Kush është zyrtari që informoi Armando Pacanin se ndaj tij ka urdhër-arresti nga Gjermania?

28 Qershor 2026, 17:30Kronika TEMA

Kush është zyrtari që informoi Armando Pacanin se ndaj tij ka

Një grup kriminal i drejtuar nga shtetas shqiptarë është goditur të martën e 16 qershorit nga Prokuroria e Posaçme dhe personat për të cilët është lëshuar urdhërarrest, akuzohen për trafikimin e të paktën 50 ton kokainë përgjatë viteve 2019-2021 dhe paratë i kanë pastruar në kulla, hotele e vila. Ky grup ka operuar në Amerikën Latine, Brazil, Belgjikë dhe Holandë, mes urdhër arresteve është edhe një për Armando Pacanin.

Mirëpo ajo që është shqetësuese, e gati gati alarmante është fakti që ky i fundit jo vetëm u njoftua paraprakisht se ndaj tij ishte lëshuar urdhër-arrest nga Gjermania, por mori edhe fotografi të dokumenteve zyrtare që vërtetonin këtë fakt.  Por SPAK ende nuk ka mundur të identifikojë atë person i cili nxori këto dokumente konfidenciale prej institucioneve shtetërore.  Pyetja që ngrihet ende pas gati dy javësh nga lëshimi i urdhër-arresteve është: Kush ka qenë personi i cili kishte akses në dokumentet sekrete të Interpolit dhe Ministrisë së Drejtësisë? Kjo është ende mister. 

Sipas VNA.al, në dosjen e SPAK një person i paidentifikuar i dërgon Pacanit mesazhet në SkyECCme këtë përmbajtje: “Ktu kam vetëm shkresën me vete, se ishin gjermanisht, do përkthejnë ata”, “kjo që kam, është shkresë që tregon nr e vendimit të gjermanisë dhe datat e tjera”. Pacani i shkruan: “për ca janë data”. Më tej personi tjetër i dërgon foton e një shkrese, nga përmbajtja e së cilës rezulton se urdhër-arresti ka numrin 703 Gs 255/20 dhe shihet vetëm pjesa 4.02.2022, e cila është data e urdhrit. SPAK ka kryer verefkime për urdhrin e arrestit, nëse i përket shtetasit Armando Pacanit, të cilit i janë dërguar foto të dokumentit përmes Sky ECC.

Më pas presoni tjetër i shkruan Pacanit: “Vlla se lart janë të dhënat, emri ditëlindja…”. Më pas i nis një shkresë të ministrisë së Drejtësisë. Pasi i dërgon foton i shkruan: “Të kanë shkruajtur dhe me nji emër tjetër motërq…”

“Nga shqyrtimi i dokumentit “Red Notice” lëshuar nga interpol ËËiesnaden/ Gjermani rezulton se ky shtetas është shpallur në kërkim nga Gjykata e Dormundit Gjermani me nr numrin 703 Gs 255/20 datë 4.02.2022”, theksohet në dosjen e SPAK.

Kujtojmë se Armando Pacani, është kreu i një prej grupimeve kriminale i cili furnizohej me kokainë nga Salvatore Shpërim Aliu. Ky grup ka operuar në Amerikën Latine, Brazil, Belgjikë dhe Holandë dhe personat e akuzuar, trafikantë dhe "biznesmenë" që u kanë pastruar paratë e përfituara nga veprimtaria kriminale me vila, kulla banimi dhe hotele, janë: Nikoll Bibaj, Isa Aliu, ?Sokol Bibaj, Florjan Musaj, Armando Pacani, Denis Matoshi allias Eldi Dizdari, Naldi Yzeiraj, Oklid Aliu, ?Dritan Gjika, Shpëtim Aliu. 

Lini një Përgjigje

Blog Tema