Kundërshtari nuk përjashtohet, por mposhtet në zgjedhje

19 Qershor 2026, 12:56Blog Nga Altin Ketro

Një nga thirrjet kryesore në protestën qytetare në Tiranë është largimi nga politika i kryeministrit Edi Rama dhe i liderit të opozitës, Sali Berisha. Që ka qytetarë që refuzojnë të dy liderët, kjo nuk diskutohet. Megjithatë, forma se si kërkohet ky largim nuk është e duhura.

Kryeministri Rama ka treguar se është i suksesshëm në udhëheqjen e betejave elektorale, duke e mbajtur partinë e tij në pushtet për katër mandate rresht. Nga ana tjetër, Sali Berisha është po aq i suksesshëm brenda spektrit të tij opozitar. Ai e ka treguar forcën duke garuar në zgjedhje edhe pa siglën zyrtare të Partisë Demokratike, duke marrë mbështetje të konsiderueshme përtej strukturës formale të partisë. Në këtë kuptim, ai shkon përtej vetë vulës së PD-së.

Ndikimi i tij në elektorat, sado i debatueshëm, nuk mund të mohohet. Shqetësimi nëse Berisha duhet apo jo të jetë në krye të PD-së shpesh nuk lidhet me parime demokratike, por me vështirësinë për ta sfiduar atë në terrenin politik. Prandaj, kërkesa për të lëshuar PD-në nuk vlen në raport me kërkesën që të largohet vullnetarisht nga politika. Sepse, për Sali Berishën nuk ka fare rëndësi sigla. Ai është vetë i tillë.

Nëse largohemi nga realiteti shqiptar dhe shohim Hungarinë, kuptojmë se ekziston edhe një rrugë tjetër politike. Viktor Orban kishte ndërtuar një dominim të fortë politik përmes partisë së tij dhe një sistemi zgjedhor të favorshëm për pushtetin. Megjithatë, sfida ndaj tij nuk erdhi nga kërkesa për largimin e tij nga politika, por nga krijimi i një alternative të re. Peter Magyar, ish-bashkëpunëtor i tij, krijoi një lëvizje të re politike dhe arriti që brenda 2 viteve ta sfidojë në zgjedhje, duke fituar mbështetje të gjerë pa u bërë pjesë e strukturave të vjetra opozitare. Sepse ndryshimi nuk vjen duke kërkuar hapësirë brenda partive ekzistuese, por duke bindur drejtpërdrejt elektoratin.

Problemi që shfaqet shpesh në politikën shqiptare është se shumë prej atyre që kërkojnë ndryshim, qoftë nga protesta apo nga parti të vogla ekzistuese, nuk arrijnë të bëhen subjekte me ndikim real në elektorat. Atyre u mungon pesha politike për të krijuar besim masiv dhe për të konkurruar seriozisht me dy forcat e mëdha. Shumica e partive të vogla identifikohen fort me liderin që i drejton dhe pa të humbasin strukturë dhe identitet politik. Në momentin që mungon ai lider, ato shpesh dobësohen ose shpërbëhen, sepse nuk kanë ndërtuar ende një organizim të qëndrueshëm dhe rrënjë të forta në terren.

Historia e këtyre viteve tregon se është shumë e vështirë të krijosh një alternativë të besueshme. Edhe një forcë politike që për një periudhë arriti të luante rolin e “king maker”-it në politikën shqiptare, u shpërbë për shkak të përplasjeve të brendshme dhe pamundësisë për të tejkaluar interesat personale të drejtuesve burrë e grua. Kur edhe ajo parti nuk arriti të mbijetojë, është edhe më e vështirë për grupime të reja e të fragmentuara të krijojnë stabilitet afatgjatë.

Në këto kushte, kërkimi i largimit të Ramës është një betejë e humbur, sepse vendimin për të e marrin vetë socialistët. Po ashtu, edhe largimi i Berishës është një betejë e humbur, sepse vendimin për të e marrin demokratët dhe vetë ai. Kushdo që kërkon largimin e tyre apo ndryshimin e dy partive të mëdha nga jashtë, duhet të bëhet faktor real në elektorat dhe t’i mundë në garë. Çdo model tjetër mbetet zëvendësim i konkurrencës demokratike me presion politik.

Nëse do ta krahasonim me sportin, Paris Saint-Germain është skuadra që duhet mposhtur në fushë për të fituar Champions League, jo skuadra që duhet përjashtuar nga gara sepse të tjerët ndihen të pafuqishëm përballë saj.

 

8 Komente

  1. G
    Gim

    Ore boll me kto idiotsi, nuk durohet me arroganca e edi rames. eht enje idiot qe as merr vesh nga ekonomia as merr vesh nga situata sociale. Shikon gdp, ta marre GDP ta fusi ne aty ku nuk i bie dielli, se eshte numerator jo i sakte. Berisha eshte akoma dhe me shume idiot ne kte drejtim duhet te qerrohen, nje ehre e per gjithmone

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ideja

      Po si duhet ta kerkojme largimin e ketyre mbetjeve politike qe kane rrenuar shqiptaret?! Zgjedhjet i vjedhin dhe bejne marreveshje, fondet i vjedhin, buxhetin e vjedhin, cdo gje e vjedhin. Tani duan te shuajne dhe protesten se e shohin si rrezik per perdandorite qe kane ngritur duke zhvatur popullin e tyre. Ky tipi ca ideje ka per te hequr ramen, hajdutin me te madh ne europe

      Përgjigjjuni
      1. Q
        Qamili11

        Gim si do rrezohen ? Me vote pra, vetem me vote, neoernjet nje alternative te besueshme, me lider te besueshem, fiks si ne Hungari, kete thekson mjaft qarte zoteria ne artikull, Na pelqen nuk na pelqen ky eshte realitetit.

        Përgjigjjuni
      2. M
        Média bajge

        Mungesa e nje média professionnele bene qe kafshet e ardhur ne Tirane ti genjeje mendja se jane diçka.... Pse ata 200 konglomerat perzierje Muti do rrezojne qeverin , nese média eshte réaliste dhe jo e manipuluar nuk do genjente ata qyqar analfabet. Pse nuk thoni kush fshihet mbas ketyre delbeleve keni frike ....... 200 gazetar e kameran e 100 endacak ky eshte realiteti. Doni ju si média te shikoni ne parlament fashiste islamist neomarksiste rrugaç ne qéveri , nese doni ju jeni antishqiptar. Jeni ju qe i keni dhene hapesire televizive debilave te tipit Sazan Gurri Alfred Çako Shpernd Shpend Gashi Fatos Lubonjes Romeo Karit Altin Goxhaj Baki Goxhaj dhe do jeni ju plehra qe do ta pesoni por do te jeté vone.. Te jesh opozitar eshte normale por te behesh port parole e ketyre vemjeve , vetem profesionalizme mediatike nuk kemi . Me kujtoni proverbin : nga inati sime vjehre shkoje e fle me mullixhin

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lomi

          O Altin,Po ti beje te lira zgjedhjet pa kriminelet,Drogaxhijte,Dhe mos ta bleje 100 eur voten,dhe mos te shandazhoje punojesit e administrates,Rama merr 20 Deputet,Ne kete po kerkojme Rrotacion por me zgjedhje te lira dhe te ndershme,NE E DIJME SE SI KA MARRE 4 MANDATE SI KRYEMINISTER RRESHT ME KETO QE TE PERMENDA

          Përgjigjjuni
          1. P
            Protesta Irano-Kurti ka deshtuar te ngjizet

            Protesta tregon demokraci. Por kjo proteste tregon se llumi i shqiptareve te nxitur nga Irani dhe Kurti, te cilet jane me pak se 1% e popullit, jane nje perzierje evgjitesh, te cmendurish, konspiracionistesh, spiunesh e zombi qe jane te deshtuar secili ne jeten e vet. Kjo proteste tregon se populli yne eshte me patrioti ne Evrope, 99% e shqiptareve e duan atdheun.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Patrioti pa atedhe

              Problemi themelor i te ashtuquajtur demokraci shqiptare eshte mungesa e zgjedhjeve te lira e te ndershme.Rama dhe PS ka fituar dhe fiton sa here te behen zgjedhje sepse nga posedues i pushtetit sipas mandatit 4 vjecar eshte bere posedues i vete shtetit te cilion e perdor si nje leve te partise se tij kunder kundershtareve politike ne zgjedhje dhe vete popullit opozitar. Ne keto kushte behet e pamundur rotacioni politik ne menyre paqesore dhe temperatura e tensionit shoqeror sa vjen e rritet deri sa te gjeje nje forme qe te shpertheje. Rama dhe PS duhet ta kuptoje dhe duhet detyruar ta kuptoje se nuk mund te mbaje pergjithmone nje popull te tere te sunduar, te vjedhur e te gjunjezuar edhe pse deri tani ia ka arritur. Eshte e padiskutueshme se nje dite populli do ti kthehet ashtu si nje mace i kthehet nje njeriu ne nje dhome te mbyllur qe e rrah pa pushim. Rama dhe PS duhet ta kuptojne se populli nuk po del ne rruge per pushtet por po del ne rruge per ekzistence. Rama dhe PS duhet ta kuptojne se nuk duhet pritur qe zemerimi i popullit te behet i pakontrollueshem dhe ashtu si nje lume i mbarsur nga reshjet te dale nga shtrati i durimit duke permbysur gjithcka rrotull. Rama , i cili e ka vjele dhe ka perfituar me shume se kushdo tjeter nga kjo Shqiperi ne te gjithe historine e saje duhet te kete minimumin e ndergjegje, minimumin e atdhedashurise , minimumin e meshires per kete popull e per kete vend e ta lejoje popullin te vendose per fatet e veta ne menyre paqesore e mos ta coje ne nje perplasje ku humbes do jene te gjithe.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Klimax

                Qytetarët nuk dolën në rrugë për të garuar në zgjedhje politike, por që të dëgjohet zëri i tyre nga politika! Zëri i protestuesve u dëgjua kudo dhe bëri jehonë në median botërore. Po ashtu edhe Brukseli duke analizuar dhe nxjerrë vendime e detyra për qeverinë e Tiranës. Në të kundërt, në Shqipëri qeveria dhe media mbas saj, bëjnë sikur nuk kuptojnë se ç'kërkojnë protestuesit, i akuzojnë me lloj lloj epitetesh si agjend të vendeve armike, antishqiptarë, etj, etj dhe informojnë publikun dhe simpatizantët e pushtetit se e vetmja kërkesë e protestuesve është largimi i Edi Ramës!!! Dhe sipas propagandës së tyre jemi një vend kaq demokratik saqë kjo protestë ka kaluar limitet e lirisë duke u bërë e dëmshme për vazhdimësinë e jetës normale në vend!!!! Propagandohet se jemi vend i parajsës, i krijimit të mijra e mijra vendeve të reja pune aq sa janë bërë xhelozë grekët se po u konkuron turizmin e tyre, se investimi në Sazan e Zvërnec ku vetëm atje perëndon dielli do sjelli ajkën e turizmit botëror duke boshatisur e falimentur ishuj si Mikono e Sandorini!!! Nuk flitet se korrupsioni sundon në çdo qelizë të shtetit, nuk flitet se rinia është e pa shpresë dhe largohet jashtë, nuk flitet se në shtëpitë e qytetarëve nuk ka akoma uji të pijshëm, nuk flitet se çmimet janë mbi mesataren europiane dhe pagat më të ulëtat në Europë, nuk flitet që sistemi arsimor e shëndetësor është mizerje, nuk flitet që pensionistët nuk mund të mbijetojnë me pensionet e tyre, nuk flitet se pronat nuk mund të çertifikohen e të kalojnë te i zoti, por vidhen e zaptohen nga mafia, oligarkët dhe bandat e pushtetit, nuk flitet se përse qytetet përmbyten nga reshjet e para të shiut, nuk flitet se ky pushtet nuk ka transparencë, nuk flitet se ka mundësi që të gjitha marrëveshjet për plane ndërtimesh në infrastrukturë janë të akuzuara për afere korruptive, për vjedhje marramendëse, nuk flitet se shumica e politikanëve, ministrave, deputetëve, kryetarëve të bashkive, punonjës të administratës shtetërore akuzohen për korrupsion e shkelje të rënda të ligjit dhe këtu e 35 vjet të njëjtat fytyra shajnë e akuzojnë njëri tjetrin në kanalet televizive para se të ulen në kafene së bashku si miq të vjetër!!!!

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje