Padia për emërimin e Ols Dados, në Gjykatën Administrative nuk lejohen kamerat, Ndreca: Proces qesharak, po kthehet në gjykatë të mbyllur me hekura

19 Qershor 2026, 14:20Politika TEMA
Padia për emërimin e Ols Dados, në Gjykatën Administrative

Ka nisur në Gjykatën Administrative gjyqi i radhës për padinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për pavlefshmërinë e emërimit prokuror të Ols Dados.

Gjyqtari i çështjes ka refuzuar sërish kërkesat e gazetarëve për ta transmetuar live apo për ta regjistruar të plotë seancës.

Sipas gjykatës, vendimi i mëparshëm i gjyqtarit Hazbi Balliu, i marrë më 8 maj, për ndalimin e transmetimit të drejtpërdrejtë, mbetet ende në fuqi dhe nuk është ndryshuar.

Kryebashkiaku Veliaj është i pranishëm në seancë dhe mësohet se do të mbajë një fjalë, në të cilën do të fokusohet edhe te hetimi i vrasjeve të 21 janarit, pasi u mësua se Ols Dado ka qenë pjesë e hetimeve për atë çështje.

Hetimet për 21 janarit janë rrëzuar më herët nga Gjykata e Strasburgut, e cila ka konstatuar shkelje lidhur me efektivitetin e hetimit.

Avokati mbrojtës i Veliajt, Plarent Ndreca ka pasur edhe një debat me gjyqtarin Hazbiu, lidhur me moslejimin e kamerave në sallë.


Gjykata: Lidhur me mungesën e KLP, çfarë mendimi ka pala paditëse?

Avokati Plarent Ndreca: Të vazhdojë pa praninë e palës.

Veliaj: KLP nuk kthen përgjigje a ka vendim, s’kanë kthyer përgjigje, siç urdhëroni dikë të fshijë filmimet, urdhëroni të vazhdojë ky proces, ky proces duhet të vazhdojë, kur nuk jepet informacion dhe nuk është mbledhur kurrë për të dhënë informacion.

Plarent Ndreca: Duket që në këtë proces po humbet durimi në çdo kuptim po kthehet në proces qesharak, e kjo vihet re që tek dera, një polic pa kompetencë rri te dera dhe ndalon hyrjen e qytetarëve në seancën publike. Salla e gjyqit administrohet nga ju, as nga gjykata, kanë bërë kërkesë gazetarët, ka kaluar çdo lloj mirëkuptimi, s’gjej fjalë etike për të vlerësuar këtë absurd, mbyllja hermetike që duhet të jetë në sy të publikut po kthehet në një gjykatë të mbyllur me hekura. Është një udhëzim i KLGJ, dhe më e rënda gazetarët e publiku janë prezent, dhe ndalohet të filmojë. Ju deklaruat diçka tjetër dhe e vërteta është diçka tjetër për masat e regjistrimit, më thatë se do interesoheni personalisht. Ju nuk jeni në varësi të KLGJ, por të ligjit dhe të Kushtetutës.

Gjyqtari: Vendimmarrjen time goditeni pranë institucioneve, unë i referohem udhëzimit të KLGJ.

Ndreca: Jam jashtëzakonisht i qartë, kërkoj hapni procesin për publikun, nuk e kuptoj çfarë frike ka nga ky proces. Ke përballë prokurorin e republikës dhe presidentin  që kanë detyrim të japin llogari. Nuk është privilegj pjesëmarrja e publikut.

Gjyqtari: I referohem udhëzimit.

Ndreca: Referoju Kushtetutës.

Gjyqtari: Nëse palët do pranojnë.

Ndreca: Këtu s’ke asnjë palë private. I ke të gjitha shtet, kryetarin e bashkisë, presidentin dhe prokurorin.

4 Komente

  1. D
    Drejtesi e deshtyar kjo e Reja

    Kuvendi duhet te ndryshoje ligjin, gjyqet me interes publik duhet te jenevte hapura, si ne Usa.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire Straits !!!!!

      Lali Beu....ne gjyqin e vet nuk shkon , dhe dergon Ndrecajn qe te gjej ndonje shkak te shtyje gjyqin.....kurse te gjyqi i Olsit vjen me vrap !!!!.......po sido qe te shkoje gjyqi i Olsit ,...800.000 euro breke do te mbeten ne dosjen 60.000 faqeshe te Lal Beut....dhe Mona Kukaleshi do vazhdoje ti veshe....ne "sfilitat e bukurise te OJQ te saj" !!!!! ..........sa per transmetimin Live , propozoj qe pervec 2 kanaleve falas KlanSport1 dhe KlanSport2 qe transmetojne boterorin , te hapet edhe nje i trete KlanLalBeu....ku te shohim surratin e hajdutit te Tiranes duke u perdredhur neper gjykata !!!!

      Përgjigjjuni
    2. K
      Kolegu i SPAK-ut

      Po mirë z. Avokat, ju keni vite avokat pse vetëm tani ju kerkuat kamera live dhe heqjen e kafazit?? Po vetë që jeni i pandehur keni gjë për ti thënë SPAK- ut?

      Përgjigjjuni
      1. p
        popullori

        E quaj jashtzakonisht të padrejtë mos lejimin e kamerave ne seancën gjyqësore në Gjykatën Administrative gjatë shqyrtimit të Padisë kunder Emrimit të Ols Dados.......... Perse ?......... Mos ka ndonjë sekret shtetëror në emrimin e ketij prokurori ?........ Kaq i rëndësishëm qenka ish Noteri Ols Dado ? ..... Na e spjegoni të paktën rëndësinë e këtij kaq të rendesishmi.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje