Halil Matoshi

Detyra e Kryeministrit ose Kryeministër n’detyrë!?
Nata nisi me ni shfaqje madhështore idealizmi. Kur Kosova bâhej gadi për pavarësi, heroi ynë nxori në rrugë aktivistët e brumosun mirë me teoritë e revolucionit Trockist (të përhershëm.)
Synimi? Me e luftu Paketën e Ahtisaarit dhe vetë atë pamvarsi shtetnore që diqke për me u lé.
Dhe si në çdo dramë të fortë kombtariste, dikush duhet me e pagu faturën e gjakut.
Mon Balaj dhe Arben Xheladini u dërguen drejt e në kthetrat e
dekës. si mish për top, për kauzën e madhe, absurde dhe boshe, të modelueme si sovranizëm, që doket si ni pavarsim ksenifob.
Pamvarsia u shpall, shteti u njoft nga 120 kombe, porse dy jetë të reja u flijuen thjesht për me ndërtu skenografinë e qëllimeve të mfshehta të Albin Kurtit.
Ni çmim i vogël për ni ego të madhe, kishin me thânë cinikët!?
Tëvona, si çdo përrallë moderne politike, gjithçka vazhdoi me ni rrenë të qepun tegel.
Tue shitë ni keqinformim epik mbi bisedimet me Serbinë. Sipas tyne, Kosova nuk ishte ndoni parajsë me flamingo, po me vorre masive; ni vend ku dëgjohej vetëm ziu i qyqes zâ aty-këtu. “Nuk kemi me bisedu kurrë me Serbinë pa i kthye të pagjetunit dhe pa i pagu dâmet e luftës!”, bërtiste në megafon “Trocki i Prishtinës’ që i thanë dikur Gulit (për flokët si të futbollistit holandez) me dëshpërim artificial, lideri i Vetëvendosjes, Kurti.
Dhe çfarë ndodhi?
Serbia natyrisht që nuk lëvizi as gishtin e vogël.
Por Albini popullor, ai vrapoi, u ul ne Borellin e Vučić-in e dikur me Laicak.
Me pasion nënshkruejti Marrëveshjen e Brukselit dhe sekuencimin e Ohrit. Dhe krejt në fund, si i çuem kllapie të gjatë e hipnotizuese, klithi me habi fëmijërore: “Kenka e keqe!?”
Me sa duket, ky âsht sekreti i Albinizimit: premto parime, nxit konflikte dhe në fund merr disa kmisha, rregullo keavaten e prano krejt çka kundërshtove!
2. Arti i dorzimit, “Zajednica” dhe nacionalsocializmi pa thoj
Por Albinizimi nuk ndalet me kaq; ai shkëlqen aty ku dështimi shitet si fitore gjeniale.
Kujtoni Këshillin e Evropës. Dera ishte e hapun, anëtarësimin po e merrte praktikisht falas. Duhej vetëm ni gjâ e vocerr: me e njoftë ni vendim të gjykates që, ironikisht, ishte gjykatë kosovare, për pronat e Manastirit të Deçanit.
Masi hëngri fjalët e veta dhe e nënshkroi, ra mu aty ku nuk pritej. Aleatët i thanë ta dërgonte draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe (vetëm Kurti dhe Serbia zyrtare i thonë Zajednicë e komunave serbe) në Gjykatën Kushtetuese – po atë pjesë të marrëveshjeve të paraardhësve, që ky i kishte mallkue.
Por heroi ynë, sovranisti i madh, nuk i besoi gjyqësisë së shtetit të vet. Pse t’i besonte ni gjykate kosovare? E kishte ngritë “regjimi i përmbysun”.
Ashiqare edhe miqtë e tina ideologjikë, ata socialistët evropianë të salloneve, i pëshpëritën se drafti i BE-së për Asociacionin ishte i rrezikshëm. I primë nga ni mosbesim i fellë dhe inati patologjik ndaj institucioneve të shtetit të tij, Albini nuk e dërgoi në Kushtetuese. Pse? Sepse në levën e tij për të marrë pushtetin, ai vetë ia kishte ndërru emnimin dhe ia kishte fry kompetencat, tue e quajtun “Zajednicë” dhe “parashtet”. Si munej me i tregu popullit se “Zajednicën” që dikur e luftonte me gaz lotsjellës, tash po e paketonte vetë me fjongo euroeaniste?
Si ‘bonbonierat’ e kanaxheçeve ballkanike.
Kujtoni kohën kur Prishtina kallej flakë.
Nuk ishin ato protesta popullore për bukën e gojës, ose lirinë e mungueme, jo!
Ishin protesta të pastra ideologjike të aktivistëve të brumosun me të majten revolucionare.
Kur LDK-ja, me naivitet politik, i dha mundësinë e ni koalicioni, (2020) Albini zbatoi tabijatet e tij të preferueme: i poshtnoi partnerët publikisht, që më pas t’i akuzonte për tradhti.
Aty dha dëshminë e parë se ai nuk kërkon bashkëpunim apo partneritet, por nënshtrim.
Deri në dominim absolut mbi shoqninë kosovare.
Dhe ia doli. Erdhi në pushtet. Fuqishëm. Me ni makineri propagande që do ta kishte zili çdo regjim autoritar, ai krijoi ni frymë të re. E kombinoi me mjeshtri sentimentin e rrezikshëm nacionalist me idetë barazitare të së majtës – tue gatu ni lloj nacionalsocializmi deklarativ, pa thoj. Popullizëm qobanësh në ni orkestër fyllash.
Krejt në fund, kur ndodhi akti terrorist në Banjskë – i mbështetun hapur nga inkursioni i shtetit serb – Albini e zmbrapsi atë, falë informatave sekrete dhe mbështetjes së aleatëve. Por, në vend të ni reflektimi shtetnor, ai e ktheu gjakun e asaj nate në ni produkt të thjeshtë marketingu, të cilin vazhdon me e përdorë si ushqim elektoral nëpër fushata zgjedhore. Sepse për Albinizimin, çdo krizë, çdo sulm dhe çdo jetë e humbun âsht thjesht ni karburant ma shumë për motorin e tina të pushtetit.
3. Veriu si letër bixhozi dhe matematika e pastër e pushtetit
Dhe qe ku jemi sot, në aktin final të kësaj drame politike. Pasi i dështuan të gjitha premtimet e mëdha dhe kartat e parimeve, në duert e Kurtit ka mbetun vetëm ni letër e fundit bixhozi: Veriu i vendit.
Ni Veri ku ai sot âsht teknikisht i pranishëm, por politikisht krejtësisht i papranueshëm. Âsht i pranishëm me shtetrrethim, autoblinda dhe polici speciale, por i papranueshëm si vullnet politik i atyne që jetojnë atje.
Dhe cila âsht ideja e tina madhuere politike për me e zgjidhun këtë nyjë? Asni!
Thjesht nuk ekziston asni ide, përveç status-kuosë që prodhon vota, disa ndalesave inkursive të Serbisë dhe disa kazermave policore me hak, atje.
Sepse synimi i vërtetë i Albinizimit nuk âsht integrimi i Veriut, por detronizimi dhe zhbâmja totale e opozitarizmit brenda shpisë së vet. Për me e mbrri këtë, ja duel me e bâ nj shpikje monstruoze: e kombëtarizoi mendimin politik përmes spiunimit dhe paranojës.
Në Kosovën e sotme, nëse guxon të kesh ni mendim ndryshe nga zyra e kryeministrit, nuk je thjesht ni kritik – por ni anmik.
Bilanci i këtij xhonglimi cinik âsht ni kryevepër e matematikës elektorale: Dy vjet krejtësisht të hupta për Kosovën deri tash në sanksione, izolim e stagnim, por plot katër palë zgjedhje të fitueme rrast, për pushtet personal! Kosova munet me e hupë udhën, por Albini nuk e hupë pushtetin.
4. Eksporti i krizave, anmiqtë imagjinarë dhe përplasja e madhe e historisë
Pasi kreu punë me nënshtrimin e grupeve opozitare brenda Kosove, kryemjeshtri revolucionar ka kalu në nivelin tjetër të lojës: shmangien e zbatimit të Marrëveshjes me Serbinë.
Neglizhimin përmes xhonglimit taktik.
Sepse nëse zbaton Marrëveshjen, ia hanë kryet të vetët e magjepsun.
Dhe ai nuk ngritet ma politikisht.
Taktikat i ka gjeniale në thjeshtësinë ikonike të tyne: bâ numra, krijo cirk, por mos kryej asni punë të vlefshme në shtet, mjafton me siguru edhe ca vjetë të tjera mbi fronin e pushtetit në ni vend t’lemë nga shpresa e t’vramë ideologjie.
Por Kurti nuk ka strategji.
Për me e bâ këtë lojë edhe ma emocionuese, ai pos anmikut të brendshëm, ka fabriku ni anmik të ri të madh matanë oqeanit: Presidentin Donald Trump. Por meqë nuk ka guximin me e thanë këtë publikisht, ai gjen ni tabelë më të vogël qitje: shan dhe sulmon aleatin e Trump, Richard Grenell.
Plani i madh taktik?
Me msy konsumimin e plotë të mandatit të Trumpit (ai u flet besnikëve të vet se qysh Kosova âsht mirë mos me qenë fare në ‘radarib’ e Trump!?) tue u zvarritë, pa marrë asni përgjegjësi shtetnors e tue u justifiku me kinse mungesën e institucioneve të qëndrueshme ndërkombëtare. Dhe kur lodhet nga kjo skenë, lëshon perlën e tij të radhës me broçkulla pseudo-intelektuale: “Unë jam Kryeministër në detyrë e herë në detyrën e Kryeministrit”.
Vet shmanget, po i shtin minustrat palaqo me i thanë jo prohektit të gazit të kângt anerikan (LNG).
Tue u kamuflu mas ni projekti legjendar të dështuem që në epokën e Jugosllavisë (1988) atë të gazifikimit të linjitit, tue ligjeru qe gjeopolitikën mos me ja lânë të djathtes, sepse âsht aq e randsushme, Kurti përsdyti po luen buxhoz me aleatët rreth gjeopolitikës që mban erë gazi!?
Spari e pati thânë këtë ish aleatja e tij, Presidentja “e preme n’besë”, thuese politika âsht kategori kanunore.
Projekti i Vjosa Osmanit me LDK-në doli nga historia palavdishëm.
Turma, natyrisht, mbyll sytë dhe duertroket si e xhindosun.
E mafia energjetike e hemisferes proruse trashë qafen.
Por Albinizimi nuk mjaftohet me kaq.
Ai ka ndërsy ni ushtri të tânë me nacionalistë të vjetër e neo-enveristë të ri, bâmun tubë, nga të gjitha hapsinat shqiptare të ish-Jugosllavisë, për me luftu egërsisht kundër identitetit të veçantë kulturor dhe shtetnor kosovar. Misioni i tyne?
Me kthy shqiptarët prapt, në kohë te Rilindja Kombëtare e para dy shekujve, sikur shteti i Kosovës të mos kishte ndodhë kurrë.
Pasi shtypi narrativën e UÇK-së brenda vendit, tue goditë figurat ballore të saj “që kanë majtun pushkën në krah ni vjet” dhe që janë korrumptu deri n’asht, Kurti stigmatizo PDK-në dhe Aleancën, tue e shtri projektin e tij të kaosit edhe jashtë kufijve.
Hallakati dhe përçau faktorin politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut – atë që dikur lidhej rreth Arben Xhaferit dhe më pas Ali Ahmetit – vetëm për me kriju ni ‘Disposable Digital Prop’ – ni krijesë propagande për ni përdorim – “VLEN”, krejtësisht konfuze dhe impotente përballë politikës klerofashiste të VMRO-së.
E gjitha kjo, ndërsa në Prishtinë e shpall anmiqsor çdo mendim ndryshe dhe ushqen ni luftë të hapun kundër pushtetit të Edi Ramës në Tiranë.
Edi Rama, ka kriju profilin iluziv të Kurtit pa e njoftë historinë e ngjitjes së tij deluzive; e merr për inteligjent ni enverist të regjun. Fajin ua gjuen sallahaneve të VV-së. E nuk e di ose shtihavet kinse nuk e di që pa urdhnu lideri suprem. VV-istat s’guxojnë me çelë gojën.
E piknisht Albini ia ka bâ hazder sallahanën ku po bjen kryet e eDrames!?
Dhe qershia mbi tortë: nxitja e mërgatës panshqiptare kundër qytetarisë vendase në Kosovë. Ai ja u ka ngritun artificialisht decibelat e zânit në kupë të qiellit me një kuazi-patriotizëm të lirë e me fjalime pompoze, pa bâ asni gjâ t’hajrit për ta.
Si përfundim, kemi përplasjen ma brutale dhe absurde të historisë: ni mërgatë që dikur vuente gurbetin me e que n’kâmë Kosovën e mytun n’zjerm e hekur, ni mërgatë që nuk jeton në ajrin e ndotun e jetën jocilsore kosovare, përcakton fatin politik të 1.5 milionë rezidentëve.
Për me e kontrollu plotësisht këtë narrativë publike, ai ka riciklu elementë të degraduem majtistë nga provenienca e vjetër jugosllave dhe ajo e ish-Sigurimit shqiptar.
Me këtë ushtri fantazmash të së kaluemes, ai zotnon hapësinën publike kosovare, dhe tani, përmes propagandës dhe protestave – sado që të ushqyeme nga pakënaqësia legjitime ndaj ni nomenklature 35-vjeçare- po mësyn me e mjellë të njajtin kaos edhe në Tiranë.
Albinizimi nuk njeh kufij, kur vjen puna te etja për pushtet absolut.
Por synimi final, sado i msheft âsht shpërbamja kushtetuese (kujto Kustetutën e Weimarit) e shtetit kosovar, heqjen spari të lirisë së t’shprehunit, dikur heqjes së vetos së pakicës serbe në Kuvend (tue stigmatizu Listen Serbe si terroriste) dhe suprimimin e pikës 1.2 që e mânë gjallë shtetin kosovar!?
5. Koalicioni i absurdit dhe “Socialistët e Shampanjës” në Zvërnec
Dhe qe tek vjen finalja e madhe, ku cirku politik i Albinizimit msyn majat e veta surreale.
Për me majtun gjallë këtë makineri të madhe, përmes ni propagande të pastër leniniste, âsht kriju ni aleancë kundër imperialiste, që çmend edhe vetë logjikën formale: ni koktej i paimagjinueshëm ku bâhen bashkë pos qytetarëve t’oa informuem drejt, komuniteti LGBT, islami politik, antisemitët, ambientalistët që zhvasin fonde nga e djathta dhe shërbimet sekrete tradicionalisht anmiqsore ndaj shqiptarëve.
Ni lëkurë e vjetrueme gjarpni p’ej kauzash lara-lara, që nuk përdoren mâ as në shtetin d Malchizedekut* përveçse në laboratorin e tij të propagandës.
Në majë të kësaj piramide qindrojnë ata: Champagne Socialists (Socialistët e Shampanjës) të rrethit të Sorosit Junior.
Janë piknisht këta elitarë të salloneve që mbledhjet e tyne luksoze ua thërret vetë Pedro Sánchez, kryeministri aktual i Spanjës nga PSOE. Aty, nëpër ato salla luksoze ku pihet shampanjë e shtrenjtë dhe hahet kaviari (gauche caviar), ku kjahet Gaza e foltorja vlon nga gajasjet në fjalimet e zjarrta dhe histerike kundër Donald Trumpit. Të gjithë këta, të udhëhequna p’ej frymës së mikut të tij të ngushtë zviceran Cédric Wermuth e të mbledhun nëpër simpoziume si ai i George Papandreout në Greqi, e shohin botën si ni tabelë shahu për eksperimentet e tyne ideologjike.
Këta janë “revolucionarët” performues stalinistë!
Njerëz që në jetën e tyne reale kobtratën e parë të punës e kanë me Qeverinë se nuk e presin dot as macen nga përsheshi, por që nga kolltuqet e tyne komode e xhipat e blinduem me shumë gardista, marrin përsipër me mbrojtun kauza të mëdha globale.
Dhe ku përfundon i gjithë ky revolucion global anti-Trump dhe pro-leninist?
Përfundon tue ruejtun me patos qesharak biodiversitetin e ndoni Flamingoje apo bime në ni faqe të hupt shkâmi, në Zvërnec. Ni përfundim madhështor për ni mashtrim kaq të madh global!
6. Ramja e parashikueme e Ramës në humnerën albiniste
Në Zvërnec, mbi atë copë toke që e ndajnë flamingot dhe mushkat financiare, Albinizimi po shkruen kapitullin e tina ma cinik. Kurti, i rrethuem nga stalinistat e tina performativë si Gricourt, Hoxha, Mihali, Feraj dhe lpistrat e tjerë të pushtetit, po tenton me e blloku çdo përparim të Shqipnisë drejt BE-së në vitin 2030, tue shkatërru me këtë hov, aleancën me ShBA-në.
Bash qysh po bllokohet përparimi në Prishtinë.
Me luftë hibride kunder Ramës prishtinali!
Përralla me flamIngjet që bajagi po i vret familja Trump âsht thjesht perde timi.
Mas saj mshefet energjia elektrike e arealit prorus dhe analfabetët funksionalë – tip “Albatros” që krrokasin në rrjet. Ky nuk âsht revolucioni ekologik i koduem Flamingo; âsht Albinizim brutal.
Gjithçka financohet nga taksat e kosovarëve përmes tregut energjetik të Vuk Hamović-it dhe mentorohet nga elita e majtë evropiane;
Sa ironike që mërgata jonë mbron këtë rrjet, pa dashtun me e ditë se as Spanja e Pedro Sanchezit dhe as Greqia e Papandreut Junior nuk e njohin Kosovën për shkak të miqësisë me Serbinë.
Kur shqiptarët të kthejë kokën përmas, kanë ne e kuptu sherrin se Albin Kurti thjesht u ka vrâ të ardhmen tue ja u luhatë shqiptarëve besimin tek Amerika që i shpëtoi nga zhbâmja.
Tragjedia jonë sapo ka nisë, sepse ma e trishtuemja hala s’ka ndodhë:
“Nuk keni parë gjë akoma” – thojnë Mallakastritët!?
*Dominion of Melchizedek” (Dominioni i Melkizedekut) nuk âsht ni shtet i vërtetë, por ni mikroshtet fiktiv (mashtrim kibernetik), i cili në mars të vitit 1998 shpërndau me faks ni “letër njohje” për Republikën e Kosovës.
Dhe halil arab dhe matosh haha Cfare evropianizem? BE ja tha ko per ndertime ne zona te mbrontura kjo sa per evropen. Te pretendosh se do evropen duke mbushur vendim me muslimane nga afghani, irani, minera xhami turke dhe arabe, iftare, novruze dhe me e keqja ezane qe pellasin arabisht gjithe diten.
Ore cuna dhe goca nga dolen gjithe keta k me zile se fundmi, qe dine keta cfare duam ne. O miq ne duam thjesht t q rrobt rames sepse ka vjedhur dhe abuzuar me cdo gje. Madje vazhdon manipulon dhe shantazhon me te gjitha format dhe nepermjet plehrave te ndryshem qe e quajne veten analailste gazetare apo me skate varikar
Per qelbesirat jugokosovare qe I jane versulur Shqiperise me ne krye naziskinin Kurti, dihet nje pergjigje e prere. Islamistet e Hamasit dhe naziskinet e Binit do thyejne koken ne Shqiperi, por Kosoven po e varrosin shtat pash nen dhe. Kjo eshte prova e fundit e atxhedashurise.
Duket se ka hall të madh Rama i Shqipërisë që lejon të botohen paçavuret e këtij budallait nga kosova.
Si do ta shpëtojmë Ramën "nga halli i madh që e ka zënë". Ore idiot e hajvan budalla! Akoma nuk e paske njohur Ramën për 4 mandate e 16 vjet qeverisje? Ore tyryfyl që qenke pa tru në kokë! Po ku pjerdh Rama për trutharë si ty; përgatituni o idiotë, Rama kryeministër deri në 2033. Morrët vesh ore kokëbosh.
Analize e sakte.Jeni vigjilent KOSOVARE.Braktiseni diasporen e shitur.Kosova eshte e Kosoves jo e spiunve serb.VIGJILENT.Larg Albin.
Thjesht per kujtese 1. Albin Kurti KUNDER Rambujese 2. Albin Kurti KUNDER UCK 3. Albin Kurti KUNDER pushtetit te gjykatave te EULEX ne kosove (per kete besoj duhet ta keni kujtesen e fresket... se si tha: Nuk paraqitem para gjykatave ne kosove sepse nuk e njoh pushtetin e tyre ne kosove) 4. Albin Kurti KUNDER Ahtisarit 5. Albin Kurti KUNDER marreveshjes se kufirit Kosove - Mali i zi... (nese ju kujtohet gjuanin me bomba tymuese ne parlamentin e kosoves ditet qe do behej votimi) SI KA MUNDESI QE NE VEPRIMET E TIJ KY INDIVID PUQET 100 PER QIND ME QENDRIMET E SERBISE NDAJ KOSOVES ???!!! p.s. por kjo eshte pak me e gjate... gjithsesi bazuar mbi realitet konkret te viteve te fundit. Te perpiqemi ta shikojme pak nga lart... sigurisht me modesti dhe aq sa mundemi :-) Kur Albini gjuante me bomba tumuese ne Parlamentin e Kosoves... ne cfare kushtesh ishte Ballkani ? Cilat ishin situatat ne kete rajon? Kush investohej fuqishem? Sa ishin keto forca qe investoheshin fuqishem? Cilat ishin interesat e tyre? 1. Ne kohen kur Albini si PATRIOT I MADH gjuante me bomba tumuese ne Parlament kunder marreveshjes se kufirit Kosove - Mali i zi... USA kishte nje qendrim te prere PRO ketij votimi. Agjencia e lajmeve SPUTNIK (besoj "koleget" e Albinit) ishte kunder. (Mund te kerkoni ne google e do bindeni). 2. Ne kohen kur Albini si PATRIOT I MADH gjuante me bomba... ne Mal te Zi, presidenti i shpetoi nje atentati (sigurisht me ndihmen e agjencive te huaja) ku 2 atentatoret jane me emer e mbiemer dhe njeri eshte i sherbimit sekret serb,,, tjetri i sherbimit sekret rus... Shkaku i atentatit? Presidenti tha... Po do futemi ne NATO... Agjencia sputnik (nenkupto dike tjeter) tha une te heq koken po u fute. 3. Ne kohen kur Albini si PATRIOT I MADH gjuante.... ne Maqedoni (ate kohe keshtu cilesohej... e theksoj kete jo pa qellim... shpjegimi vjen me poshte) vendi i shpetoi nje katrahure civile me emertimin lufte pas nje nate “te cuditshme” e te dhunshme ne parlamentin maqedonas. Jane te verifikuar personat qe nxiten sulmin mbi parlamentin maqedoas si agjente te sherbimit sekret serb. Shkaku? Kishin mbaruar zgjedhjet ne maqedoni dhe presidenti i asaj kohe i maqedonise me emrin Ivanov (koleg i "agjencise" sputnik) nuk i jepte te drejten per krijimin e qeverise Zaevit (zgjati 6 muaj kjo pune) sepse donte qe qeverine ta formonte Gruevski (dhe ky koleg i "agjencise" sputnik)... U desh te shkonte Hot Lee (interesohuni te kuptoni ca pozicioni mbate ne ate kohe) i cili pas nje takimi me "kolegun" Ivanov e "bindi" kete te fundit dhe me ne fund Zaevi formoi qeverine ne KOALICION ME SHQIPTARET E MAQEDONISE. Si rezultat i ketij koalicioni qeveritar ME NE FUND ERDHI DITA QE NJE SHQIPTAR TE DREJTOJE PARLAMENTIN E MAQEDONISE.... si rezultat I ketij koalicioni ne marreveshjen qe u be me Zaev perpara krijimit te qeverise ishte parashikuar qe 3 muajt e fundit qeverine do e drejtoje nje shqiptar, sic edhe tani ky eshte nje realitet, kjo per here te pare ne historine e ketij vendi. Cuditerisht AGJENCIA SPUTNIK per 1 vit rresht ne lajmet e saj thoshte: TE NDALOJME ZBATIMIN E PLATFORMES SE TIRANES NE MAQEDONI.... nese do keni qene paksa te vemendshem do ju kujtohet qe pak perpara zgjedhjeve ne maqedoni ne tirane "me keshillen" e USA Edi Rama takoi te gjithe faktorin politik ne maqedoni ku iu kerkua qe te futeshin ne zgjedhje si kolacion shqiptar I gjithi faktori politik shqiptar ne Maqedoni dhe sic duket i "keshilloi" qe te benin koalicioni me Zaevin per te heq qafe (sic edhe ndodhi... lepurushin Gruevski qe ia mbathi per te "kolegu" Orban) dhe qe me "keshillat" e USA me ne fund te avanconte projekti shqiptar ne realitetin e maqedonise.... nese me lejoni dhe pak (per nje panorame me te qarte mbi ballkan "te kolegeve te sputnik" diten kur KRYETARI I KUVENDIT TE MAQEDONISE,,, vizitoi shqiperine dhe ishte ne sallen e kuvendit shqiptar... per te marre pjese ne votimin qe do bente ate dite kuvendi per te votuar pro anetaresimit te maqedonise ne NATO, "kolegu" thuthuq ngaqe i ishte cenuar rende nderi nje dit me pare, me demek tregoi burrerine dhe bojatisi ramen kur ky po fliste ne parlament... meqe une punoj ne media di te them ca quhet lajm sipas mendiave... dhe lajmet e agjencive kryesore ishin: thuthuqi gjuan me boje ramen... nderkohe qe duhet te ishin: kryetari i kuvendit maqedonas... shqiptari i pare ne kete post... asistoi ne votimin e parlamentit shqiptar pro hyrjes se maqedonise ne NATO... Lidhur me kete drejtim... "cuditerisht" pas 30 vitesh Greqia dhe Maqedonia me 2 takime e zgjidhen ceshtjen e emrit... dhe kjo ishte pengesa e fundit zyrtare... ne rrugen e anetaresimit te maqedonise ne NATO... sigurisht "me keshillen e USA". 4. Ne kohen kur Albini si Patriot.... ne Tirane neve ishim disa muaj ne cader :-))))))... Arsyeja... lloqet e redaksive nuk me terheqin... por arsyeja ishte PENGESA E RADHES KUNDER REFORMES NE DREJTESI... (sigurisht kjo me "keshillen" e kolegeve te sputnik)... per kuriozitet po ju them nje fakt... Ambasada Ruse ne Tirane ne ate periudhe i ka drejtuar shtetit shqiptar kerkese zyrtare (e gjen ne ministrine tone te jashtme te protokolluar) per te shtuar "inteligjencen" ruse ne tirane me pretekstin se ndjeheshin te kercenuar... sepse afer ambasades banonin ca rob me mjekerr... shteti shqiptar beri verifikimet dhe ia refuzoi kerkesen po zyrtarisht.... Mjafton te futeni te faqja e INSTAT dhe do habiteni kur te shihni qe ne ate periudhe u shtua numri i turisteve ruse ne tirane... (thote nje llaf i urte... te vjetrit pordhet mos i degjo por llafet po... dhe me kujtohet kur avokat Ngjela thoshte qe ne shqiperi jane futur 400 agjente ruse... ne ishim ne cader eeee ta keni te qarte)... Dhe u desh qe Hot Lee 1 jave pasi kishte ikur nga maqedonia ti hipte prap avionit e te vinte ne tirane... ku sqaroi ca gjera ai dhe ne dolem nga cadra.... Persa i perket "keshillave" nga usa dhe nga sputnik... di te them sakte dhe qarte cfare tha Palmer kur erdhi ne tirane ne konference per shtyp... per paranteze po ju informoj qe ne kishim dorezuar mandatet... kishim bere disa protesta deri perpara parlamentit dhe tema melodike e zerit agresiv kishte arritur KULMINACIONIN dhe pritej te sulmohej parlamenti... dhe vjen Palmeri... I cili tha: 1. Zgjedhjet do behen me 31 qershor (presidenti i floririt i kishte "cdekretuar" hahahaha shume per te qesh kjo po e kalojme). 2. Parlamenti eshte legjitim (une e kuptoj... mos na cani trapin dhe qepeni,,, miratoni ato pak ligje qe kan ngelur pa miratuar ne kuadrin e paketes se reformes ne drejtesi). 3. Qeveria eshte legjitime (une e kuptoj... ti Rama mos na bej si i ndershem por ti do e cosh deri ne fund reformen ne drejtesi megjithese pas kraheve tane do te na e fusesh me lojerat qe bo ne bashkepunim me faktorin politik ne tirane). 4. Kush mendon se reforma ne drejtesi po ecen keq e ka gabim... po ecen shume mire; dhe me E RENDESISHMJA 5. Pyetjes: A mendoni se ne Balkan interferojne forca te tjera te rrezikshme (qe u habita cne qe iu be ajo pyetje) iu pergjigj: SHQIPERIA NUK DO TE JETE ME KURRE TARGET I RUSISE. Pas asaj vizite besoj jeta ketu vazhdoi drejt nje normaliteti sic edhe ne te gjithe ballkanin... permenda ballkanin me mbajt vemendjen e shikimit ne lartesi... kush kishte interes qe jeta ne ballkan te mos vazhdonte normalisht ???? USA apo "koleget" e sputnik ???? Si shpjegohet, qe ky individ qe eshte liruar nga burgu serb me vendim te posacem te presidentit te jugosllavise te asaj kohe vazhdon dhe kundershton linjen USA ne kosove per BISEDIME ME SERBINE, te shprehura qartazi nga departamenti I shtetit???!!! Qe kosova te pranohet si shtet nga okb, duhet te mbylle procesin e bisedimeve me serbine, ne kete process, kane kaluar pas lufte dhe Sllovenia, Kroacia dhe Bosnja. Nuk ka rruge tjeter. Kujt I intereson shtyrja e procesit te bisedimeve, Kosoves apo Serbise ? Si shpjegohet qe Albin Kurti vetem vonon perparimin e kosoves si shtet… Qeveria Kurti ne gusht 2021 hoqi me ligj pensionet per luftetaret e UCK Bravo Albin, je agjenti me I mire Per sa eshte shkruar me lart ne lidhje me Maqedonine e Veriut, Albin Kurti ia doli te zbatonte platformen e Agjencise “Sputnik”, shqiptaret e Maqedonise jane te percare tani dhe Albin Kurti bisedon qetesisht duke buzeqeshur me pasuesin e Gruevskit. Bravo Albin, je agjenti me I mire.
Ne media duhet shkruar me DREJTSHKRIM, GJUHE LETRARE . Bejeni Kongres te Ri Drejtshkrimit Dhe ndryshojeni, POR deri atehere le te rrije me kete qe kemi . Ne rruge flisni si te doni.
Ky Halili me duket se me kete artikull i ka sigurue pushimet ne ndonje vile qeveritare apo ne ndonje rexort me 5 yje por ka nje problem se po u ben karshillek bythelepireseve te pushtetit ketej ne Shqiperine londineze sic e quaj kosovaret.O u mbytdh ne halet tua o Matosh si mund te mbash gjithe ate vrere perbrenda.