A mund të mbyllet reforma pa u dëgjuar Veliaj?

26 Qershor 2026, 12:15Blog TEMA
A mund të mbyllet reforma pa u dëgjuar Veliaj?

Nga Altin Ketro

Komisioni parlamentar për reformën territoriale-administrative po i afrohet përmbylljes së mandatit dhe ka përfunduar pothuajse të gjitha konsultimet me kryetarët e bashkive dhe me publikun, si në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, ashtu edhe në një sërë bashkish kryesore të vendit.

E vetmja bashki e papërfaqësuar në këto dëgjesa ka mbetur ajo e kryeqytetit, Tiranës. Kjo për shkak se prej afro 16 muajsh kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet në paraburgim.

Komisioni ka parashikuar një dëgjesë me Veliajn më 30 qershor, por realizimi i saj mbetet në varësi të vendimit të prokurorëve të SPAK-ut për autorizimin ose jo të pjesëmarrjes së tij.

Reforma territoriale-administrative është një nga ndërhyrjet më të rëndësishme në qeverisjen vendore. Ajo vjen si rishikim i reformës së vitit 2014, e cila u zbatua pas zgjedhjeve vendore të vitit 2015, dhe pritet të ndikojë drejtpërdrejt mënyrën e funksionimit të pushtetit vendor në vitet që vijnë. Pikërisht për këtë arsye, gjithëpërfshirja në proces nuk është një çështje formale, por një element thelbësor i legjitimitetit të saj.

Në këtë kuadër, do të ishte e paplotë që kryetari i Bashkisë së Tiranës të mos kishte mundësi të shpaloste qëndrimin e tij për një reformë që prek drejtpërdrejt territorin që ai ka qeverisur që nga viti 2015.

Pavarësisht vlerësimeve politike ndaj tij, Erion Veliaj mbetet kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Tiranës, një status i konfirmuar edhe nga Gjykata Kushtetuese.

Nëse prokurorët e SPAK-ut do të vendosnin të mos autorizonin pjesëmarrjen e tij në një dëgjesë me deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, duke e kufizuar në praktikë praninë e tij vetëm në hapësirën e procesit gjyqësor, kjo do të vinte në diskutim jo vetëm ushtrimin e të drejtave të një të zgjedhuri vendor, por edhe vetë respektimin e mandatit që i është dhënë nga qytetarët e Tiranës.

Në fund të fundit, çështja nuk është nëse dikush e pëlqen apo jo Erion Veliajn. Çështja është nëse një reformë që prek drejtpërdrejt kryeqytetin mund të konsiderohet e plotë dhe gjithëpërfshirëse pa dëgjuar zërin e institucionit që përfaqëson mbi një të tretën e popullsisë së vendit.

 

5 Komente

  1. D
    Dire Straits !!!!

    Nuk kemi nevoje per mendimet e nje hajduti per te bere nje reforme.......Lali te shkoje ne gjyqin e tij te cilin e zvarrit prej kohesh , dhe tallet me nje reforme tjeter , ate ne drejtesi te cilen e mbeshteti fuqishem bashke me bojaxhiun !!!!

    Përgjigjjuni
    1. z
      zeri i arsyes

      I pandehur per hajdut z Straits, deri diten qe shpallet fajtor (hajdut) nga gjykata, ai eshte nje qytetar i RSH si gjithe te tjeret.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Patrioti

        ne nuk kemi nevoje te degjojme idiotet Dire dhe ata pak debila qe e rrethojne, ti je nulla, ti je nje plesht i infektuar para mijrave shqiptareve patriote qe deshirojne nje shtet demokratik dhe jo rumpallhonen e shpellareve tip Sali berisha!

        Përgjigjjuni
      2. D
        Drejtesia te re si kjo sot ben vetem Saliu

        Trajtimi i Veliajt do ti vere vulen deshtimit te drejtesise se re. Dadod e dumane e banot do pergjigjen per padrejtesite. Gjermania do na kerkoje falje nje dite jur te kete nevoje per ushtare, dhe ne do ti dergojme te gjithe drejtesine e re te luftojne per te mbrojtur neofashistet e CDU.

        Përgjigjjuni
        1. h
          hila

          Hajdut thot derri Strais!!! e din ky derr derri se kush eshte hajdut e kush jo! Po ata prokuroret e gjykatsit qe u futen me miq e nderhyrje, pa zgjedhje e rregulla cfare jane o pisi i ndyt qe akuzon pa fakte por me letra anonime? nje njeri te zgjedhur nga 1/3 e shqiptareve qe votun?! Cfare prokuroresh jane ata qe hetun e po hetojne 21 janarin e nuk po akuzojne askend duke pas fakte e filmime origjinale, ku shumica e popullit i pa live e i din mire te verteten. na thuj o derri i prokuroreve. Shpifesit e mjere e inatcoret faqezij mezi presin rastin te njollosin te tjeret se mendojne se jane te gjithe si ato. basi kujtusi.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje