kerkonte burre . Fatkeqesisht aty jane te gjithe gjeneracion Z te gjithe 20 vjecar si Mithat Havari Dash Rrakia Mehdi Malko Pilinçi Sazan Gurri Alfred Çako Shpend Gashi Baki Goxhaj Altin Goxhaj Fatos Lubonja Shkullaku Romeo Kari Arben Malaj Muslim Gjerrizi Petrit Vasili Arta Dade Ditmir Bushati Spiropali Preç Zogaj... Dritan Goxhaj spiuni iranian ka ikur drejtime te paditur E zonja nuk e ka fatin te gjeje nje nga keta te gjeneracionit Z ....po do ta martojme do ti gjejme nje , vetem mos te largohet nga boulevardi.... Ultimatumi per ambasaden Amerikane po mbaron , drejtuar ambasades se Tramp per vajzen e Tramp , keq muhabeti do kerkojne burge edhe per ambasadoret... KO O zot fali budallenjte. Nje tjeter kerkonte qe Edi Rama te denohesh me varrje ne litar....si ata dy vellezerit Fierak qe i varri Berrisha.... Por qershia mbi torte eshte qéveria me gogla me lloto . Hape thesin fute doren Hikballe koqevarise ministre kulture . Hape thesin fut doren Romeo Kari minster drejtesie. Hape thesin fut doren Spiropali kap karin e Rames .... Duhet te largohen bolle se bolle, ti jepet nje terrene ne periferi te Tiranes dhe atje te protestojne 24/24 se bashku me New 24 dhe Klodiana Lala... Boulevardi te pastrohet , disifektohet kemi frike mos marim ndonje bakteri nga Qent Endacak.
Pordh-testuesve, ketyre paraziteve dhe horrave te Saliut qe duan pushtet nepermjet gjakut,ju duhet vene kufiri te thana.
Ore po qenke kokederr! Nuk po flet si.mendimtar o rrote por si nje dallkauk qe shan nje popull per te mbrojtur nje kaste politike! Dhe keta njerez si puna jote quhen vemje! Nuk e di se perse mendon se di shume kur ka Shqiptare me 3 here me shume arsim dhe dekada experience ne nje shtet demokratik qe u vjen per te vjell kur lexon shkrime te tilla!
Frok je vec idjot.Mos u turpero ne pleqeri se nuk ke kohe fizike te regullosh moralin qe po e le per Ramen
Forca Frrok se po ta merr hisen Albatrisi.Jepi sa me shume se nuk te del ai dreq pensioni, nuk po i rrit babloku.Forca.
Eshte nje lukuni zagaresh (mbetje te thesit) qe presin kolltuqet. Se, nuk leh kot nga Amerika Dritan Demiri qe kujton se ketej eshte bere deti kos. Kjo adventure qelbesirash ka nis te behet e peshtire dhe shteti duhet te nderhyje per tu vendosir normaliteti
Doli 80-lekshi te flasi per protestuesit. Sipas 80-leshit po te kesh ber ndonje gabim ne te shkuaren ske te drejt te ekzisotsh e jo me te kerkosh te drejta. 80-lekshi, si spiun profesionist dhe bythlepires i regjur, e kanalizon mendimin ne 10 veta qe, e vertet, mund te ken probleme. Po keto jan statistika demografike. Ne dhjetra apo qindra mijra njerez do ket edhe nga keta. Po keta te pakten jan te sinqert ne ate qe duan e nuk kan dal aty ti lepijn bythen askujt, kan dal per te drejtat bazike, per insitucione qe jan ne funksion te individit e jo ne funksion te zhvatjes se individit. o 80-leksh, po te shofesh te shkuaren e Rames si mallist, shitesh ikonash te vjedhura, hajdut me cizma e rrahes grash, cfar do na thoshe per kete palloshin ton? apo ato vk, nuk quhen. bq portalesh.