Mediat rumune po i kushtojnë vëmendje lajmit të publikuar nga Gazeta Tema, sipas të cilit tekniku rumun Florin Bratu pritet të jetë trajneri i ri i Partizanit.
Në raportimet e tyre, mediat rumune kanë cituar informacionin e publikuar nga gazetari Fatjon Baze në Gazeta Tema, ku bëhet me dije se palët kanë arritur një marrëveshje dhe se Bratu pritet të mbërrijë së shpejti në Tiranë për të finalizuar kontratën me klubin e kuq.
Ish-trajneri i Dinamos së Bukureshtit do të marrë drejtimin e Partizanit, ndërsa prezantimi i tij zyrtar pritet të bëhet në ditët në vijim.
Lajmi ka gjetur jehonë të gjerë në mediat sportive rumune, të cilat e konsiderojnë kalimin e Bratut në Superligën shqiptare si sfidën e tij të radhës në karrierë.
Lini një Përgjigje