Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur është kushtetuese. Angazhimi qytetar dhe respekti për ligjin ecin së bashku!

24 Qershor 2026, 20:14Politika TEMA
Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur

Presidenti Bajram Begaj mori pjesë në aktivitetin e organizuar me rastin e 100-vjetorit të Prefekturës së Tiranës, ku përveç vlerësimit për rolin historik të këtij institucioni, u ndal edhe te protestat gjatë javëve të fundit në vend.

Gjatë fjalës së tij, kreu i shtetit u shpreh se aktiviteti zhvillohet në një moment kur qytetarët po shprehin publikisht shqetësimet dhe pritshmëritë e tyre në mënyrë paqësore.

Begaj theksoi se, në respekt të pozicionit dhe neutralitetit kushtetues të Presidentit, e drejta për t’u shprehur dhe për të marrë pjesë në jetën publike është një vlerë e mbrojtur nga Kushtetuta.

Sipas tij, kjo e drejtë duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Presidenti nënvizoi se konsolidimi i demokracisë dhe zhvillimi i qëndrueshëm i vendit mbështeten te angazhimi i përbashkët i qytetarëve dhe institucioneve për të vepruar në përputhje me Kushtetutën, interesin kombëtar dhe atë publik.

“Korniza kushtetuese, së bashku me rregullat e shtetit ligjor dhe demokracisë, përbëjnë garancinë kryesore për funksionimin e drejtë të shoqërisë”, u shpreh Begaj.

Kreu i Shtetit shtoi se mbetet i përkushtuar në mbrojtje të Kushtetutës, të të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, si dhe në nxitjen e një klime bashkëpunimi dhe dialogu që i shërben interesit kombëtar, të ardhmes europiane dhe vlerave euroatlantike të vendit.

Në pjesën tjetër të fjalës, Begaj vlerësoi Prefekturën e Tiranës si një institucion që prej vitit 1926 ka shërbyer si urë lidhëse mes qeverisjes qendrore dhe komuniteteve vendore, duke garantuar stabilitet, rend dhe zhvillim.

Ai tha se 100-vjetori i këtij institucioni është një moment reflektimi për rolin e administratës publike dhe nevojën për rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve.

5 Komente

  1. K
    Ka qene pushim

    Ku ishte ky bajga e rames deri tani. Mos ka qene me leje ndoshta

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire Straits !!!!!

      Tani ky quhet Sh.T.Haxhi Borom Begaj se ishte ne haxh......, se shpejti do behet veziri i pare i Ajatollahut El Edi bin Rama Qin Pallosh !!!!!

      Përgjigjjuni
    2. n
      nje e vertet e modhe........

      Eh mer lanet Bayromi,nuk mund te te rri verra rehat....duhen mbeshtet birazeret e Ajotallahut!!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shkodrani

        Edhe mbrojtja e integritetit territorial është pjesë e kushtetutës por zotëria jote firmosi çdo letër që e cënon.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dua vendi tim

          Largohu president,gjumi jot po ben dem per vendin ekz e tij ,nqs vazhdon keshtu largohu!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje