Pas propozimit të Goxhaj që qeveria teknike tranzitore të zgjidhet me letër me vrimë, Muli i kërkoi Doktorit të dilte ta kundërshtonte. Kjo i dukej fundi i botës.
Pasi Doktori doli në konferencë dhe e kundërshtoi duke thënë se PD pranon vetëm qeveri të formuara sipas Kushtetutës, Muli ftoi Lelon t’i jepte një kafe.
– Më në fund u qetësova, i tha. Doli Doktori e hodhi poshtë propozimin e atij Goxhaj se kisha frikë se do na e ngecnin si premtim elektoral.
– Puna është që atë hedhin poshtë ata në protestë, tha Lelo, se ata pikërisht me Kushtetutën e kanë. Thonë që duhet bërë Kushtetutë e re.
– Po mirë, tha Muli, e kemi një mekanizëm mbrojtjeje. I themi që bëjmë dhe ne disa variante kushtetuese dhe e bëjmë me letër me vrimë kush do fitojë, meqë është puna tek shorti.
– Kjo po, tha Lelo, me këtë ua mbyll gojën. Por puna është se mos na thonë dhe ne zgjidhni dhe ju kryesinë e PD me letra me vrimë.
– Tek ne s’ka problem, tha Muli. I bëjmë të gjitha letrat me vrimë dhe ua çajmë vetëm atyre që propozon Doktori. S’kanë çfarë na thonë. Madje dhe i tregojmë publikisht votuesit.
– Epo kjo duhet mbajtur sekret, tha Lelo, se mund ta bëjnë dhe ata për qeverinë dhe zgjedhin kë duan vetë.
– Ke të drejtë, tha Lelo. Po ne muhabet po bëjmë, dy vetë jemi. S’ka nga del llafi.
– Atëherë duhet të gjejmë një arsye serioze, tha Muli, përveç asaj kushtetuese pse nuk duhet të votohet me letër me vrimë.
– Po, tha Lelo. Dhe propozimi është se votimi me letër me vrimë nuk mund të bëhet, pasi duhet pyetur i gjithë populli dhe jo vetëm ata që zgjedh protesta, se pastaj i bie që kalojmë nga një republikë që zgjedh kë i do qejfi, në një republikë që zgjidhet nga kush i do qejfi.
– Nuk e kuptova tamam, tha Muli. Si është kjo?
– Kjo do të thotë që tani kanë ankesë se pushteti zgjedh kë i do qejfi në qeveri, kurse kështu si propozon Goxhaj është më keq, se zgjedh një herë popullin që duhet të votojë, pastaj të tjerët i zgjedh me letra me vrimë. Pra, nëse republika jonë përdor popullin për të zgjedhur ca njerëz, kjo do të përdorë ca njerëz që të zgjedhin popullin që i duhet.
– Po kjo qenka skandal, tha Muli. Ata mund të mos më quajnë as mua popull me këto kritere.
Muli, baba i mushkut, hahahaha!