Parada e minimaturës një shëmti shoqërore

24 Qershor 2026, 19:21Blog TEMA
Parada e minimaturës një shëmti shoqërore

Nga Roland Lami

Minimatura në Shqipëri po humbet gjithnjë e më shumë kuptimin e saj si rit kalimi dhe po shndërrohet në një konkurs imitimi. Në vend që të shohësh adoleshentë që festojnë një etapë të rëndësishme të jetës, sheh adoleshent që përpiqen të ngjajnë me gjithçka tjetër përveç vetes. Djemtë parakalojnë në tapete të kuq të modeluar sipas figurës së "të fortit" të rrjeteve sociale, kostum i zi, makinë luksoze, syze të errëta dhe një mimikë që duket sikur kanë mbyllur një marrëveshje milionëshe. Vajzat, nga ana tjetër, paraqiten sipas manualit estetik të showbiz-it dhe influencerëve. Ironia është se të gjithë përpiqen të duken unikë, por përfundojnë duke ngjarë si produktet e së njëjtës linjë montimi.

Mosha e minimaturës duhet të jetë momenti kur një i ri fillon të kuptojë kush është. Tek ne duket se është momenti kur mëson kush duhet të duket. Identiteti personal, karakteri, pasionet, talentet apo veçoritë individuale zëvendësohen nga një katalog modelesh të gatshme që qarkullojnë në TikTok, Instagram dhe videoklipe muzikore. Në vend të pyetjes "kush jam unë?", dominon pyetja "si mund të dukem si ata që marrin më shumë vëmendje?".Kështu ceremonia e afirmimit të individualitetit përfundon si ceremonia e parë e dorëzimit të tij.

Më interesant është fakti se ky realitet artificial nuk prodhohet vetëm nga adoleshentët. Ata thjesht luajnë rolin që u është caktuar. Pas çdo fotografie perfekte, pas çdo makine luksoze të marrë me qira dhe pas çdo paraqitjeje të kuruar deri në detaj, qëndron familja. Me dashuri, krenari dhe shpesh pa e kuptuar, prindërit investojnë në ndërtimin e një versioni të idealizuar të fëmijës së tyre. Duke besuar se po i japin një ditë të veçantë, shpesh i japin një mësim shumë më të thellë atë që dukja vlen më shumë se autenticiteti.

Në këtë mënyrë, familja bëhet bashkëautore e një iluzioni kolektiv. Fëmija nuk paraqitet ashtu siç është, por ashtu siç shoqëria ka vendosur se duhet të duket për t'u admiruar. Askush nuk interesohet për librat që lexon, për talentin që ka, për idetë që mbron apo për karakterin që po formon. Këto nuk fotografohen mirë. Në fotografi dalin më bukur makina, markat, grimi dhe skenografia e suksesit. Dhe meqë këto janë gjërat që marrin duartrokitje, këto janë edhe gjërat që prodhohen.

Ndoshta minimatura shqiptare nuk është aq shumë festë e adoleshentëve sesa pasqyrë e shoqërisë sonë. Një shoqëri që flet për individualitetin, por shpërblen konformizmin, që predikon autenticitetin, por admiron imitimin, që u kërkon të rinjve të jenë vetvetja, por vetëm pasi të jenë siguruar se vetvetja i ngjan modelit të radhës të servirur nga rrjetet sociale.

Në fund të ceremonisë mbeten fotografitë, videot, komentet dhe mijëra pëlqime. Por pyetja më interesante mbetet pezull: mes gjithë këtij spektakli të kuruar deri në detaj, a festoi ndokush vërtet njeriun, apo të gjithë duartrokitën personazhin që ishte ndërtuar për publikun?

4 Komente

  1. N
    Nje prind

    I nderuar Lami nje nga problemet me serioze qe ju keni kapur .Ftoj qe ta lexojne Familja per mua eshte pika me dobet dhe shkaktarja kryesore qe ky brez po katandiset ne kete gjendje.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mashinisti i Trenit

      Roland Lami djali i spiunit te sigurimit te shtetit nga Lezhà Remzi Lani me pseudonimin ( Holta ) Nenen ambasadore ne Rome....demokraci e stilit te Ramiz Alise me spiuna sigurimi ( njerz te tredhur ) ne cdo sfere..! Ndaj parrulla RREVOLUCION e protestes popullore eshte me adekuate se kurre.! Poshte diktatura Neo " "Demokratike " Ramiz Sali Berisha RamoDuro.

          Lini një Përgjigje