Një debat i tensionuar është zhvilluar në sallën e GJKKO-së mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit gjatë seancës gjyqësore ndaj tyre.
Gjatë fjalës së tij, Meta ka mohuar çdo ndikim apo përfshirje në çështjet që lidhen me disa persona të përmendur në dosje, duke deklaruar se nuk ka pasur asnjë SMS apo komunikim që lidhet me ta.
“Nuk ekziston asnjëlloj ndikimi për Adrian Shatkun. As për askënd tjetër. Asnjë SMS për Monika Kryemadhin, Piro Xhixhon… Nuk kam asnjë dijeni për veprimet e Monika Kryemadhit, i di vetë ajo. Ato historitë e mesazheve i di zonja Kryemadhi”, u shpreh Meta në sallë.
Në vijim të seancës, Monika Kryemadhi i është përgjigjur Metës me tone të larta, duke kundërshtuar deklaratat e tij dhe duke i quajtur ato “thashetheme”.
“Boll se nuk është ashtu. Me llafet që të sjell Altin Dumani, thashetheme flet këtu. Mos u merr me llafe grash. Akoma merresh me thashethemet e Tedi Blushit?”, është shprehur Kryemadhi.
Pas ndërhyrjes së gjykatës për të qetësuar situatën, Kryemadhi ka vijuar replikat, duke thënë se nuk e duron më këtë situatë dhe duke paralajmëruar se mund të lexojë edhe mesazhe në sallë.
“Kam 4 vjet që e dëgjoj dhe e duroj. Edhe babai im të çohet nga varri, nuk e duroj dot më. Do të t’i lexoj dhe unë mesazhet ty, të marrësh vesh”, tha ajo, duke iu referuar edhe deputetit të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i cili ndodhej në sallë.
Gjykata ndërhyri menjëherë duke paralajmëruar Kryemadhin se nëse vijon me sjellje të tilla mund të përjashtohet nga seanca dhe të gjobitet.
Kokat Hangshi Kurva,Kokat Hangshi o Zot.Famija me Zombi mbas Berishes keto jane.Vetem vila qe kishin kishte 11 dhoma,per qen dhe mace me Hale,tani bojne si te Virgjer.Yyyy Rrace Muti Bastardesh.Duhet te dy te Denohen me Burg,por Likja denohet dhe per Vrasje,pyeteni Berishen qe e Akuzoi para te gjithve.Jepni denim per Vrasje,mos u merrni me Patet se ato po te doni ju te Spakut i gjeni brenda Dites,por jane bere Marreveshjet:Denim e shumta 2 vite Burg per Liken dhe pastaj iken ne GB dhe jeton si Sheik.Lum Populli Shqiptar per Spakun e Berishes.
Teater beni ju HAJDUT te Lesh e Lise.
Nuk ia vlen të prishet familja për punë thashethemesh. Njëherë e një kohë ishte fronti i lagjes që merrej me zgjidhjet e mosmarrëveshjeve mes burrit dhe gruas. Në mungesë të frontit të lagjes, shteti të ndërhyjë dhe t'i fusë në një qeli të dy për nja 20-30 vjet që të sqarojnë keqkuptimet. Madje, nëse nuk kanë kundërshtime, të fusin dhe Blushin bashkë me ta si punë ndërmjetësi.