Khamenei: Marrëveshja me SHBA u lejua pavarësisht kundërshtimeve të mia

18 Qershor 2026, 20:40Bota TEMA
Khamenei: Marrëveshja me SHBA u lejua pavarësisht kundërshtimeve

Lideri Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei ka lëshuar një deklaratë lidhur me memorandumin e mirëkuptimit të nënshkruar mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.

Ai tha se, në parim, nuk ishte dakord me nënshkrimin e një marrëveshjeje me Donald Trump, të cilin e akuzoi se “nga dëshpërimi përdori të gjitha llojet e levave për këtë qëllim”.

Megjithatë, Khamenei theksoi se presidenti iranian kishte marrë përsipër përgjegjësinë për këtë proces.

“Presidenti deklaroi se do të pranonte përgjegjësinë për këtë, kështu që unë dhashë lejen”, thuhet në deklaratë.

Në vijim të mesazhit të tij, Khamenei përmendi se gjatë negociatave janë bërë përpjekje të shumta nga autoritetet iraniane dhe se procesi ka qenë i ndërlikuar për shkak të presioneve ndërkombëtare.

Ai shtoi se, pavarësisht marrëveshjes, qëndrimi i Iranit ndaj negociatave mbetet i qartë.

“Nuk do të thotë se negociatat ballë për ballë nënkuptojnë pranimin e pikëpamjes së armikut”, theksoi ai.

Deklarata përfundon me mesazhe të natyrës fetare dhe politike, ku shprehet shpresa për “fitore dhe sukses për kombin iranian”.

1 Komente

  1. p
    pordhe me Turkish rigon.......

    Kameney: pas Americas kom do pun me citjoneziun e birazereve tane tourkalvanoi m'Albaniston.....do ti dergoj ndonje bumje m'Tiron.... allah uakbar!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje