Olivia Rodrigo zbuloi se disa nga fansat e saj kanë ndërmarrë masa ekstreme për të mos humbur vendet në rreshtin e parë gjatë koncerteve të saj.
Ylli 23-vjeçar i muzikës pop e bëri këtë deklaratë gjatë promovimit të albumit të saj të ri, You Seem Pretty Sad for a Girl So in Love, në “KISS FM UK”.
“Kam qenë në disa koncerte dhe festivale ku njerëzit veshin pelena që të mund të qëndrojnë në rreshtin e parë gjatë gjithë shfaqjes”, tha ajo.
“Dhe kjo është diçka që unë, si performuese e kam vënë re”, shtoi Rodrigo, duke shkaktuar reagime të habitura nga moderatorët.
Praktika që ajo përshkroi ka marrë forma të ndryshme ndër vite.
Në anën tjetër, gjatë turneut rekord të Taylor Swift, Eras Tour, disa pjesëmarrës publikuan video në TikTok duke pranuar se kishin veshur pelena për të mos humbur asnjë moment të koncertit, pasi kishin paguar shuma shumë të larta për biletat.
Deklarata e Rodrigo-s vjen pasi ajo reagoi ashpër ndaj kritikëve në internet, të cilët e akuzuan për “pedo-baiting” (nxitje të vëmendjes përmes estetikës që lidhet me fëmijët) për shkak të një prej veshjeve të saj në koncert.
Lini një Përgjigje