“President Lumiri ose unë!”, Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

25 Qershor 2026, 12:25Rajoni TEMA
“President Lumiri ose unë!”, Haziri tërheq

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, tërhoqi deklaratat e mëhershme të bëra për Radion Evropa e Lirë lidhur me postin e presidentit.

Në një prononcim të mërkurën, ai tha se LDK mund të unifikohet dhe t’i ofrojë votat e 18 deputetëve të saj, në rast se Lëvizja Vetëvendosje, si partia fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit, i ofron postin e presidentit të vendit në një marrëveshje eventuale.

Por sipas tij, votat e partisë do të unifikoheshin në rast se emri I propozuar për president do të ishte ai I Lumir Abdixhikut, ose vetë atij, Lutfi Hazirit.

Ai sugjeroi se nuk do të kishte unitet për Vjosa Osmani,  pavarësisht se partia garoi ne zgjedhje me emrin e saj për presidente. Por pas publikimit të këtij lajmi Haziri shkroi në Facebook se “asgjë s’ka ndryshuar” dhe se nominimi i Vjosa Osmanit për presidente “mbetet i vetmi emër nga radhët e LDK-së”.

Ai tha se, “në kuadër të debatit paszgjedhor”, në emër të LDK-së ka paraqitur parime gjithëpërfshirëse dhe modalitete për bashkëpunim të mundshëm, me qëllim krijimin e stabilitetit politik dhe institucional. 

6 Komente

  1. O
    O Haziri, boj durim se keni Shqipnin n'krah

    Lutfi Haziri u plak por nuk u poq. Nuk kupton Haziri se Kosovaveshte ne prag te gremines, nuk kupton se e vetmja shprese per Kosoven eshte largimi i Kurtit me zgjedhje te reja ne vjeshte! Usa do e shpall VV nongrata, e Kurtin terrorist. Ne zgjedhjet e ardhshme sivjet ne Prishtine do te vijne te protestojne e votojne edhe 200,000 shqiptare per opoziten.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gabeli i Bregut Lumit nish Tulla nr.3 Tirone.

      Lumkeqi

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gabeli i Bregut Lumit nish Tulla nr.3 Tirone.

        Lumkeqi

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gabeli i Bregut Lumit nish Tulla nr.3 Tirone.

          Lumkeqi

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fatosi-kosove

            Hajt mos qani koken per kete pune se magarica haxhiu ka zgjidhje per te gjitha siq thot i ka 61 vota, dhe ate duke permendur me shum se dhjet her numrin 61 dhe ska turp, çdo njeri ne vend te saj do te turperohej te del para mediave kurse kjo qe u refuzua plot 84 her per tu ba kryetare e kuvendit eshe na shet moral, mjer kosova mjer,qeveri ne detyre,presednike ne detyre dhe krenohen se i paska votat bashk me minoritetet, sipas qenefit ma te mir çenkan hoxhiq e rashiq sesa shqiptaret,kshtu dikur thoshte edhe serbia se albanaci jan njerez te mire e shqiptaret nuk bajn hiq bile as si mickovski nuk na donin i cili thot se ska vend per shqiptaret as ne qiell as ne toke, e haxhiu me qenefin shqiptarin e gjalle e urrejne kurse te vdekurin e perdhosin veqmas ata qe kan dhane jeten per kosoven shtet.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pika qe na turperuat ju te VV

              Sa per president, secili prej dardaneve eshre gati. Vetem Kurti nuk eshte gati!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje