Kosova jashtë Samitit të NATO-s, MPJD: Ftohen vetëm anëtarët dhe partnerët e Aleancës

25 Qershor 2026, 22:40Rajoni TEMA
Kosova jashtë Samitit të NATO-s, MPJD: Ftohen vetëm

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka lëshuar një deklaratë pas raportimeve në media se vendi nuk është ftuar në Samitin e ardhshëm të NATO-s që do të mbahet në Ankara.

Në sqarimin e saj, Ministria thekson se Kosova nuk merr pjesë në samitet e NATO-s në cilësinë e një shteti pjesëmarrës, pasi nuk është anëtare e Aleancës dhe aktualisht nuk është pjesë e Programit të Partneritetit për Paqe (Partnership for Peace – PfP).

Për të sqaruar keqkuptimet dhe pasaktësitë e ngritura nga disa portale, theksojmë se Republika e Kosovës nuk merr pjesë në Samitet e NATO-s në cilësinë e shtetit pjesëmarrës, pasi nuk është shtet anëtar i Aleancës dhe aktualisht nuk është pjesë e Programit të Partneritetit për Paqe (Partnership for Peace – PfP).

Samitet e NATO-s janë takime të krerëve të shteteve dhe qeverive të 32 vendeve anëtare të Aleancës. Në raste të veçanta, në varësi të agjendës së samitit, ftesë mund të marrin edhe partnerë të NATO-s.

Në samitin që do të mbahet në Ankara, përveç vendeve anëtare, ftesë kanë pranuar partnerët e NATO-s në kuadër të Indo-Pacific Four (IP4) – Japonia, Koreja e Jugut, Australia dhe Zelanda e Re – si dhe Ukraina, në cilësinë e partnerit të NATO-s“, njofton Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Sipas MPJD-së, në samitin e Ankarasë, përveç vendeve anëtare, ftesa kanë pranuar partnerët e NATO-s në kuadër të Indo-Pacific Four (IP4) – Japonia, Koreja e Jugut, Australia dhe Zelanda e Re – si dhe Ukraina, në cilësinë e partnerit të NATO-s.Ministria nënvizon se Republika e Kosovës deri më tani nuk ka marrë pjesë në asnjë Samit të NATO-s si shtet pjesëmarrës. Pjesëmarrja e vetme e deritanishme ka qenë në kuadër të aktivitetit “Women, Peace and Security” (Gratë, Paqja dhe Siguria), të organizuar nga Departamenti i Shtetit amerikan në margjinat e një samiti të mëparshëm

“Ky aktivitet ishte një ngjarje e veçantë, e organizuar paralelisht me samitin, dhe nuk përbënte pjesëmarrje në vetë Samitin e NATO-s”, sqaron MPJD-ja.

Në fund të deklaratës, Kosova ripërsërit përkushtimin e saj për thellimin e bashkëpunimit me NATO-n dhe shtetet anëtare, si dhe aspiratën strategjike për anëtarësim të plotë në Aleancë.Kosova ka zhvilluar bashkëpunim praktik me NATO-n që nga paslufta e vitit 1999, ku Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) marrin pjesë në disa programe trajnimi dhe ushtrime të përbashkëta, por mbetet jashtë strukturave formale të Aleancës për shkak të statusit të saj ndërkombëtar.

1 Komente

  1. D
    Dire Straits !!!!!

    Arsyeja qe nuk merr pjese , eshte se bojaxhiu eshte ankuar ne Nato , se Kosova po drejton protestat destabilizuese ne Shqiperi !!!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje