Ka një anekdotë nga koha e Mbretërisë Shqiptare. E pyetën Ahmet Zogun përse, ndryshe nga shumë monarkë të tjerë në Evropë që thirreshin (dhe thirren) “Madhëri”, ai përdorte titullin “Naltmadhni”. Thuhet se mbreti Zog u përgjigj shkurt: “Në mbretërinë time, çdokush e quan veten ‘Madhëri’. Prandaj unë i shtova vetes parashtesën ‘Nalt’, që të dalloj prej tyre.”
Kjo anekdotë shërben si metaforë për një problem që po shfaqet në protestën e zhvilluar prej javësh në bulevard, që është vështirësia për të prodhuar një lider të qartë që të udhëheqë ata që besojnë tek ideja e “Shqipërisë së Re”.
Masiviteti i një proteste nuk nënkupton domosdoshmërisht homogjenitet idesh apo interesash. Përkundrazi, sa më e gjerë të jetë pjesëmarrja, aq më heterogjene bëhet përbërja e saj. Dhe pikërisht kjo shumëllojshmëri e bën të vështirë ngjizjen e një drejtimi të vetëm, të një figure që të mund të mbajë mbi supe peshën e përfaqësimit të rrymave të ndryshme, të cilat në fund të fundit ta shohin atë si zërin më të plotë të aspiratave të tyre.
Kur brenda turmës pothuaj të gjithë ndihen si bartës të legjitimitetit, domethënë “Madhëri”, lind një ngërç i pashmangshëm: kujt duhet t’i besohet roli drejtues, domethënë i “Naltmadhnisë”? Në mungesë të një hierarkie të pranuar, konkurrenca e brendshme shpesh nuk prodhon bashkim, por përplasje ambiciesh, ku interesi personal fillon të mbizotërojë mbi atë kolektiv.
Në situata të tilla nuk kemi thjesht mungesë lideri, por një krizë të vetë përfaqësimit. Kur secili e sheh veten si burim legjitimiteti, roli drejtues nuk delegohet natyrshëm, por tolerohet me kusht. Dhe çdo lider i mundshëm nis jo nga forca e mandatit të tij moral apo politik, por nga dobësia e pranimit të të tjerëve.
Mjafton një pakënaqësi e vogël, një fjalë e nxituar, një mungesë vëmendjeje apo një keqkuptim i çastit, dhe struktura e brishtë e grupit rrezikon të shpërbëhet me shpejtësi, si kripa në ujë.
Në këto kushte, marrja e rolit të liderit, kur shumë të tjerë e pretendojnë po aq fort, shndërrohet në një nisje të vështirë dhe shpesh vetëshkatërruese për çdo lëvizje të re politike. Sepse lideri nuk mjafton të jetë vetëm vizionar apo orator i mirë. Ai duhet të jetë edhe një figurë e aftë për të bashkuar, elastike në marrëdhënie dhe e aftë të ndërtojë besim përtej ndasive të brendshme.
Kjo nuk është një dukuri e re në lëvizjet politike spontane. Shpesh, sa më organike dhe gjithëpërfshirëse të jetë një protestë në lindje, aq më e vështirë bëhet transformimi i saj në strukturë politike. Energjia fillestare nuk përkthehet domosdoshmërisht në organizim të qëndrueshëm.
Pa këtë aftësi për të shndërruar një turmë të fragmentuar në një trup të unifikuar politik, çdo përpjekje për t’u kthyer në alternativë pushteti rrezikon të mbetet një potencial i parealizuar ose të dështojë që në embrion.
PO EDHE MARIN MEMES I PELQEU TE ISHTE KRYEMISER I SHQIPERISE,PALE PASTAJ ALBINBYTHA QE E QUAN VEHTEN KRYEMISER I SHQIPETAREVE, PREJ SHUME KOHESH ,,,,,DHE TE DY JANE ANALFABETE PER DREJTIM TE NJE SHTETI NE DEMOKRACI
Eshte proteste populli o gomere. Doni lidere qe te politizoni pakenaqesine e popullit duke sulmuar nje individ, se i gjati nuk eshte mesuar me protesta nga populli. Eshte mesuar te beje cfare i do bytha dhe populli te rrije urte.
....jo mo jo , edhe protesta masive prodhon lider....p.sh protesta masive e 21 Janarit , prodhoi liderin suprem Ajatollahun El Edi bin Rama qin Pallosh te cilit ajo proteste dhe sidomos 4 te vraret i sollen shume fat ne KARieren e tij si "bojaxhi i Shqiperise" !!!!
O nene o nene ky eshte pjerdhur . A ka tru valle ?
Dire. . . , je duke ngrene mut me grushta ! Duhet te jesh fare gomar te flasesh absurditete te tilla qe nuk afrohen gjekundi ! Protesta qe vazhdon prej 25 ditesh eshte nje mase amorfe , me tyrli grupesh me interesa te ndryshme dhe "pa koke" qe kerkon shperberjen qe nga themelet te shtetit, kurse 21 janari ishte proteste masive qe ne krye kishte Partine Socialiste dhe liderin e saj legjitim ! Ke nevoje urgjente per mjek specialist per trurin .
O pallosha te paguar nga palloshi. Nuk do njeri lider. Duam te heqim hajdutin rama se po vjedhe edhe buken e femijeve. Po vjedh dhe po zhvat edhe te ardhmen. Po vret shpresen
Mos kini merak se dhe liderit e rinj do dalin por me pare te largohen keta qe jane gangrena e ketij kombi.
Eshte proteste e te huajve ne lufte kunder te huajve. Ata qe shikon jane idiote te perdorshem nga te huajt. Shiko parrullen ne foto. I kerkojne evropes te na degjoj.
Eshte nje virus i hershem qe eshte bere pjese organike e shqiptareve ! A nuk e shpalli veten Mbret i shqiptareve dhe jo mbret i Shqiperise Ahmet Zogolli ?! Sa princa arberore u larguan nga Beslidhja e Lezhes me Skenderbeun ne krye ? Arsyeja ka qene e njejte , secili prej tyre e shihte veten mbret te shqiptareve ! ! ! ! ! ! !
Sepse nga tufa e deleve nuk mund te dali nje lider .
Vdiq Mero per lider qe te filloje ta shaje.
sa loqe je o djale
Gomere.
Altin, përse ne disa aspekte kafshët në grup janë shumë më inteligjen se njerzit në turmë. Në studimet për ujkun. Ujku e ka forcen tek tufa, tufa e ka forcen tek ujku. Nē udhetim kopeja e uqërve ka nje pararoj 4-5 ujqërsh të fuqishem qe udheheqin dhe mbrojne tufën, dhe nje skalon tjeter qe mund ti vij ne dimë te parve por dhe ne mbrojte tē qendrës. Ne skalonin e trete jane pjesa me pak e fuqishme, te vjetër te sëmur femra ne prag lindje etj.Ndersa ne fund vjen nje grup perseri I fuqishe qe mbron shpinen e tufës.Tek babuinët është më e zhvilluar konkurenca se ne krye te tyre zgjedhin me inteligjentet.Dhe në këte aspekt të (tufës) kafshet janë më inteligjente.Ndersa njerzit qe kanë shekuj qe e kanë braktisur kopene mjafton 3-4 mendje te shkathta me qendrime te mbrapshta ta manipulojne dhe ta kthejne tek kushtrimi i te parëve. Por më kryesorja dhe me e thjeshta këto mendje te shkathta nuk dalin dot e të drejtojne se e reklamun protestës si antiamerikane. Eshtë një shprehje: Mua nuk më mungon guximi, por ështē frika që më dhjet.
Demokracia nuk është vëllimi i britmave në rrugë, por konsensusi i matur në zgjedhje dhe sondazhe. Kur shumica (ose shumica më e madhe) mbështet një qeveri, protestat e përhershme në rrugë rrezikojnë të shndërrohen në thjesht teatër për organizatorët jo vetëm por edhe të destabilizojnë vëndin pikërisht në momentin e arritjes së turistëve ku shumë biznese varen nga sezoni verës. . Njerëz mos u gënjeni, ka shumë gjëra që nuk shkojnë në këtë tubim.
Nexhmedin Spahiu eshte spiun Serb i deklaruar,dhe mbron Goxhajn natyrisht,spiuni mbron spiunin por bej cudi qe nje television publik kombetar Shqiptar i jep hpesire ketij plere
O Mero o bythqir, ça ishte ky titull: masive?! Ke shku ke numeru perdite pjesmarrjen per ta nxjerre sa me te vogel, tani doli masive! O t qifsha gruan baxhelle qe ke!
Ore djalë me këtë koment bëhesh figurë e urryer pëe njerzit . Artikulli hidhet poshtë me argumente dhe jo me sharje
Ne asnje shkence te darvinit nuk doli qe majmuni te bej qytetar njeriun.po njeriu te bashkjetoj me majmunin me tolerance natyre falur Pse traore ne Burkina Faso po kthen shkretetiren ne toke pjellore? Sepse ,selita ka uje boll, po per shitje, ne cezma shqiptaret enderrojne ujin e dhene nga zoti ta kene ne cezmat e tyre. Thjesht mungon termi te jesh I njerzishem. Ky virtyt na mungon, aq sa nene tereza u fal per ne deri ne diten e fundit te jetes. Si bohena shtet? Usa dhe Europa non grada ti sekuestroj paret ketyne neper banka, dhe cdo gje fillon si ne Burkina Faso, fillim i mbare gjysm e punes. Ne boteror seshte me zor te shkojme ku skemi nje akademi futbolli si fillim neper qytetet tona.
Kush nuk eshte me ju , filloni e shani Epo kjo pike e zeze, te sharen ne maj te gjuhes e keni
Kur një protestë e përmasave të tilla që nisi jashtë varësisë së partive politike, një shpërthim në pamje të parë spontan, por në realitet zjente prej shumë kohësh pikërisht ndaj pakënaqësisë të këtij sistemi politik është e llogjikshme që nuk mund të ketë një lider. Në mbi 35 vjet këta lider ekzistues dhe të "pazëvendësueshëm" të partive politike nuk kanë mundur të dalin nga një tranzicion ku sundon në çdo qelizë të shtetit e shoqërisë korrupsioni, klientelizmi, krimi, mungesa e drejtësisë dhe e transparencës, humbja e shpresës tek një rini që shikon të ardhmen e saj jashtë Shqipërisë, tek një shëndetësi e mjerueshme ku pacienti shikohet si klient apo më keq si bagëti në thertore, një arsim që nuk jep die, por shpërndan vetëm diploma me pagesë, një pronë që shteti jo vetëm nuk të jepë të drejtën e pronësisë, por t'a rrëmben me metoda mafioze, një kosto e lartë jetese me çmime mbi mesataren evropiane, por paga të niveleve indiane, një qeveri që kërkon të dhurojë filetot e territorit të vendit oligarkëve dhe familjes Trump për hotele luksoze duke shkaktuar dhe atë pjesë të virgjër që ka ngelur dhe në të njëjtën kohë qytetarët nuk kanë ujë të pijshëm në shtëpitë e tyre, nuk mund të gjejnë një plazh të lirë për të bërë një banjo në det!!!! Shqipëria nuk ka nevojë për lider që të ndihet "nalt madh i", por ka nevojë për të qënë njeri, qytetar që respekton demokracinë, ligjshmërisë, kushtetutën dhe zërin e qytetarëve!
Nese kjo proteste deshton perfundmisht shuhet cdo shprese dhe vendi i dorezohet krimit dhe korrupsionit si ne 30 vjetet qe shkuan. Miti i liderve duhet te bjere nuk sjellin asgje vec adhuruesve te tyre te bindur.
Po c lidere do zgjedhin keto kafshe me dy kembe? Ke te zgjedhin? Ata 2 apo 5000 veta ne shesh e mbajne veten per lidere dhe vdesin per nje cike kryeminister. Pse te hap rruge Sali Hajvani, Gone nevrasteniku, Dash rakia, Fred psikopati, Tos burgaxhiu, etj etj. Edhe Sale karin ne 90 e solli ne pushtet Ramiz Alia. Bile i beri dhe progamin dhe i tha hajde hidhu tani se shpejt do e gjesh pidhin e Sheqeres sic e gjeti. Edhe sot po te shikosh socialistet u kane vene ne dispozicion ketyre kafsheve te bulevardit ish themelus si Meksi, Malaj, Dade, Legisi, Zela, Gellci dhe me te rinj si Spiropali, Neomalsorja po ju nuk degjoni qe nuk degjoni dhe do perfundoni si Sali gerdalla. Ju edhe budallenj jini dhe sdini nga u vjen e keqja dhe s pranoni as ndihme. Pra copa mishi me dy sy. Hani dhe dhisni Haj tung!
Qarkullonte ķohe me pare ne fillim te viteve 90 nje barcalete: Ishin mbledhur ne nje demonstrate nje grup i madh njerëzish,nuk kishin flamingot per tu identifikuar,por nje problem shume me madhor.Parrullat dhe thirrjet "Duam pune","Duam pune"! Aty prane kalon nje person qe kishte nje biznes te vetin dhe kishte nevoje per njerëz per te punuar ne te.I afrohet njerit qe bërtiste me shume dhe i thote:Hajde qe tani me mua se une kam nje pune per ty".Protestuesi i habitur i kthehet atij:Ne gjithe ketë njerëz ketu,mua me gjete?" Edhe keta sot thërrasin duke mos ditur se cfare kërkojnë.Po t'i thuash ndonjërit nga ata hajde te shkojmë ne Zvernec dhe te kujdesemi per flamingot,do te thotë i habitur :"Mua me gjete?!!!!!
O ketri o ketrush shihe popullin se po vjen t'iu Shkuli nga karrigia e pushtetit.
Eshte proteste e te huajve ne lufte kunder te huajve. Ata qe shikon jane idiote te perdorshem nga te huajt. Shiko parrullen ne foto. I kerkojne evropes te na degjoj.
Me duket se artikullshkruesi nuk ka kapur nje aspekt thelbesor te ceshtjes. Nuk eshte puna se protestat masive nuk nxjerrin lider. Edhe mund te nxjerrin, por puna eshte se kjo proteste (qe nisi e bukur dhe me nje kauze fisnike), tani eshte shnderruar ne nje turme laramane, e perbere nga grupime me pikepamje e synime krejt te ndryshme nga njeri-tjetri dhe qe nuk kane asgje te perbashket. Cili eshte ai burre nene qe mund te behet lider dhe t'i vere nen nje emerues te perbashket grupime te tilla ku perfshihen neomarksiste, islamike ekstremiste, proiraniane dhe antisemite, bandite qe na i dergon Albin Kurti dhe nuk dine cfare kerkojne, antiperendimore, antiamerikane, grupe te se djathtes ekstreme qe mendojne t'i zgjidhin punet me plumb, politikane skutha si Shehaj, Llapa, Berisha etj., qe mendojne se erdhi ora e tyre etj. Ne qofte se do te dilte ndonje lider qe t'i bente bashke gjithe keto grupime ekstreme te tejskajshme, ai patjeter qe do te ishte mbinjeri. Por nje dicka e tille nuk ekziston, pervecse ne librat e Nices.