Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku janë përfshirë një kamion dhe një automjet.
Sipas informacioneve paraprake, një kamion është përplasur me një automjet që drejtohej nga një shqiptar i Kosovës.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën në vendngjarje. Ndërkohë, motra dhe djali i tij janë dërguar në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime zyrtare bëjnë me dije se të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Pas ngjarjes, drejtuesi i kamionit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, ku po kryhen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e përplasjes tragjike.
PO TE RRISH GJITHE NATEN NE PROTESTE ,NORMAL PA GJUME OSE DHE ME NDONJE VIZE DHE HOPA......