Ka një ngjarje e cila mund të merret si analogji me situatën politike që po zhvillohet sot në Shqipëri. Kryeministri britanik, Keir Starmer, dha dorëheqjen dy vjet pasi riktheu në pushtet Partinë Laburiste, e cila për vite me radhë ishte mundur nga konservatorët. Pasi mori drejtimin e qeverisë, ai u përball me kufizimet e realpolitikës dhe nuk arriti të përmbushte një pjesë të premtimeve elektorale.
Kjo u reflektua në zgjedhjet e para vendore pas ardhjes së tij në pushtet, ku laburistët pësuan humbje. Rezultati prodhoi pakënaqësi dhe një krizë besimi brenda vetë grupit parlamentar laburist. Pikërisht kombinimi i këtyre dy faktorëve: humbja e mbështetjes elektorale dhe lëkundja e mbështetjes politike në Parlament, çoi në dorëheqjen e Starmerit.
Tani le të kthehemi në realitetin shqiptar.
Më në fund, organizatorët e protestës në Tiranë kanë dalë me një sërë kërkesash politike. Dy prej tyre janë thelbësoret: dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit Rama dhe e qeverisë së tij, si dhe krijimi i një qeverie teknike e tranzitore, jopartiake me mandat 12 mujor.
Jo rastësisht po ndalem vetëm te këto dy kërkesa, sepse ato janë të vetmet që synojnë ndryshimin e menjëhershëm të pushtetit politik në vend. Të gjitha kërkesat e tjera, pavarësisht rëndësisë që mund të kenë, mbeten debate programore dhe institucionale që mund të zhvillohen brenda rendit aktual politik.
Që në fillim duhet thënë se kërkesa për një qeveri teknike nuk i përgjigjet realitetit politik shqiptar. Historia e qeverive teknike në Shqipëri ka treguar se ato nuk kanë qenë qeveri me mandat të plotë politik, por struktura të përkohshme administrimi, të ngritura për të menaxhuar tranzicione në periudha krizash të thella. Shembujt më domethënës i gjejmë në vitet 1991-1992 dhe në vitin 1997.
Për më tepër, është iluzion të mendosh se një qeveri teknike qëndron mbi politikën. Ajo merr vendime politike, administron shtetin dhe zbaton politika publike, por pa mbajtur të njëjtën përgjegjësi politike përpara qytetarëve si një qeveri e dalë nga vota.
Por problemi kryesor i kësaj kërkese është një tjetër. Si mund të pranojë një shumicë parlamentare me 85 mandate të dorëzojë pushtetin tek një qeveri teknike me mandat 12 mujor?
Në një demokraci parlamentare, pushteti nuk buron nga ultimatumi politik, por nga numrat në Kuvend. Sot qeveria Rama jo vetëm që nuk ka humbur shumicën parlamentare, por vazhdon ta gëzojë atë në mënyrë të konsoliduar. Nuk ka rebelim të brendshëm, nuk ka krizë votash dhe nuk ka asnjë situatë të krahasueshme me atë që çoi në largimin e Starmerit në Britani.
Madje, edhe në skenarin më ekstrem, kryeministrit Rama dhe shumicës socialiste do t'u interesonte të shkonin në zgjedhje të parakohshme sesa t'u jepnin kundërshtarëve politikë, të vjetër e të rinj, një vit kohë për t'u organizuar.
Ekziston edhe një aspekt tjetër që e bën problematike kërkesën për një qeveri teknike 12 mujore. Ndërkohë që qeveria shqiptare ka një agjendë të përbashkët me Bashkimin Evropian për përmbylljen e negociatave brenda vitit 2027, protestuesit kërkojnë ngritjen e një qeverie tranzitore që nuk ka marrë mandat për këtë proces dhe që do të kishte natyrë të përkohshme.
Negociatat për anëtarësim nuk janë thjesht çështje administrative. Ato kërkojnë vazhdimësi politike, vendimmarrje të qartë dhe përgjegjësi institucionale. Pikërisht për këtë arsye partnerët evropianë preferojnë të negociojnë me qeveri që gëzojnë mandat të plotë politik dhe mbështetje të qëndrueshme parlamentare.
Për pasojë, një ndërprerje e kësaj vazhdimësie do të krijonte pasiguri dhe rrezik real për ngadalësimin e procesit të negociatave. Shqipëria nuk ka luksin të humbasë kohë në një moment kur objektivi strategjik i integrimit evropian është më pranë se kurrë.
Një shembull i freskët vjen nga Britania e Madhe. Pas dorëheqjes së Keir Starmer, samiti i planifikuar mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian u shty deri në qartësimin e situatës së re politike në Londër. Kjo tregon se proceset strategjike ndërkombëtare kërkojnë jo vetëm institucione funksionale, por edhe qartësi politike mbi atë se kush mban përgjegjësinë për vendimmarrjen.
Në këtë kuptim, edhe Shqipëria do të përballej me të njëjtin problem, një periudhë të gjatë pasigurie politike pikërisht në momentin kur vendi synon të përshpejtojë rrugën drejt anëtarësimit në BE.
Ka edhe një aspekt tjetër që nuk duhet harruar. Në vitin 2027, Tirana do të presë Samitin e NATO-s, një ngjarje me rëndësi të veçantë për Ballkanin Perëndimor dhe për vetë Shqipërinë si vend anëtar i Aleancës. Në një moment të tillë, pyetja që lind natyrshëm është nëse një qeveri teknike me mandat kalimtar do të kishte peshën dhe autoritetin e nevojshëm politik për të përfaqësuar vendin në një forum të këtij niveli.
Për këtë arsye, kërkesa për qeveri teknike nuk duket si një zgjidhje reale e krizës, por më shumë si një formulë politike që nuk gjen mbështetje as në aritmetikën parlamentare dhe as në prioritetet strategjike të vendit.
Kështu që, të dashur organizatorë të protestës, pavarësisht se në bulevard dalin edhe shumë qytetarë që me të drejtë kanë halle dhe shqetësime me administratën publike, kërkesat që paraqisni nuk i përgjigjen realitetit politik aktual.
Kjo qeveri u rikonfirmua si shumicë në zgjedhjet parlamentare në maj 2025, fitoi sërish në zgjedhjet e pjesshme vendore të nëntorit 2025 dhe nuk përballet me asnjë krizë numrash në Kuvend.
Prandaj, nëse synimi juaj është të bëheni alternativë pushteti, rruga nuk kalon nga kërkesa që shumica parlamentare t'ju dorëzojë në tavolinë qeverisjen, por nga ndërtimi i mbështetjes elektorale. Shfrytëzojeni kohën deri në zgjedhjet vendore të vitit 2027 për të matur forcat tuaja në terren, për kryetarë bashkish dhe këshilla bashkiakë. Aty fillon prova e parë e vërtetë politike përpara betejës së madhe të vitit 2029.
Deri atëherë, qëndroni me këmbë në tokë dhe kërkoni mbështetje në elektorat anembanë Shqipërisë, sepse në demokraci pushteti nuk fitohet me ultimatume apo me retorikë revolucioni, por me vota.
Rama duhet te mbledhi 500 mije socialist ne shesh dhe ti marin me dru keta gjakprishur. Kush jane keta horra qe vendosin kushte . Njerez qesharak. Dritan bytha Goxhaj qe ngeli kazaneve mediatike per nje cope buke ky islamist i pa pune . Ky eshte persone ne kerkim pse qéveria nuk e dorreone kete kriminel ne hage.
Po si mund t'i imponohet shumica pakicës, si mund t'i kërkohet dorëheqja qeverisë ku para nje viti fitoi bindshëm.Mund te protestojnë ,jane ne te drejtën e tyre , po ne te drejtën e tyre jane dhe shumica e heshtur qe nuk duan ndryshimin e qeverisë, po sikur te dalin dhe ata te protestojnë pro qeverise qe ska bulevard qe i nxe, cfare behet pastaj!?
Te rrojne koqevaret e binit qe jane " diaspora" shqiptare,iranianet Dritanit dhe bershistet e zent.Ne mengjes.po shkoja ne plazh kalonin makinat dhe femijet bertisnin erdhen koqevaret.Pse.
Ju anarkistët e sheshit të leshit, ato kërkesave politike, futni në sumë Nuk mund dhe nuk benë të provoni ta shembni shtetin demokratik që ka 2/3 e votueseve dhe 83 deputetet në Parlament. Rebelimi i juaj mafioz i një grup shpirte shitur - armiq të kombit dhe shtetit po gërvalleni në shesh që t’i plotësoni të dëshirat çetnikëve serb, islamistëve ekstreme dhe shqipfolësve tradhtar. Jo, Shqipëria ka zot shtëpie.
Kërkesat e 1 përqind të popullit (që nuk dihet a e meriton të quhet popull apo një turmë e tredhur, e manipuluar nga ata që ngrefosen me paratë e huaja), pra kjo masë e vogël dhe kaq shumë laramane, që proteston me fjalë kundër qeverisë por në fakt kundër 99 përqind të popullit të vërtetë, që është kundër tyre, është kërkesë politikisht keqdashëse dhe antishqiptare, është një kërkesë e formuluar nga padronët e tyre, që i paguajnë për të realizuar destabilizimin e vendit. Të gjithë përrenjtë e helmit derdhen tek ai lumë që kërkon të helmojë të ardhmen e Shqipërisë. Gjërat që duken nuk duan kallauz.