Largimi i Koçekut nga PS, Romina Kuko: Duhet të japë shpjegime për socialistët e Shkodrës

18 Qershor 2026, 20:10Politika TEMA
Largimi i Koçekut nga PS, Romina Kuko: Duhet të japë shpjegime

Deputetja e Partisë Socialiste Romina Kuko ka komentuar deklaratën e koleges së saj Marjana Koçeku, e cila bëri të ditur se nuk është më pjesë e Partisë Socialiste.

E ftuar në Ditarin e pasdites nga Pandi Gjata në A2CNN, Kuko u shpreh se largimi duket të ketë qenë një vendim personal i Koçekut, por theksoi se në raste të tilla duhet të ketë më shumë transparencë dhe shpjegime për publikun.

“Unë nuk e di arsyen reale, por mendoj se njeriu duhet të debatojë çështjet e brendshme dhe më pas të marrë një vendim. Me sa duket ka qenë vendim i saj,” u shpreh ajo, duke shtuar se nuk dëshiron të hyjë në kritika apo interpretime politike.

Megjithatë, Kuko theksoi se do të ishte e nevojshme që të jepen arsye të qarta për një lëvizje të tillë, duke shtuar se është kurioze të dëgjojë edhe reagimin e socialistëve të Shkodrës që kanë qenë të angazhuar në proceset elektorale.

“Do isha shumë kurioze të di çfarë mendojnë socialistët e Shkodrës që kanë punuar për fushatat dhe votat,” tha ajo, duke lënë të hapur diskutimin brenda radhëve të partisë.

5 Komente

  1. B
    Bake

    Eshte faji i Rames qe vendos njerez me ate nivel medioker..... Ku di ajo te jape llogari.. Ajo vjen me kosore ne dore se aq i thot rradakja

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkodrani

      Rama është mediokër

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vazhdoni

        Bravo deputete kurajoze, respekt edhe per arta daden qe u distancua nga rama. Keto te tjeret vazhdojne gojoren

        Përgjigjjuni
      2. A
        Ana

        Ca sqarime te jape moj ndrikull ??? Ajo as ka qene as eshte socialiste. Sikurse edhe ti.nuk je. Ju jemi zgjedhje personale te Rames. Koka ben koka peson

        Përgjigjjuni
        1. .
          ...

          I vetmi qe duhet te jape llogari eshte EDI RAMA.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje