Po unë cilën të besoj, Irenën zëvendësministre të doganave, që kur vinte në Komision bënte be për kokën e Edi Ramës, apo këtë që lëviz nga karrikja në karrike? Edmond Spaho i përvishet ish-zëvendësministres së Ramës

28 Qershor 2026, 17:48Politika TEMA
Po unë cilën të besoj, Irenën zëvendësministre

 

Edmond Spaho i është përveshur sot ish-zëvendësministres së Financave të Edi Ramës dhe ish-nëndrejtoreshës së Doganave, pas një postimi të saj ironik për deklaratat e Spahos.

Spaho shkruan:

Irene, me kë sy e ke lexuar postimin tim, me atë me xham apo me atë pa xham?
Më fal, po ke ngatërruar qepët me patatet.

Asgjë nga ato që kam thënë për Ramën në të shkuarën nuk i heq presjen dhe i them edhe sot. Në postimin tim shkruaj që Rama duhet të kishte ikur me kohë për dëmet që i ka bërë vendit. Por ti këtë nuk e lexon, sepse të është thyer xhami.

Unë Ramës i them të mos ikë nga presioni i neomarksistëve, fondamentalistëve islamikë, sillogjeve të Epirit, xhamillarëve të Tetovës e Prishtinës, proletarëve të gjithë botës që nuk kanë prapanicë në vendin e tyre e duan ta rrëzojnë Trumpin në Tiranë, ambientalistëve fondamentalistë që për fondet që marrin duan që në Shqipëri të ketë vetëm zogj dhe kafshë të egra, të atyre që duan të fusin përçarje midis shqiptarëve në rajon dhe atyre që nuk duan integrimin europian të vendit.

Do apo nuk do ti dhe unë, Shqipëria është shumë afër integrimit europian, me meritë apo për arsye gjeopolitike. Të gjithë do mbajmë përgjegjësi para historisë nëse e djegim këtë mundësi për mustaqet e Çelos.

Ti mund të jesh pjesë e listës së 500 asambleistëve që pretendojnë ta qeverisin Shqipërinë post-protestë. Unë nuk i besoj këto marrëzi që ti i beson.

Unë nuk jam pjesë e asnjë liste, as tek lista e Asamblesë, por as tek listat e Saliut apo Edit. Jam i lirë dhe flas sipas bindjes sime, pa kërkuar ndonjë shpërblim.

Irene, po unë cilën të besoj, Irenën zëvendësministre dhe drejtoreshë dogane, që kur vinte në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave bënte be për kokën e Edi Ramës dhe grindej me mua, apo Irenën e 500 asambleistëve, shakaxhie e përparimit, që kërkon shkatërrimin e gjithë institucioneve dhe drejtimin e Shqipërisë me qeveri të përkohshme që do zgjidhen me short?

Sa për turpërimin, kur nuk ke ti që hidhesh nga një karrike në tjetrën, përse të turpërohem unë që kam ndenjur vetëm në një karrike, atë të së vërtetës?

Një këshillë: në protestë pi sa më shumë ujë. Mendja kokërr gruri është dhe nga vapa fillon e të lë.

Suksese në marrëzinë ku ke hyrë!

Lini një Përgjigje

Blog Tema