Nga Fatos Çoçoli
Janë disa arsye të forta pse protestuesit në ditët e fundit nuk po e përmendin më shqetësimin e tyre për shkatërrimin e natyrës në Zvërnec, me investimin prej 4 miliardë euro që planifikohet të bëhet aty.
Së pari, sepse u bë e qartë ditët e fundit, se investimi 4 miliardë euro në Zvërnec nuk rrezikon të shkatërrojë zonën e mbrojtur të Kategorisë V të habitatit natyror Zvërnec-Laguna e Nartës. Kjo Kategori, sipas standardeve të Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN), është më e ulta në mundësinë për të dëmtuar natyrën me investim në të dhe pranon investime të kujdesshme. Nëse investimi do të ishte caktuar në deltën e Vjosës(vendi ku derdhet në det Vjosa, Zonë e Mbrojtur e Kategorisë I, sipas klasifikimit të Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN), atëhere po, protestuesit do të kishin të gjithë të drejtën e Zotit, atë morale dhe ligjore, që të protestonin. Por Zvërneci dhe Laguna e Nartës nuk janë zona të tilla.
Kategoria V e zonave të mbrojtura, ku hyn Zvërneci dhe Narta, të caktuara nën këtë kategori që në vitin 2004, nuk janë zona “pa zhvillim”. Ato përfaqësojnë peizazhe të mbrojtura, ku biodiversiteti, vlerat natyrore dhe aktiviteti njerëzor mund dhe duhet të bashkëjetojnë në mënyrë harmonike e të qëndrueshme.
Së treti, nga informacionet e publikuara dy ditë më parë nga kryeministri, Këshilli Kombëtar i Territorit Shqipërisë nuk e ka miratuar mastërplanin për zhvillimin e zonës Zvërnec-Laguna e Nartës, të paraqitur në vitin 2024 nga investuesit e huaj. Në mbledhjen e tij të datës 25 shtator 2024. Këshilli Kombëtar i Territorit ka kërkuar rishikime thelbësore të mastërplanit, duke kërkuar uljen e intensitetit të zhvillimit turistik në zonë, parashikimin e masave të posaçme për mbrojtjen e Lagunës së Nartës, habitateve të florës dhe faunës përreth, si dhe pjesëve mjedisore të ndjeshme të zonës për zhvillim.
Zvërneci ka vetëm leje zhvillimore, jo ndërtimi!
Vetëm një vit e gjysëm më vonë, më 30 mars 2026, kur investitorët e huaj janë paraqitur s֝risht përpara Këshillit Kombëtar të Territorit të vendit, me një masterplan të ri, ku kanë reflektuar parametrat e kërkuara nga Këshilli, Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar në atë mbledhje vetëm lejen zhvillimore.
Ajo nuk është leje ndërtimi dhe nuk autorizon fillimin e punimeve ndërtimore, por i hap rrugë fazës së përgatitjes së projektit arkitekturor të investimit dhe realizimit të Vlerësimit të Theluar të Ndikimit në Mjedis të këtij projekti arkitekturor.
Të gjitha këto të vërteta të Zvërnecit bënë që 483 eurodeputetë të Parlamentit Evropian të miratonin më 16 qershor 2026 Rezolutën mbi Raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë për vitin 2025, duke sinjalizuar mbështetje të qartë politike për procesin e integrimit europian të vendit tonë dhe duke hedhur poshtë dy amendamente në Rezolutë, një amendament me ngritjen e shqetësimit për marrëveshjen e qeverisë shqitpare me kompaninë Affinity Partners të Jared Kushner dhe një amendament për vendosjen e një moratoriumi për lejet e ndërtimit në zonat e mbrojtura deri në shfuqizimin e ligjit për këto zona, me reference të qartë ndaj projektit të Zvërnecit.
Përballë këtij qëndrimi të qartë të Parlamentit Evropian, protestuesit në Tiranë më datat 16 dhe 17 qershor nuk mund të ngrinin më shqetësimin për Zvërnecin.
Protesta u kthye kështu në shtyllën e interesave të saj, që nuk janë mjedisore dhe të shqetësimit për “shitjen” e Atdheut, por mirëfilli politike, me krye-kërkesen për largimin e kryeministrit të sotëm dhe qeverisë së tij.
Kështu të paktë edhe qytetarët e kanë më të qartë që këta mijëra të rinj që sfidojnë në Tiranë vapën e parakohshme të qershorit nuk e kanë shumë shqetësimin tek pelikanët e Nartës dhe tek natyra që dëmtohet në Zvërnec, por tek largimi i qeverisë që sot kemi mbi krye.
Ja se po i varen topet dashit..... Proteste Leshi me Al Bin Laden Tartakuti ne krye dhe ca plera nga Shqiperia qe presin ti bien koqet dashit..po presin me goje hapur Fatos Lubonja. Sazan Guri. Tik Lapanjozi. Kone Shehaj. Marrin Mema. Qorri Muslluk Murrizi. Mitat Havari (Hajvani). Arben Hajdut Malaj. Flutura Ucka. Luan Rama. (Petrit Vasili nuk ka mbaruar farat akoma) Robert Bole Aliaj. Elsa Ballauri dhe qershia mbi torte dy artiste BOLE Medi Malkaj dhe Bujar Asqeriu........ O plera Qeveria votohet nuk urdhroni juve me Tartakutin dhe me Gashin
Më një fjalë Bake, janë mbledhur të gjithë qelbësirat, karieristët, egoistët, spiunët e të huajve dhe presin që të ndodhë një 1997 tjetër, sepse atëhere grabitën pasurinë e përbashkët dhe duke mos pasur shtet, i bën të ligjëshme për vete. Atëhere kam dëgjuar shprehjen “sa të zgjuar” që janë, ndërsa ai që ishte i ndershëm mbeti me gisht në gojë dhe paraqitej “budalla”. Kjo farë u mboll dhe tani shohim rezultatet.
Sa injorante paska pasur ky vend
Nuk e kane sepse nuk duan Zvernecin qe te behet. Organizatoret kane vene budallenjte perpara per te hequr palen qe e solli investimin dhe ta marrin ata nen administrim. Kjo eshte e gjithe lufta, sepse vete e thone-"Nuk kemi problem investimin". Te vjen keq per budallenjte qe po rrine rrugeve si zombi.
vajti ne bruksel o usta..