Protesta me simbolikën e “Flamingove” tashmë po i afrohet të 20 ditëve. Energjia dhe mllefi publik i veshur me një simbolikë kaq ekzotike ka nxjerrë një Shqipëri tjetër. Tejet qytetare. Të mbarsur me probleme dhe halle. Të mllefosur. Dhe, nga shumë edhe të pashpresë. Janë të shumta reagimet e protestuesve që po kërkojnë organizim ndryshe, por jo pak edhe ata që e anatemojnë dhe e përqeshin. Protesta e përditshme ka krijuar një statusquo, ku me të drejtë një pjesë e njerëzve mendojnë se po shprehen të papërfaqësuarit dhe po mllefojnë një pjesë e popullsisë që vërtetë përballen me probleme dhe të rinj pashpresë. Po krijohen gati dy kategori: ata të sheshit të bashkuar dhe të vetëm dhe ata të tjerët, identifikuar me Ramën. Janë shtuar edhe shumë shtirakë që tashmë kanë mundësi të shfrehin populizmin e tyre fals. Megjithatë jashtë atyre argumenteve që mbron Rama; çka thotë Brukseli; vetë protestuesit; për një pjesë të shqiptarëve mbetet një dilemë: A do mundet ndonjëherë tjetër publiku shqiptar të mobilizojë një të tillë protestë. Në ditët e fundit, protesta është njësoj. E njëjta koreografi. I njëjti organizim. Është shtyrë vetëm një orë. Tashmë kemi gati të njëjtat fabula me leksik të ndryshëm. “Shqipëria e re”, slogani i dashur në fillim, tashmë po artikulohet më pak, sepse një pjesë e kupton se ka privacione. Do të thotë punë dhe përkushtim. Kjo bën më shumë sens për bashkëmoshatarët e atyre të Gjeneratës Z. që punojnë në administratë dhe kadastër dhe të vjedhin duke të parë me gjak të ftohtë, ashtu si një pjesë që ka përvetësuar benefite dhe projekte dhe në kuadër të këtij entuziazmi duhet t’i lëshojë…A mundet vallë dikush, prej tyre dhe ta bëjë këtë?!
Protesta deri tani ka të gjitha shenjat e një proteste të organizuar mirë, kurse të shkojë në Lëvizje që e trand pushtetin do një peshë më të madhe dhe orientime të sakta. Autoriteti duhet të kuptojë se përballë ka njerëz që nuk ikin. Çdo lëvizje, në fakt, fillon si protestë. Sot, e kësaj dite, dihet vetëm versioni zyrtar që incidenti në Zvërnec dhe pasiviteti i Policisë së Shtetit shërbeu, por askush nuk mund ta kuptojë dot frymën kaq të madhe. Teorikisht, 95% e protestave bjerren, kurse janë vetëm 5% që kthehen në Lëvizje kur njerëzit vendosin: “Nuk do të ikim derisa të marrim përgjigje”. Kjo është dilema te “Dëshmorët e Kombit”. Protesta ende është në fillim, sipas oratorëve dhe kërkon pa asnjë argument kundërshtues dorëheqjen e Ramës, burg për të dhe Berishën. Por, tashmë që të kthehet në lëvizje do të duhej një shkallë e tretë. Ajo që kërkon organizimin. Janë shumë syresh tani dhe kjo pjesa e protagonizmit e shumë oratorëve syresh po e përball publikun me shumë personazhe. Aman, nëse do të shkonte në Lëvizje, do të nxirrte liderin e identifikuar qartë, strukturën, planin, duket të kishte fonde të dukshme dhe strategji. Kjo e fundit po përflitet se do të jetë më e qartë. Veçse zvarritja po e bën pushtetin të marrë oksigjen, kurse publiku po lodhet nga historia, patetizmi dhe mungesat….
Protesta nuk po bëhet dot lëvizje edhe pse ka një sërë organizimesh që mëtojnë se e mbajnë protestën dhe shpirtin e saj, kur në fakt mbeten qytetarët me ndjesinë e tyre që po e inkurajojnë. Këtë bënë kryeqytetasit edhe në kapërcyell të ’90 por erdhën ata që e çuan vendin në këto hulli, ku sot urrejtja është e tillë sa shprehet edhe me parullën nacionaliste: “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!”, rrënjët e së cilës identifikohen qysh nga periudha e Lëvizjes Kombëtare dhe kohë-ndërtimi i shtetit shqiptar. E ngjashme si nacionalizëm radikal edhe me parulla të tilla në vende të tjera.
Shqipëria ka nevojë për ndryshim, kjo po duket hapur, por protestës i duhet shumë të shndërrohet në lëvizje. Të paktën ata që duan ta drejtojnë, apo fraksionet e ndryshme duhet të kuptojnë që duhet të krijojnë një hierarki. Në ditët në vazhdim do të kuptojmë shumë gjëra. Një studim i botuar në British Journal of Social Psychology vëren se fraksionet e ndryshme politike arrijnë të formojnë aleanca të përkohshme (të njohura si Querfront) kundër një autoriteti të përbashkët. Mbështetje kanë faktin se e konsiderojnë si opozitë të përbashkët, por problemi janë se nuk kanë vlera të përbashkëta. Ky është armiku sot i “Flamingove” dhe trishtimi i njerëzve që presin ndryshim. Vlerat e përbashkëta dhe objektivi afatshkurtër dhe afatgjatë. (Javanews)
Po Kushtetutes si do ja bejne protestuesit? Apo do e djegin si fashiste? Se Kushtetuta nuk hesht kur behet fjale se si merret pushtetit. ME VOTE dhe vetem ME VOTE!!!!!!!!
Memecit i erdhi goja.
Ulērin me fēmijēn tre vjeç nē krah dhe e mbēshtjellur me shami.Ndryshimi sjellēs nga premtimet e portretit robot ku gjithmon besimi me pērmasa tē gērshetuara nga bluajtja genjeshtre ku kushtimi ekonomik sē redresimit me çmim tē njē afati tē shkurtēr apo afatgjat dhe ngērqit paradoksal tē teorive konspirative.
Qe te behet levizje do nje progam te qarte, nuk do vetem "jemi kundra". Qe te kete nje program te qarte do nje grupim me te njejtat ide e vizion. Mirpo nese kjo ndodh ne kete proteste kjo proteste deshton sepse ne te jane perfshire shume aktore te brendeshem, me shume vizione, programe e qellime qe jane te kunderta ndaj njera tjteres. Nese nje grup do te fitonte te tjeret do te largohen dhe ai grup do te jete aq i vogel sa nuk ben dot proteste. Pra asyeja qe nuk behet dot levizje sepse ata qe e organizojne ( shume mire) e financojne ( shume mire) nuk kane hallin e leivizjes me porgram te qarte por kane qellime te tjera. Keshtu ndodhi ne Amerike me luften kunder racizmin ne 2016, keshtu ndodhi ne Evrope me mborjten e Palestines, emigrateve etj. Organizatoret jane te njejte si ne Shqiperi, financuesit jane te njejte si ne Shqiperi, qellimi eshte i njejte si ne Shqiperi. Asnje nga keto protesta nuk ka qellim perse portestohet por cfare perfitohet nga numuri i protstuesve dhe popularizmi i ketij numuri per qellime te medha te politikes nderkombetare. Portestuesit jane vec vegla te nje loje te madhe nderkombetare, idiote pte perdorshem. Qellimi eshte globalzmi ( ndaj keto portesta globalizohen) dhe lufta kunder kombeve per krijimin e nje bote te re pa kombe pa dallime nacionale e qeverisese kmbetare por nje bote e drejtuar nga nje grup njerezish te pasur te varur nga sistemi e ideplogjia e Partise Komuniste Kineze. Pra nje bote ku tere banoret e saj te jene skllever te nje grupi njerezish drejtur nga idiologja neo marksiste. ( lexoni tekstin e Internacionales Komuniste dhe do ta kuptoni)
Në momentin që qytetarët lejuan që në protestë të fusin futën hundën e tyre Llapaj,Qorri,Shehaj Berisha etj, kjo protestë është e destinuar të dështojë.