Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e ish-kryebashkiakut të Rrogozhinës Edison Memolla, mbetet në fuqi vendimi i Apelit të Posaçëm që e dënoi atë me 1 vit burg. Vendimi u dha nga Genti Shala relator me anëtarë Ilir Panda dhe Albana Boksi.
Memolla i cili aktualisht ndodhet ne burgun e Rrogozhinës u gjet fajtor nga dy gjykata për korrupsion në zgjedhje.
Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata e Posaçme e Apelit në 9 shkurt 2026 Memolla u vetëdorëzua në polici dhe më pas u transferua në institucionin e vuajtjes së dënimit.
Hetimet ndaj tij nisën pas publikimit të një audio-përgjimi, në të cilin Memolla, në atë kohë kandidat për kryetar bashkie, dëgjohej duke ndërhyrë tek një punonjës i OSHEE-së, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor.
Bashkë me Memollën u dënuan edhe Ndriçim Tafxhafa dhe Blerim Xhamani me 1 vit burg, ndërsa Isuf Tosku u dënua me 1 vit e 4 muaj burg, dënim që u konvertua në shërbim prove.
Drejtesi MUTI..... Te dhjefsha Reformen ne Drejtesi dhe SPAKUN e GJKKO o Edi Rama....... Po denojne njerez kot per te mbushur planin e burgosjeve..... Sali Karaxhici. Fate Gerdeci. Zen Sypeshkaqeni bejne moral per korrupsionin dhe krimin e organizuar