Ndërhyrja nga ajri me helikopterin e Forcave të Armatosura bëri të mundur vënien nën kontroll të zjarrit në kodrat e Hekalit, në Bashkinë Mallakastër.Gjatë gjithë ditës, helikopteri operoi në zonë duke ndihmuar forcat në terren në izolimin e vatrave të zjarrit.
Sipas drejtorit të repartit zjarrfikës të Bashkisë Mallakastër, Mandi Aliaj, në operacion u angazhuan 8 automjete zjarrfikëse, dy autobote uji dhe mbi 40 forca, mes tyre edhe efektivë të Forcave të Armatosura.
Kjo ishte vatra e fundit dhe më e vështira për shkak të terrenit të thepisur, ndërsa aktualisht situata është nën kontroll dhe nuk ka më rrezik për përhapjen e flakëve.
Lini një Përgjigje