Ministri i Drejtësisë magjistratëve të rinj: “Reforma nuk ka më fytyrën e ligjeve. Ka fytyrën tuaj”

29 Qershor 2026, 17:10Politika TEMA
Ministri i Drejtësisë magjistratëve të rinj: “Reforma

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, u bëri thirrje magjistratëve të rinj që ta ushtrojnë pushtetin që u jep ligji me integritet, përulësi dhe ndërgjegje, duke theksuar se besimi i qytetarëve te drejtësia ndërtohet jo vetëm mbi ligjin, por mbi karakterin e atyre që e zbatojnë atë.

Në ceremoninë e diplomimit të Shkollës së Magjistraturës, ministri tha se reforma në drejtësi ka hyrë në një etapë të re, ku suksesi nuk do të matet më nga ngritja e institucioneve, por nga cilësia e vendimeve, respektimi i të drejtave të njeriut dhe besimi që qytetarët do të kenë te sistemi.

“Nga kjo ditë e tutje, reforma nuk ka më fytyrën e ligjeve. Ka fytyrën tuaj,” u shpreh ministri.

Në fjalimin e tij, ai theksoi se magjistratët ushtrojnë një pushtet të veçantë mbi jetën, liritë dhe të drejtat e qytetarëve, ndaj ky profesion kërkon më shumë sesa njohuri juridike.

“Çdo profesion i beson njeriut pushtet. Magjistrati ushtron pushtet mbi të drejtat dhe liritë e tjetrit. Prandaj profesioni juaj nuk kërkon vetëm dije juridike. Kërkon karakter,” tha ai.

Ministri nënvizoi se edhe pushteti gjyqësor duhet të njohë kufijtë e tij, duke kujtuar se Kushtetuta, procedurat dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut vendosin kufij mbi ushtrimin e pushtetit, por ekziston edhe një kufi që nuk mund ta vendosë asnjë ligj.

“Kushtetuta i vendos kufij pushtetit të shtetit. Ndërgjegjja i vendos kufij pushtetit të magjistratit.”

Një pjesë të rëndësishme të fjalimit ministri ia kushtoi integritetit dhe përulësisë profesionale, duke paralajmëruar se rreziku më i madh për një magjistrat nuk është vetëm korrupsioni apo presioni, por humbja e aftësisë për të reflektuar.

“Ka vetëm një pyetje që nuk duhet të pushoni kurrë së bërë vetes: ‘A mund të jem gabim?’ Nëse një ditë pushoni së bërë këtë pyetje, mund të ketë filluar të ndodhë e kundërta.”

Në mbyllje, ministri u kërkoi magjistratëve të mos synojnë popullaritetin, por drejtësinë, duke theksuar se edhe pala që humbet një proces duhet të largohet me bindjen se është dëgjuar, është trajtuar me dinjitet dhe se pushteti mbi të është ushtruar brenda kufijve të ligjit.

“Besimi është forma më e lartë e autoritetit që mund të ketë drejtësia,” përfundoi ministri.

4 Komente

  1. 8
    85x8yc8kf04

    Heèeèeèeeeeeeeeeej moreeeereeeeeee degjoni dhe merrni vesh,vete Ministri i Drejtesise u thote magjistrateve se Reforma nuk ka fytyren e ligjit por te magjistrateve. Ku kuuuuùuuuuuuuuuuuuuuuuuicfare ministri injorant u ka ra per hise ketyre magjistrateve. Epo cfare mud te presesh nga ky qe kujton se Hajredin pasha eshte hero dibran.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Marseli

      NUK KA DREJTESI PA NDESHKIM EDHE NDAJ ATIJ QE ARRESTON,GJYKON E DENON NUK KURRE DREJTESI.PAMVARESIA E PROKURORIS E GJYQTARIT ESHTE NJE SOJ SIKUR UJKUT TI VARESH MELCIT NE QAFE DHE TE MOS I HAJ.NE QOFTE SE KOCI XOXE LEJOI SIGURIMIN MBI GJITHCKA,KY SISTEM LA PROKURORIN E GJYKATEN MBI GJITHCKA.GJYWTARI ARRESTON GJYKON DHE DENON.EDHE NE RASTE SE HIDHET POSHTE VENDIMI ,AI NUK PDON AS NJE GERVISHTJE.SHPENZIMET I PAGUAN POPULLI NGA TAKSAT.PA LERJANI ATIJ GJYJATESI TI PAGUAJ DHE TE NDESHKOHET DO TE SHIKONI SA MIR DO TE ECIN PUNET.KJO METODE ORGANIZATIVE ESHTE SJANDAL.

      Përgjigjjuni
      1. n
        nje e vertet e modhe........

        Fitir Arabi......

        Përgjigjjuni
        1. i
          i lir

          Pse zoti Minister nuk e permend askund numrin e Magjistrateve ? Sa Magjistrate dalin ne vit ? Sa dalin ne pension Pleqerie ? Sa largohen me veting ? Ne cilin shekull do pllotesohen Vakancat ne Gjyqesor ?

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje