Kryeministri Edi Rama deklaroi se Europa po përballet me sfida të mëdha politike, të lidhura kryesisht me aftësinë për të marrë vendime të përbashkëta, ndërsa vlerësoi BE si projektin më të jashtëzakonshëm të njerëzimit.
Gjatë një bashkëbisedimi me Eleni Giokos, prezantuese dhe korrespondente e CNN, në Forumin Botëror Future Investment Initiative (FII), Rama tha se Shqipëria gëzon marrëdhënie shumë të mira me vendet e Lindjes së Mesme, me përjashtim të regjimit iranian.
Duke folur për Europën dhe rolin e saj në zhvillimet globale, Rama theksoi se problemi kryesor i kontinentit lidhet me politikën dhe mungesën e kapacitetit për të marrë vendime të përbashkëta.
Megjithatë, kreu i qeverisë shqiptare ritheksoi besimin e tij te projekti europian, duke e cilësuar Bashkimin Europian si “imagjinatën më të mrekullueshme dhe më mahnitëse të njerëzimit”.
“Ne jemi miq shumë të mirë me të gjithë në Lindjen e Mesme, me përjashtim të regjimit kriminal të Iranit.
Europa po sillet me inerci: i kemi të gjitha, asgjë nuk na mungon, do të jemi gjithmonë të mëdhenj, dhe në të njëjtën kohë po humbin atë që kanë.
Kur bëhet fjalë për Europën dhe rolin e saj, ju thoni qartë se ka një gjë që është problem, numri një, dhe nuk po e trajton dot, dhe është politika. Kapaciteti për të marrë vendime të përbashkëta.
Për Ngushticën e Hormuzit është e trishtë të shohësh si Europa është brenda dhe jashtë. Europa po qëndron krah Ukrainës, por nuk flet me Rusinë. Dhe ky është problemi kryesor: politika dhe kapaciteti për të marrë vendime të përbashkëta.
Mendoj që BE është imagjinata më e mrekullueshme, më e mahnitshme e njerëzimit. Patjetër që ka probleme, por ne jemi të dashuruar me Europën dhe shumë njerëz e dinë që kur bie në dashuri të thonë: “Mos u nxito të martohesh”, por ne duam të martohemi me Europën. Ne e duam këtë martesë dhe do t’ia arrijmë pavarësisht problemeve.”
Njelloj si Saliu dhe ky mashtruesi tjeter... Te dy ka 35 vjet qe genjejne e mashtrojne, Vjedhin e vrasin, shesin e fyejne me togfjaleshin vrases " DO TE...!"
Vetëm në shqipëri femrat ëndërrojnë të martohen me drogaxhij.Në Europë JO.
Citjonezi ,korraku nuk bohet dhonderr dhe Hanomja nuk bohet grua nga evropionat o pall carit.....nuk te don evropion me ju martu.... hahahaha!
Martese me mbleseri, mblesi Soros?! Ik more pirdhuni te dy ne llumin e historise!
Boll me propogande boshe, popujt europian qe per jetojne pasojat e politikave katastrofike te teknokrateve ne Bruksel i njohin mire pasojat, vetem ne Shqiperi shesin perralla se Komuniteti Europian eshte porta e vetme e mireqenies se shqiptareve. Shqiperia apo te paret e shqiptareve kane jetait dhe do te jetojne per shekuj, pa qene pjese e ndonje komuniteti, keto jane fakte, te tjerat jane perralla qe u servir en atyre qe i besojne nepermjet médiat qe qeveri tarte financojne.