“Shumica mbështet investimin në Zvërnec”/ Rama: Ky projekt nuk është më arsyeja e protestës

24 Qershor 2026, 19:48Politika TEMA
“Shumica mbështet investimin në Zvërnec”/ Rama: Ky

“Jemi në luftë digjitale”. Ky ishte mesazhi i kryeministrit Edi Rama në një mbledhje me drejtuesit politikë socialistë të 12 qarqeve në gjithë Shqipërinë.

Një mbledhje kjo e thirrur vetëm 4 ditë pas grupit të zgjeruar të PS, për të adresuar sërish protestat në bulevard dhe kundërshtimet ndaj investimit në Zvërnec e Sazan.

Në 1 orë mbledhje me dyer të mbyllura në PS, Rama u kërkoi drejtuesve politikë të angazhohen në dy fronte.

E para, çdo deputet të jetë më shumë aktiv në rrjetet sociale. Sipas porosisë së Ramës, askush s’mund të qëndrojë indiferent në këtë luftë digjitale dhe si deputetët, edhe kryebashkiakët duhet të jenë aktivë online për të thyer algoritmin negativ të sponsorizuar nga armiqtë e Shqipërisë në rrjetet sociale.

E dyta, deputetët duhet të jenë aktivë në terren. Të takojnë qytetarët, të dëgjojnë shqetësimet e tyre dhe po ashtu të mbajnë hapur zyrat e deputetëve në qarqe për të dëgjuar çdo qytetar që ka kërkesa apo ankesa.

Deklarata e luftës digjitale nga kryeministri Edi Rama vjen kur, pas 3 javësh, protesta bëhet modeste në bulevard, por vazhdon e ashpër në formë dixhitale.

Por edhe pasi dy ish-ministra të jashtëm socialistë, Elisa Spiropali dhe Ditmir Bushati, i janë bashkuar protestës së bulevardit, së bashku me deputeten malësore Marjana Koçeku, e cila u largua nga PS. Edhe këta pjesë e luftës digjitale kundër Ramës dhe Zvërnecit, me statuse në rrjetet sociale.

Edhe ky takim i kryeministrit Edi Rama erdhi në një moment kur PS po adreson kundërshtimet ndaj investimeve në Zvërnec e Sazan, të cilat që në krye të herës Rama i ka konsideruar një luftë hibride online, nxitur kryesisht si histeri ndaj Donald Trump dhe dhëndrit të tij, Jared Kushner, dezinformim nga shtete armiqësore si Irani apo shtete konkurrente, apo dhe aktorë e kundërshtarë politikë nga Shqipëria, Kosova apo Maqedonia e Veriut.

6 Komente

  1. R
    Rami

    Po normale qe aferat e rames jane 100fish i zvernecit.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkodrani

      PS ka vdekur është bërë fli për hatër të Ramës. Këta që ai quan deputetë janë idiotët me të cilët Rama ka rrethuar veten nga paranoia se ndokush mund t'ia marrë pushtetin. Tashti i kërkon të jenë të zgjuar dhe të mundin një popull që tashmë i urren të gjithë. Populli do të pastrojë shkakun pastaj edhe pasojën. Hap letrat që ke firmosur dhe mos dordollit si i çmendur. Të ka dalë boja!

      Përgjigjjuni
      1. K
        Klimax

        Çfarë thotë ky njeri?!!! Lidheni sa s'është vonë! Tërësisht qesharak!

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tema e felliqur

          protestuesit kane dhe nje kerkese tjeter. Bashke me doreheqjen e rames dhe hetimin e tij nga drejtesia, duhet te mbyllet edhe gazeta e propagandes tema.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Trojan

            Gerdec e Zvernec ne fyt kane me u ngeci, o Rame kalec.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Patronazhisti

              Duhet te ikesh ti o TRADHETARI i jone. Eshte shume e thjeshte.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje