Pse Flamingo Revolution u katandis te supa e ringrohur e doktorit?

24 Qershor 2026, 20:27Politika TEMA

Pse Flamingo Revolution u katandis te supa e ringrohur e doktorit?

Nga Ylli Pata

Vrulli, e më shumë zulmi apo viraliteti digjital në formë uragani i revolucionit të flamingove, është kthyer në një lëvizje.

E cila, duke qenë heterogjene, pra që ka brenda mjaft komponente politike dhe jo, erdhi si një lumë përpos njerëzor edhe virtual e mediatic jo thjesht në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Një protestë, e cila edhe pse mund të jetë edhe qytetare, ajo nuk ishte aspak spontane, madje mjaft mirë e organizuar, ç’është e vërteta prej shumë kohësh. Si e tillë protesta është demonstrim civik, është kartolinë e humorit të publikut, është pasqyrë e ndryshimit social, intelektual, apo edhe gjeneracional i vendit.

Një protest e tillë, sidomos në një mjedis politik amorf siç është Shqipëria, edhe si e tillë është një ndryshim epik.

Por siç thonë mjeshtrat e politologjisë botërore, gjithmonë pas epizmit në një lëvizje apo revolucion, vjen hapi i dytë që është komikja e në fund tragjikja.

Thënë të vërtetën, këto dy hapat po vijnë përnjëhershëm e në revolucionin e flamingove, grupet e shumta të interest, rrymat, apo edhe personazhet që synojnë të marrin kreun janë më shumë se vrimat në djathin zviceran.

Logoja “Shqipëria e Re”, që duket sikur ka ardhur nga realizmi socialist, në fakt është një gjetje mjeshtrash që janë marrë fort me pranverat arabe, e u ka rekomanduar se duhen mesazhe të thjeshta, sa më të qarta, sa më të forta, që populli të shokohet. Edhe “plumbi mbi politikanët”, nuk duket se ishte një sjellje emocionale e Dritan Goxhajt në një studio televizive. Është gjithashtu një klishe që “kardashët” që përveçse revolucione shkretëtirash merren edhe me skenare telenovelash epike, e përdorin fort.

Megjithatë, përtej zhurmës mbi personazhin e liderit të Flamingove, të cilin e bënë hasha që ditën e parë, e sërish fermani ka mbërritur nga lart e nga larg, çështja tjetër e “çuditshme” ishte “Paketa”. Jo ajo e Dritanit, e cila ishte mjaft më interesante, por ajo që zoti Goxhaj deklamoi në protestë.

E cila nuk është gjë tjetër veçse paketa e doktor Saliut, e cila na ka mbirë në bark që me protestën e armëve kimike. Domethënë o qeveri teknike pa Edi Ramën, o s’ka zgjedhje, e cila është si mishi në pjatë, plus sallaturinat e garniturës.

Po si ka mundësi që gjithë kjo lëvizje nuk hartoi një paketë më të ndryshme, ku përveç logjikës së qeverisë të kishte një vision apo ide sesi ata duan “Shqipërinë e Re”.

Tashti, duket se profesorët e protestës, nuk se kanë ndonjë draft, por nga lart e nga larg, ende nuk ka ardhur ndonjë gisht kartë në lidhje me këtë gjë. E kjo duket se nuk është aspak rastësi, ashtu siç ishte ai provokimi krejt pa lidhje me ambasadën amerikane, siç ishte caktimi i protestës më 4 korrik, apo prania e elementëve të spikatur antiperëndimorë në vitrinën e Revolucionit.

Më shumë sesa përmbajtja e Paketës, mjeshtrave të pranverave arabe ju pëlqen më shumë forma, simbolika, e mbi të gjitha kopertina. Të cilën në fillim të saj e qepën për mrekulli, por me kalimin e ditëve kërkohet diçka tjetër që ndez, apo kërkojnë nga lart e nga lart që të ndezi. Dhe fabula anti-amerikane, duket se u pëlqen mjaft, ndaj po gjejnë si gjilpëra në kashtë provokime që të ndezin.

TemA

10 Komente

  1. T
    Titi

    Qylaxhi sufllaqesh qeveritare! Çfarê dërdëllit kodra mbas bregut??!! Akoma me bufin vazhdoni të kërkoni kredi politike?? Bufi është kartë e djegur! Edi Rama, dorëheqje! Ktheja të drejtën qeverisëse popullit. Dorëheqje edhe si kryetar i PS. Ktheja partinë socialistëve!

    Përgjigjjuni
    1. d
      dIRE sTRAITS !!!!

      ********RAMA NE BURG_____BERISHA NE BURG_____TEMA NE HALE************

      Përgjigjjuni
      1. M
        Malesori

        Kjo do ndodhi shume shpejt me 36 gusht

        Përgjigjjuni
        1. S
          Skypion

          Ky tipi i shkarrashkrimit me lart ka te drejte. Eshte e vertete qe keto, ne thelb, kane qene dhe jane kerkesat e Opozites demokrate. Duke dashur te beje diversion, ashtu sic po mundohen te bejne te gjithe bashibozuket mediatike te narkoregjimit keto dite, ky po thote nje te vertete te thjeshte. Duke dashur ta banalizoje kerkesen e Protestes, ne fakt e arsyeton edhe me shume. Sepse, edhe grupi ne Proteste qe nuk e duan kete Saliun pra, dhe qe kelthasin "Berisha ne Burg", kane te njejtin mendim po me kete Saliun, se me Edi Ramen NUk mund te kete zgjedhje te lira! Edhe pse e urrejne, edhe pse e shajne edhe pse duan ta shohin ne burg, me ne fund kane ardhur tek mendimi i tij, i shprehur kaq e kaq here, se ne narkoregjimin e Monstres Rama NUK mund te kete zgjedhje te lira. Keshtu pra, te gjitha grupet e ndryshme ne proteste, te majte, e ekstremit te majte, LGBTQista dhe Erjonvelista, nacionaliste, konspiracioniste, te paparti, oportuniste te gjithe keto grupe pra po i bashkohen grupit me te madh protestues atij Opozitar demokrat qe ne kaq e kaq protesta keto vite ka thirrur me te madhe pikerisht keto pika qe po thirren nga protestuesit e sotem. Nuk ka lavderim me te madh per Doktorin, qe edhe armiqte e tij te bien ne nje mendje me te per monstren Rama. Ne e dime te gjithe, qe thirrja "Berisha ne burg" eshte per tu hequr zagareve te narkoregjimit argumentin se protesten po e drejton Sali Berisha. Doktori e di kete, prandaj u ben thirrje demokrateve te mos ua ndije per thirrjen kunder tij, por te dalin masivisht ne proteste. Demokratet e dine kete dhe po dalin. Grupi i protestuesve demokrate eshte me i madhi nder grupet e tjera; dhe keshtu do te jete deri sa te shporret monstra Rama. ja pra si erdhi puna, te gjithe po bien ne nje mendje me Saliun se me Ramiun ne pushtet nuk mund te kete zgjedhje te lira! Cfare ironie, cfare gallate! I madh doktori, per bese i madh! I beri edhe socialistet ta bejne te veten qendrimin e tij kryesor politik!

          Përgjigjjuni
        2. T
          Tof

          Prape ky patoku me shkrime propagande. Kot lodheni, me shume do forcohet protesta

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kinostudio Shqiperia e re

            Po thoheni hapur kush eshte personi i Kinostudio Shqiperia e re pse keni frike. Eshte spiuni Preç Zogaj Fatos Lubonja Shkullaku Spiropali Ditmir Bushati Arben Malaj Muslim Gjerrizi Petrit Vasili... mbeturinat e partive politike. Keta do dalin hapur po shkrepi , nese nuk shkrep do fshihen , ikin do genjejne jo s'isha une shokova nje dite , shpifje do rifillojne ti keni kazaneve mediatike deri sa ti krijohet nje mundesi , endacaket qe enden rrugesh jane dekore nga kinostudio Shqiperia e re e Preç Zogaj. Keta vec i forcojne pozitat e Rames pasi kur shikone karravidhet e tipit Sazan Gurri Alfred Çako Shpend Gashi Baki Goxhaj Romeo Kari kjo ka mbaruar pa filluar akoma.

            Përgjigjjuni
            1. E
              Emigranti shqiptar

              Organizatorët më 4 korrik, kanë ftuar diasporën për të protestuar..... . Mirëpo diaspora nuk voton, as në Shqipëri, as ju dërgohet fletë votimi atje ku banon....... Ata që votojnë janë emigrantët.... . Dhe nga emigrantët këta të protestës, por dhe Sali Berisha, kanë frikë..... . Sepse e panë se si votuan emigrantët vjet në maj...... . Në shumicë dërrmuese për PS..... E kuptoni këtë që shkruajta?..... Shiko si vjen anës DIRE TRASTA po nuk e kupton kush quhet diasporë dhe kush janë emigrantët.... . Pra diaspora nuk ka të drejtë të votojë në Shqipëri. Shtetasit shqiptarë me banim jashtë vendit kanë të drejtë të votojnë.--------------------------------------------------------------------------------- Prapë nuk e kuptuat!!!???

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dash Rrakia pace plonci dhe grosh

                Po pelikanet kaçurrel i keni harruar. I do Dash rrakia te pjekur nje dopio Rraki pak gjize... Ta degjoshe pijanecin Dash rrakia kur flet thua : ky eshte burre i mire i drejte me nje intonation te folur prej babaxhan , po jooo mijauuu duhen rregullua gjonat , jo per mua , une nuk du asgje mijahooo por per keta se gjynof .....te jesh naïve ta besoshe e hengre sa krahu , ky eshte burri me i felliqte me qelbesir , 30 vjet deputet pa parti pa elektorat me votat e debileve te PD, tani qe doli ne ledh ju bashku mbeturinabe

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Flamingos i rane pendet

                  Pendet e flamingove rane nje nga nje dhe protesta doli cullak si antiamerikane, antiizraelite, gatuar me mish dhije berishist antiqeveritare

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Thjesht

                    Nderim per ata protestues, qe po i rezistojne propagandes se pushtetit, i cili ka leshuar ne sulm te gjithe arsenalin .

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje