Rama në mbledhje me grupin e PS, zbardhet kërkesa e kreut të qeverisë drejt deputetëve, mungon Spiropali

29 Qershor 2026, 11:45Politika TEMA
Rama në mbledhje me grupin e PS, zbardhet kërkesa e kreut të

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në mbledhjen e përjavshme të mbledhjes së Grupit të PS, e cila ka mbaruar vetëm pak minuta më parë

Burime nga kjo mbledhje për Top Channel citojnë Ramën t’i ketë kërkuar deputetëve të jenë më aktiv në rrjetet sociale dhe në Kuvend.

Kjo kërkesë e Ramës vjen në një kohë kur jo i gjithë grupi parlamentar i PS është shfaqur aktiv në rrjetet sociale përballë retorikës së shprehur nga protestuesit.

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu bën me dije se në këtë mbledhje nuk mori pjesë Elisa Spiropali, e cila në javët e shkuara ka komentuar protestën duke kërkuar që zëri i tyre të dëgjohet dhe të ketë reflektim

 

6 Komente

  1. P
    Preç Zogaj keshilltar i Spiropalit

    Spiro Pali i fshiu duart nga PS , tani eshte te grupimi i zgjedhjes se qeverise me gogla me lloto , shpresojme kur te fusi duart ne thés ne vende te goglave te kapi karrin... Kush eshte responsable , kuptohet Edi Rama te dali dhe ti kerkoje falje elektoratit socialist....

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nuriu

      Edi Rama ti kërkojë falje PS më parë, se e zbrasi nga njerëz si Spiropali dhe e mbushi me Zegjine!

      Përgjigjjuni
      1. A
        AI

        Nuri, spiropali ka nje vella, nje kunate dhe sidomos nje burre me MAL me dardha te ngrena pas kurrizit... SPAK po punon. Nje foto me oren e dores e SANADER, u be shkak qe te hetohej ish km kroat e te denohej. E pra bashkshorti i spiropales me ROLEX TE PA deklaruar (e kane detyrim ligjor) del PA problem e ben karshillek. Dhe Rolex-i eshte nje hic, krahasuar me parate publike te tenderave pa fund. Me vjen shuuuume keq qe spiropali e te tjere... nuk i rezistojne tundimit, Por ajo ka pranuar implikimin me familjaret, jo pastertine e vetes...si shume te tjere FATKEQESISHT!

        Përgjigjjuni
    2. T
      Titi

      Më aktiv?! Po të gjithë i ke hunj gardhi! Memec dhe dallaveraxhinj! Po fole ti, hidhen dhe këta! Irani? Po Irani! Greku? Po greku! Të gënjyer? Po të gënjyer! Ta hëngrën kokën dhe të morën më qafë!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Selimi

        Tani që deputetët e PS (ish PP) do komunikojnë më shpesh me publikun do kënaqemi me humorin e paparë. Jam kurioz të di se si do bëjnë që të flasë ai deputeti i Korcës që ska folur kurrë në parlament? Ky është ai deputeti që Peleshi e morri me vete për një vizitë pune në SHBA. Me siguri, atje nuk i është mbajtur goja se i than gjuhët e huaja. Do kemi humor dhe nga deputetët e tjerë që do përpiqen të mbrojnë arritjet e mëdha që Shqipëria ka arritur në sajë të udhëheqjes largpamëse të atij që emigroi në Francë dhe gjënë e vetme që bëri ishte tundja e allateve nëpër plazhet e Francës. Në sajë të kësaj pune të palodhur fitoi dhe para me të cilat bleu shtëpinë në Surel. Sa me fat që janë shqiptarët që e kanë! Po më me fat do të jenë në qoftë se udhëheqësi i allateve do vazhdojë që ti udhëheqë nga një plazh tek tjetri.

        Përgjigjjuni
        1. X
          XXX

          Po ca aktiviteti u kerkon ti ketyre aman. I zgjedh vete koqe e injorante dh e pastaj i do aktive. Jepi pallosh dhe bej si gjithmone, shkruaj vete ca do qe te thone dhe ta bejne share. Edhe aq edhe e kane me veshtiresi.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje