
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar ndaj fenomenit të parkimeve të gabuara në zonat urbane, duke e cilësuar këtë si një shkelje të rëndë të normave të bashkëjetesës qytetare. Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, ministri konfirmoi se Policia e Shtetit ka nisur një fushatë të intensifikuar për ndëshkimin e këtyre shkeljeve, të cilat janë ndër ankesat më të shpeshta që mbërrijnë në adresën e tij.
Në reagimin e tij, ministri vuri theksin te barazia para ligjit, duke u dërguar një mesazh të qartë atyre që abuzojnë me hapësirat publike.
“Një nga ankesat më të shpeshta që kam marrë në adresën time elektronike apo në telefon janë pikërisht parkimet e gabuara nëpër lagje e rrugë, të cilat bëhen shqetësim për banorët e komunitetit dhe përdoruesit e tjerë të mjeteve,” shprehet Lamallari.
Ai e përkufizoi parkimin e pakujdesshëm si një sjellje shpërfillëse ndaj rregullave dhe komunitetit, duke garantuar se forcat e rendit nuk do të bëjnë asnjë lloj diferencimi gjatë zbatimit të Kodit Rrugor.
“Një sjellje aspak civile, shpërfillëse ndaj normave ligjore dhe rregullave të bashkëjetesës në komunitet. Policia e Shtetit nuk do të tolerojë asnjë shkelje, pavarësisht se kush është shkelësi. Nuk ka rëndësi mbiemri që mban, pozicioni që pretendon apo marka e makinës që drejton. Para ligjit, të gjithë janë të barabartë dhe rregullat vlejnë njësoj për secilin,” theksoi ministri i Brendshëm.
Bashkëngjitur deklaratës, ministri publikoi edhe një video-material që pasqyron aksionet e fundit të Policisë së Shtetit në terren, ku shihen masat administrative dhe gjobat e vendosura ndaj drejtuesve që kanë bllokuar hapësirat e përbashkëta apo trotuaret.
Po sikur dënohej me burg ?
Pordhë i ke Lamallaro. Nuk ke bythë ti të merresh me horrat e Tiranës. Kanë thënë shumë si ti, por asnjë polic nuk ka këllqe të merret me pisat e horrat, sepse e heqin shefat nga puna. Kaq. Të tjerat mendoji vetë.
BRAVO... e veproni pa hezitim!
Zoti Minister, problem jane edhe ato biznese qe i kane parkimet me leje Bashkie Hene-Premte deri ne oren 20:00 dhe qe pas orarin te tabeles dhe ne fundjave vene arka plastike qe ti ruajne vendet. Keta jane fare lehtesisht te evidentueshem.
Zoti ministër shum flitet por pak bëhet,policia rrugore më shumë meret me ndonjë makinë të mbaruar se sa me të fortët,kaloni nga fjalët në vepra.... Në çdo vënd të botës policia rrugore nuk të fal cilido qofshin.Nuk kam pas respekt për ish min.Saimir Tahiri por policisë rrugore i la dorë të lirë dhe në atë kohë policia nuk të falte.
Ne shqiperi ligjin e bëjnë drogaxhijtë,trafikantët,banditët,kriminelët,maskarenjt,të dhunshmit. Kurse ky po na tregon prralla me mbret .
O Lamakari a llari llari qysh e ke ti, po tani u kujtove ti per kete mor lumjan i trashe? A harrova po kjo eshte pune e paster policie, c'ne ti rilindar te merresh me kete? Apo ske ca ben tjeter ti vemje qe ke 15 vjet zv/minister e minister e perbrendshem, sikur te kishe pas bab e gjysh mbas gjyshi polic prape sdo justifikohej...
Bravo Tahip,tashti shko tregoja gruas kte qe ke shkruar se mbase ta jep njehere per gjynof.