Gonxhja publikon bilancin e pagave: Mesatarja u trefishua që nga 2013, objektivi 1,200 euro deri në 2030

24 Qershor 2026, 21:30Politika TEMA

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka prezantuar përmes një analize në rrjetet sociale bilancin e treguesve kryesorë të pagave në vend, duke e cilësuar periudhën nga viti 2013 deri në mesin e vitit 2026 si një dekadë të transformimit të thellë të të ardhurave të shqiptarëve. Sipas shifrave të bëra publike, politikat e ndjekura për formalizimin e tregut dhe rritjen e punësimit kanë sjellë një rritje të ndjeshme si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat.

Të dhënat krahasuese tregojnë se paga mesatare bruto në shkallë vendi është pothuajse trifishuar gjatë këtij harku kohor, duke u shkëputur nga nivelet minimale të një dekade më parë.

“Gjatë këtij dhjetëvjeçari, treguesit kryesorë të pagave kanë shënuar rritje të ndjeshme. Paga mesatare bruto ka pësuar rritje nga 321.7 € në vitin 2013, në 935 € në vitin 2026. Në sektorin publik, kjo rritje reflektohet nga 371.8 € në vitin 2013, në 1,094 € në vitin 2026. Ndërsa paga minimale është rritur nga 22,000 lekë në 50,000 lekë,” detajon Gonxhja në postimin e tij zyrtar.

Projeksionet dhe objektivat për vitin 2030

Përveç bilancit të deritanishëm, ministri ka shpalosur edhe projeksionet makroekonomike të qeverisë për fundin e kësaj dekade. Synimi mbetet rritja e qëndrueshme e standardit të jetesës dhe përafrimi i pagave me mesataren e rajonit dhe Bashkimit Evropian.

Sipas planit të parashikuar, brenda katër viteve të ardhshme pritet një tjetër hov rritjeje në të dy sektorët e ekonomisë:

“Deri në vitin 2030, paga mesatare e përgjithshme në (sektorin privat dhe publik) parashikohet të arrijë në 1,200 euro, ndërsa në sektorin publik parashikohet të jetë 1,300 euro,” bën të ditur kreu i dikasterit.

Tabela e mëposhtme pasqyron ecurinë e treguesve të pagave sipas të dhënave zyrtare të zbardhura nga ministria:

Gonxhja publikon bilancin e pagave: Mesatarja u trefishua që nga 2013,

4 Komente

  1. D
    Dire Straits !!!!

    Jemi ne pritje te versionit "Zeqine" per keto shifra !!!! Mund te jene me inkurajuese se keto te Gonxhes !!!!!

    Përgjigjjuni
    1. K
      Korabi

      PS e ka zene gjumi ne kembe nuk pasqyrojne asnje arritje qe eshte bere ne vite qe nuk kane qene pak ne te gjitha fushat .Sic duket nuk ka kush ti beje te ditura per publikun.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Beni

        O klloun beje llogarine ne leke dhe jo ne euro. Euro ishte me 140 lek athere dhe sot me 94. Sa ushqime blije me rrogën para 13 vitesh e sa blen sot?

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gummy Bear

          Zoteri , merruni me strukturen se si funksionon tregu ne vend .A eshte i lire vertet ,a rregullohet nga oferte kerkesa.Kush e mbron qyetetarin nga spekulimet.Ju thoni do te rritim rrogat, qe te nesermen cmimet rriten pa asnje arsye, per 3 muaj vendimi hyn ne fuqi cmimet rriten perseri dhe ky jo vetem eshte reaksion zinxhir qe i rrit gjithandej cmimet , por edhe perseritet ne menyre te pacipe , sa here qe qeveria del me rritje Pagash.Nese shteti nuk eshte i afte ta nderprese kete cikel te djallezuar spekullimi qe ,ne kohe nuk ka cuar pothuaj ne asnje rritje reale te fuqise blerese edhe pse rroga eshte rritur nominalisht.Athere Qeveria , sidomos e kesaj foirce qe quhet e Majte duhet te rifuse mbrojtjen e Qytetareve per artikujt e shportes.Duke Vendosur tavan per cmimet e Artikujve te Shportes , por jo Shportes made in Albania,me miell dhe vaj .Po te shportes sipas te njejtit numer artikujsh si ne BASHKIMIN EUROPIAN ku duam te hyjme.Vetem keshtu do te ruhet fuqia blerese e rrogave

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje