Flamingot e kinostudios "Shqipëria e re"

24 Qershor 2026, 10:30Blog Nga Ylli Manjani

Mesa duket, alternativa që na serviret sot në debatin publik është e thjeshtë: ose je me revolucionin, ose je armik i tij. Ose je me UÇK-në dhe kundër NATOs, ose je me politikën aktuale. Ose i jepet “plumbi ballit” establishmentit dhe lind Shqipëria e Re, ose mbetesh peng i së vjetrës.

Vetëm se kjo “Shqipëri e Re” ngjan më shumë me Kinostudion “Shqipëria e Re” sesa me një projekt serioz politik. Skenarët revolucionarë, heronjtë e pagabueshëm, armiqtë absolutë dhe fundi i lumtur pas një akti të madh dhune po rikthehen fuqishëm në qarkullim. Sikur të mos kishin dështuar kudo ku janë provuar.

Mesa duket komunizmi vazhdon të mbetet një ide “sexy” për një pjesë të shoqërisë sonë. Ndoshta sepse ne kurrë nuk arritëm të njohim plotësisht as demokracinë funksionale dhe as ekonominë e lirë konkurruese. Ndoshta sepse ende ushqehemi me iluzionin se problemet e ndërlikuara zgjidhen me një akt heroik, me një revolucion, me një spastrim, me një përmbysje të madhe.

Por revolucioni, në fund të fundit, ka vetëm një produkt të sigurt: dhunën.

Prandaj nuk më habit që disa prej puplave njëkëmbëshe të revolucionit kanë filluar të kërkojnë zgjidhje me plumb. Revolucioni pa dhunë është si zjarri pa nxehtësi; nuk ekziston. Ajo që më duket qesharake është pretendimi se politika paska nevojë të korrigjohet me vrasje, sikur demokracia të jetë një poligon qitjeje dhe jo një sistem ku pushteti merret e hiqet me votë.

Sa më takon mua, kam qenë dhe mbetem kritik ndaj çdo politikani. Ndaj qeverisë, opozitës, pushtetit të sotëm dhe atij të djeshëm. Por kritika nuk më çon tek urrejtja dhe urrejtja nuk më çon tek dhuna.

Nuk kam mbështetur kurrë vrasjen e politikanëve dhe nuk do ta mbështes as sot. Për këtë arsye i kam urryer gjithmonë revolucionet: ato janë fabrika të dhunës kolektive, vende ku turma të manipuluara shkumëzojnë derisa binden se vrasja është virtyt dhe kundërshtari nuk është më njeri, por objekt për t’u eliminuar.

Nëse kushti për të qenë pjesë e “Shqipërisë së Re” është të adhurosh logjikën e plumbit, atëherë unë zgjedh të jem jashtë saj.

Kam zgjedhur të jem shqiptar paqësor. Kam zgjedhur të jem qytetar i një vendi anëtar të NATO-s, aleancës që bombardoi Serbinë dhe krijoi kushtet për lindjen e shtetit të Kosovës. Kam zgjedhur të besoj se liria ndërtohet me institucione dhe ligj, jo me ekzekutime politike.

Si individ nuk kam fuqinë t’u heq politikanëve karriget e tyre. Ato ua jep dhe ua merr populli. Por po aq e sigurt është se nuk mund të bëhem as vrasës dhe as mbështetës i vrasësve.

Mbi këtë bindje është ndërtuar qëndrimi im kundër dhunës, pa përjashtime dhe pa rezerva.

Prandaj, kur dëgjoj flamingot e revolucionit të predikojnë plumbin si zgjidhje politike, nuk shqetësohem aq sa argëtohem. Sepse historia ka treguar se revolucionarët janë shumë të zotë për të shpallur Shqipëri të Reja, por jashtëzakonisht të paaftë për t’i ndërtuar ato.

Dhe kështu, ndërsa flamingot vazhdojnë vallëzimin e tyre njëkëmbësh rreth revolucionit të radhës, pjesa tjetër e shoqërisë do të bënte mirë të kujtonte një të vërtetë të thjeshtë: demokracia është e lodhshme, e ngadaltë dhe shpesh zhgënjyese, por mbetet pafundësisht më e mirë se çdo utopi që fillon me plumb dhe premton parajsën.

14 Komente

  1. D
    Dire Straits !!!!

    Si gjithmone , me pershendetjen drejtuar Ydhit , me fjalet qe ai vete u ka thene protestuesve nga studio e TV : "...Po ku je o debil , o idiot , o ndyresire , o te shkerdhefsha fisin deri ne brezin e trete..." !!!!!

    Përgjigjjuni
    1. J
      Je neveri

      Oj Dire.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dire, ti je vete Kurti i ISIS

        Revolucion i islamikut Kurti te Iranit po vdes perdite me shume. Ajo qe kurti fitoi kesaj here eshte se 99% e shqiptareve jane kunder dardaneve dhe mendojne se kufijte me Kosoven duhet te kontrollohen dhe hyrja e tyre te lejohet vetem me viza, njesoj si gjithe qytetaret e Serbise pjese e te ciles Kosova eshte sipas 1244. Dardanet e e vrane shtetesine gjysmake te tyre, sic bene me Presheven dhe muslimanet e tjere te RMV. Kjo eshte fitorja e Kurtit te Iranit.

        Përgjigjjuni
      2. B
        Bravo

        Pa fjale... je i Yll sic ke emrin

        Përgjigjjuni
        1. c
          ccc

          Ore ky Ylli ka drit'hijet e veta, si cdonjeri prej nesh, por duhet pranuar se ka filluar te mbaje qendrime te drejta dhe ne interese te publikut.

          Përgjigjjuni
          1. q
            qazim

            Respekte Manjani,i ke thene te gjitha por mbi to eshte thenja lapidare ne paragrafin e fundit per demokracine.Lum kush ka mend ne koke dhe jo thjesht masiv truri abstrakt.Budallenj dhe delirante ka pasur ne çdo kohe dhe do te kete.

            Përgjigjjuni
            1. n
              nje shqiptar

              Nje analize gjakftohte , respekte. Duam ndryshimin por jo me dhune. O shkruesa, shikoni cfare shkruan zoti Manjani dhe mos kaloni ne ofendime se tregon nivel mjeran

              Përgjigjjuni
              1. R
                Rolandi

                Z. Ylli, Nuk eshte se jam fans i joti sepse shpeshhere ben shkrime kontraverse, por duhet ta pranoj qe je origjinal dhe kohet e fundit ke shkruar me pergjegjesi te larte qytetare(sipas meje). Ndersa ky shkrim eshte vertet Yll Njerezve u mer koka ere shpejt, i rremben emocioni, momenti... 1997 eshte akoma e fresket (luftuam me arme ne dore...ke?...njeri-tjetrin), por si gjithmone ne nuk nxjerrim mesime...dhe sigurisht do ta pesojme prape (Ishalla jo) Une jam nje person qe me shpirt jam per ndryshim, per rrotacion elitash, jam me protesten paqesore shume te bukur deri tani....por jam KUNDER dhunes apsolutisht. Nje perseritje e vitit 1997 do ishte nje katastrofe e vertete. U sugjeroj protestuesve ta lexojne mire kete shkrim tendin...dhe jo vetem ata por edhe "elitaret" e qeverise dhe opozites....

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sul Kodra

                  Tre here ne dite keni Fyyyyellin e Dibres hajdutin , servilin e motorrizuar , goje perdaluri , llapsti i cdo prapanice ky eshte Fyyyyyyyyyyyelliiiiiiiiiiiiiiii Krye legen i peshtire deri ne neveri.!

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sul Kodra

                    Tre here ne dite keni Fyyyyellin e Dibres hajdutin , servilin e motorrizuar , goje perdaluri , llapsti i cdo prapanice ky eshte Fyyyyyyyyyyyelliiiiiiiiiiiiiiii Krye legen i peshtire deri ne neveri.!

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Sul Suma

                      Sul cke ruje sumen se tu nxeh shume nga inati

                      Përgjigjjuni
                    2. 1
                      1qytetar

                      Shume sakt.I ftoj ta lexojne ata qe kane deshire te dine. Mos shiko titullin dhe autorin dhe fillon e fyeni.lexoje o shqiptar i shqiperise.Nuk jam simptizant i tij,por problemi qe e shqetson ate dhe shume prej nesh.

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Lleshi,Haxhi.

                        Z.Ylli ke të drejtë por kur vjen te fjala KOMUNIZËM ke kufizime,të cilën më vjen keq se e ke nga:-Inati politik,ose nga PADIJA. Ylli po të mos ishte ai sistemi para këtij shumë si ju që grini dotë ishit me dele,dhi ose lopë si dhe unë.Ji objektiv deri në fund ashtusi e nise karierën poltike.Kësaj i thonë që për inat të dime vjere shkoj efle me një burë tjetër.

                        Përgjigjjuni
                        1. G
                          Gojore pa fund

                          Yllo e paske kap noi investim strategjik,nga tokat qe i ka lon plaka Edvinit. Mos e prish emrin e mire si opozitar i perhershem. Gojorja ste shko plako.Por po te pelqeu vazhdo

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje