Pas shfaqjes së komunistes italiane në protest dhe pastaj fotografive me grusht lart të saj me partinë e Qorrit, Muli u mërzit shumë.
-Si e shpjegon ti këtë punë? i tha Muli Lelos. Ti një zëdhënës propozove e s’të pyetën. Vjen Qorri, na sjell një komuniste italiane dhe na merr protestën.
-“Të tjerë bëjnë punën, të tjerë veshin gunën”, thotë populli në këto raste, tha Lelo. Duhet të ishim më aktivë në këtë pikë. Duhet t’i tregonim Ramës që protestën e bëjnë gjermanët, siç ia bëmë te protesta e molotovëve. Ne i implikuam gjermanët tek molotovët e nuk i kemi përdorur tek këto protesta që janë paqësore. Kjo është përgjegjësi e deputetëve që kemi dhe që i paguajmë vetëm të na mbajnë marrëdhënie me botën, meqë Doktori nuk i ka punët mirë.
-Po kjo Jorida Tabaku me Gazin që na bien deputetë gjermanë në seli dhe s’na bien në protest? tha Muli. Kjo bie erë. D.m.th. nuk duan t’i sjellin dhe justifikohen se nuk duhet të dëgjojnë të huajt që protesta thotë dhe “Berisha në burg”.
-Aty është puna, tha Lelo. Ata duhet të ishin në lartësinë e detyrës që kanë në këtë rast. Nuk u falet.
-Do t’u jap ultimatum, tha Muli. Nëse nuk bien brenda javës një gjerman të djathtë në protest, do kenë probleme me zgjedhjet e reja se kemi para dhe Kuvendin.
-Duhet të jemi seriozë, i tha Lelo, se po na i marrin një nga një gjërat. Në fillim na morën sheshin, pastaj kauzën, pastaj sloganet, tani po na marrin dhe erzin duke na detyruar të dalim në shesh e të dëgjojmë “Berisha në burg”. Këtë s’duhet ta lejojmë më. Duhet të reformojmë protestën.
Lini një Përgjigje