Prej kohësh, Juliana Nura, e njohur për publikun si Xhuli, e ka shprehur hapur dëshirën e saj për t’u bërë nënë. Edhe pse jeta e saj sentimentale ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes, me lidhje e ndarje të bëra publike, duket se modelja ka vendosur të mos e shtyjë më këtë ëndërr.
Së fundmi, ajo është fotografuar në “Alba Festival” në Zvicër, ku barku i saj i rrumbullakosur ka tërhequr menjëherë vëmendjen. E veshur me të zeza, Xhuli duket se po përjeton një nga periudhat më të bukura të jetës së saj.
Sipas raportimeve që qarkullojnë në media rozë, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova është në pritje të binjakëve, një djali dhe një vajze. Edhe pse vetë ajo nuk ka bërë ende një konfirmim publik, lajmi ka ngjallur interes të madh te ndjekësit e saj.
Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë, Juliana kishte lënë të kuptohej në rrjetet sociale se kishte nisur procedurat për t’u bërë nënë, përmes trajtimeve që lidhen me fertilizimin in vitro. Në atë kohë, ajo ndau me ndjekësit momente nga trajtimet hormonale dhe dëshirën e saj të madhe për të pasur fëmijë.
Aktualisht, Xhuli rezulton të jetë single dhe nuk dihet nëse në jetën e saj ka hyrë një partner i ri apo nëse ajo ka zgjedhur ta ndjekë e vetme rrugëtimin drejt mëmësisë./E.K
Dhe kete ngjarje duhet ta publikoje se bota mezi priste!