Aktori amerikan Giancarlo Esposito, i njohur në mbarë botën për rolin e Gus Fring në serialin e famshëm “Breaking Bad”, raportohet se ka përqafuar fenë islame gjatë qëndrimit të tij në Arabinë Saudite.
Lajmi u bë publik nga Turki Al-Sheikh, kreu i Autoritetit të Përgjithshëm të Argëtimit në Arabinë Saudite, i cili publikoi një video ku Esposito shihet duke u lutur në një xhami së bashku me anëtarë të ekipit të xhirimeve. Sipas tij, aktori ka thënë Shahadan, deklaratën islame të besimit, pas përvojave pozitive që ka pasur gjatë punës dhe jetës në Mbretëri.
“Breaking Bad” dhe “Seven Dogs”, Giancarlo Esposito shqiptoi Shahadan dhe iu bashkua ekipit të tij në lutje në një xhami, pasi u ndje i impresionuar nga marrëdhëniet me myslimanët gjatë xhirimeve në Arabinë Saudite”, shkroi Al-Sheikh në rrjetet sociale.
Megjithatë, vetë Esposito nuk ka bërë ende një deklaratë publike për të konfirmuar apo komentuar lajmin.
Aktori ndodhet aktualisht në Arabinë Saudite ku po merr pjesë në xhirimet e filmit “Seven Dogs”, një nga projektet më të mëdha kinematografike të viteve të fundit në vend. Arabia Saudite ka rritur ndjeshëm investimet në industrinë e filmit dhe argëtimit, duke tërhequr emra të njohur të Hollivudit dhe duke synuar të shndërrohet në një qendër të rëndësishme rajonale për prodhimet kinematografike.
Nuk ka gjë. Kur të kthehet në Amerikë to konvertohet prapë në atë kristiane. Aktor është dhe aktrime di të bëjë.
Mos ja vini vesh kaq tru ka. Vertetohet dhe nga shkencat gjenetike.