E TRISHTË/ Ndahet nga jeta në moshën 39 vjeçare ish- basketbollisti kampion i Vllaznisë Fatjon Taraboshi

18 Qershor 2026, 19:18Sport TEMA
E TRISHTË/ Ndahet nga jeta në moshën 39 vjeçare ish-

Ditën e sotme ka ndërruar jetë ish basketbollisti kampion i Vllaznisë Fatjon Taraboshi, baba i dy fëmijëve.

Ai u shpall disa herë kampion me Vllazninë dhe ndër të tjera ishte dhe një mik i mirë dhe familjar shembullor e punëtor i palodhur edhe jashtë fushës së lojës. 

Lajmin e ka bërë të ditur faqja "Pro Shkodra" në fb.

Më poshtë postimi i plotë:

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta në moshën 39 vjeçare ish- basketbollisti kampion i Vllaznisë Fatjon Taraboshi.

Sporti shkodran është tronditur nga një lajm i hidhur. Është ndarë nga jeta në moshën 39-vjeçare ish-basketbollisti dhe trajneri i njohur shkodran, Fatjon Taraboshi, një prej emrave që ka lënë gjurmë me fanellën e Vllaznisë.

Prej muajsh ai po përballej me probleme të rënda shëndetësore dhe kishte kryer edhe një ndërhyrje të vështirë kirurgjikale në Itali. Për shkak të gjendjes së tij, ishte organizuar edhe një fushatë solidariteti për ta ndihmuar në përballimin e kostove të trajtimit dhe medikamenteve.

Taraboshi ishte një figurë e respektuar e basketbollit shkodran, kampion me Vllazninë si sportist dhe më pas i angazhuar edhe si trajner. Vetëm pak javë më parë ai ishte vlerësuar publikisht për kontributin e dhënë ndër vite në basketbollin e qytetit të Shkodrës.

TemA

1 Komente

  1. S
    Sass

    Pse po na ikin njerezit me taban e moral!!!???? Ngushllime familjes

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje